Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Të shtënat me armë zjarri në Laç, detajet e para: Pesë të plagosur!
👁4055
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë zjarri në Laç këtë të shtunë. Gazetari Martin Marku raporton se nga ngjarja dyshohet për katër persona të plagosur, 4 burra dhe 1 grua. Të shtënat janë regjistruar pranë gjykatës në Laç, ndërsa drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht flitet për një konflikt çasti.