Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të shtunë Papa Francesku përcillet për në banesën e fundit, në ceremoni merr pjesë edhe presidenti Begaj
👁11972
Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Report tv mëson se Begaj do të niset nesër drejt vendit fqinj. Gjithashtu se të katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë, Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.