Britaniku i zhgënjyer nga vendimi largohet nga ringu, Usyk: Unë jam fitues, nuk jam gjyqtar

Britaniku i zhgënjyer nga vendimi largohet nga ringu, Usyk: Unë jam fitues, nuk jam gjyqtar

22 Dhjetor 2024

0:58

Telesport

Boksieri Tyson Fury u largua nga ringu pa bërë asnjë koment, dukshëm i befasuar nga vendimi i gjyqtarëve. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk me rezultatin 116-112, që mbron titujt kampionë bote në peshën e rëndë.
Ky rezultat do të thotë 4 raunde diferencë në favor të ukrainasit në një duel (zhvilluar në Riad) që dukej tepër i ekuilibruar. Madje edhe vetë fansat mbetën të habitur, por jo Usyk, kampion bote në peshën e rëndë.
“Unë fitova, unë nuk jam gjyqtar. Jam stërvitur mirë. Më ka ndihmuar gruaja dhe fëmijët. Kjo është një ditë e lumtur për mua. Një duel i madh, një rival i madh, 24 raunde të mirë për mua”, tha Usyk.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente