
Cleveland korrin fitoren e 16-të radhazi, Lakers, Dallas dhe Miami në krizë
Cleveland vijon të dominojë në NBA, duke fituar sot 133-124 ndaj Memphis dhe korrur suksesin e 56-të sezonal. Vendimtar stoli i skuadrës së Cavaliers, nga ku erdhën 59 pikë, ndërsa 44 pikët e Ja Morant për Memphis nuk mjaftuan.
Humbja e katërt radhazi për Lakers, që u mundën 131-126 nga Denver, dy skuadra rivale në Perëndim. 6 lojtarë të Denver realizuan mbi 13 pikë, ndërsa për kalifornianët munduan si LeBron ashtu dhe Doncic.
Vijon momenti i mirë për Boston, që fitoi 103-91 ndaj Miami dhe mbetet forca e dytë në Lindje (Tatum 28 pikë). Fiton edhe Indiana, 112-100 ndaj Philadelphia, ndeshje ku u dallua Siakam me 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Miami – Boston, 91-103
Philadelphia – Indiana, 100-112
Atlanta – Clippers, 98-121
Houston – Dallas, 133-96
Memphis – Cleveland, 124-133
Minnesota – Orlando, 118-111
San Antonio – Charlotte, 134-145
Denver – Lakers, 131-126
Utah Jazz – Toronto, 118-126
Phoenix – Sacramento, 122-106
Burimi