Analisti nga Kosova: “Shqipëria nuk bën dot ekip pa kosovarët, nuk kanë as tifozë”
5 Shtator 2024
19:10
Telesport
Videoja e një analisti në Kosovë, Rron Gjinovci, po bën xhiron e rrjetit në 24 orët e fundit. Mes të tjerash, ai ndërton disa “akuza” për tifozerinë shqiptare të futbollit dhe thotë se Shqipëria nuk ka asgjë të vetën.
Sipas Gjinovcit, i cili është një person shumë aktiv në mediat e Kosovës, shumica e tifozëve kuqezi janë kosovarë dhe atmosfera krijohet prej tyre.
“Shqipëria nuk ka asgjë origjinale të vetën. Ekonominë e ka të gjithën të bazuar në turizëm që dominohet nga kosovarët. Çfarë prodhon Shqipëria? Asgjë. Kulturën mundohet ta marrë nga pjesët e tjera për të cilat nuk ka kontribuar asnjëherë, që kur ka shpallur Pavarësinë asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të tentojë të marrë ato që ka humbur”.
“Të gjithë estradën Shqipëria e ka me njerëz të Kosovës. Futbollin e ka një djalë nga Tetova, një nga Kumanova, nja 5 a 6 djem nga Kosova dhe domethënë Shqipëria as ekipin e vet nuk ka mundur ta bëjë me lojtarë nga territori i saj. Tifozeria janë shumica kosovarë. Tifozët në Shqipëri nuk dinë as të bërtasin”.
Burimi