![E kërkojnë të gjitha ekipet “big” në Europë, talenti spanjoll u jep fund thashethemeve](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/e-kerkojne-te-gjitha-ekipet-big-ne-europe-talenti-spanjoll-u-jep-fund-thashethemeve_66793ac8cba2a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E kërkojnë të gjitha ekipet “big” në Europë, talenti spanjoll u jep fund thashethemeve
24 Qershor 2024
10:37
Telesport
Pasi shkëlqeu në ndeshjen kundër Italisë në Euro 2024, sulmuesi spanjoll Nico Williams është i detyruar të përballet me zërat këmbëngulës të transferimeve. Janë të shumtë ata që flasin se lojtari do të largohet nga Athletic Bilbao këtë verë.
Lojtari 21-vjeçar ka një kontratë dhe një klauzolë lirimi prej rreth 55 milionë euro, ndërkohë që mjaft skuadra angleze e jo vetëm janë interesuar për të. Megjithatë, kur u pyet për të ardhmen e tij, anësori spanjoll i ka idetë e qarta.
“Sapo nënshkrova një kontratë të re me Athletic Bilbao disa javë më parë. Ndihem shumë mirë sepse jam i lumtur atje. Marrja e të gjitha këtyre pyetjeve për të ardhmen time është e çuditshme. Tani jam fokusuar te Spanja”, tha Nico Williams.
Burimi