Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

Soprano Redrina Kokona është ndarë nga jeta, njofton Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik. E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë. Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës. Ishte gjithmonë aty, në...
Burimi: Top-Channel.tv