
Durant mposht Cleveland, Oklahoma merr kreun e NBA, humbasin Miami e Denver
Vijon kriza për skuadrën e Cleveland, që u mund 123-112 nga Phoenix dhe pësoi humbjen e katërt radhazi. Kevin Durant me 42 pikë ishte lider në fushë për Phoenix, ndërsa kjo gjë mungoi te Cavaliers, që qëndrojnë në krye të renditjes në Lindje.
Nuk zhgënjen Oklahoma, që mundi 141-106 Charlotte, duke qëndruar në krye të renditjes jo vetëm në Perëndim por edhe në atë të përgjithshme në NBA. Tetë lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku dallohet Alexander Shai me 30 pikë.
Rikthehet te suksesi ekipi i Dallas, që mundi 123-117 Detroit, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Dinëiddie me 31 pikë ishte më i miri. Tjetër humbje për Miami, që u mund 102-98 në shtëpi nga Houston (VanVleet 37 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Washington – Orlando, 105-120
Miami – Houston, 98-102
Minnesota – New Orleans, 134-93
Oklahoma – Charlotte, 141-106
San Antonio – Philadelphia, 128-120
Dallas – Detroit, 123-117
Utah Jazz – Boston, 99-121
Phoenix – Cleveland, 123-112
Portland – Denver, 128-109
Clippers – Memphis, 128-108
Burimi