
Cleveland bën ligjin në NBA, Milwaukee humbet në fund, fitojnë Detroit e Pelicans
Skuadra e Cleveland korri sot fitoren e 55-të sezonale në NBA, duke mundur 109-104 Brooklyn dhe udhëheq renditjen. Ndeshje e dueluar deri në fund, ku për Cavaliers u dallua Darius Garland, autor i 30 pikëve.
Në sekondat e fundit humbet skuadra e Milwaukee, që u mund 115-114 nga Indiana jashtë fushe. 7 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku mbi të gjithë shkëlqeu Pascal Siakam me 25 pikë e 12 rebound.
Zhgënjejnë Clippers, që u mundën 127-120 nga New Orleans, sfidë ku tri lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 20 pikë. Në fushën e tij fiton Detroit, 123-103 ndaj Washington, ku protagonist ishte Cade Cunningham me 27 pikë e 10 asist.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Brooklyn, 109-104
Detroit – Washington, 123-103
Indiana – Milwaukee, 115-114
New Orleans – Clippers, 127-120
Burimi