Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

Probleme në atdhe për Radja Nainggolanin. Prokuroria e Brukselit ka kërkuar një dënim me dy vjet burg për ish-mesfushorin, i cili në Itali ka luajtur për Interin, Romën, Cagliarin, Piacenzën dhe SPAL-in, nën dyshimin për pastrimin e 105.500 eurove për llogari të një organizate kriminale. Sipas prokurorisë, çështja lidhet me importimin e pretenduar të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, përmes portit të Antverpës. Në kuadër të këtij hetimi, Policia Federale Gjyqësore e Brukselit (PJF) kreu 30 kontrolle në fund të janarit 2025 – kryesisht në provincat e Antverpës dhe Brukselit, si dhe në periferi të Brukselit – duke çuar në arrestimin e 18 personave. Nainggolan, në veçanti, u përfshi në këtë çështje pasi kishte marrë më shumë se 100,000 euro brenda pak muajve...