Të varfrit plaken më shpejt: Një 60-vjeçar mund të ketë ritmin e ecjes së një 75-vjeçari të pasur

Të varfrit plaken më shpejt: Një 60-vjeçar mund të ketë ritmin e ecjes së një 75-vjeçari të pasur

Një ekip studiuesish kanadezë dhe zviceranë i është shtuar një numri gjithnjë e më të madh provash që tregojnë se personat me të ardhura të ulëta kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje më të keqe shëndetësore dhe të plaken më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre me gjendje më të sigurt financiare. “Personat me më pak pasuri prireshin të kishin nivele më të ulëta funksionimi dhe përjetonin rënie më të mëdha të lëvizshmërisë dhe të aftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme ndërsa plakeshin”, tha botuesi PLOS Medicine, pas një analize të të dhënave shëndetësore për pothuajse 32.000 persona të moshave nga 50 deri në 85 vjeç në Britani dhe Kanada. I kryer nga mjekë në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) dhe në Universitetin...