Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munellës, qëllohet në drejtim të stanit të 37-vjeçarit
Një incident me armë zjarri është raportuar në bjeshkët e Munellës, në afërsi të fshatit Mesul. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar në polici se në një distancë të largët nga stani i tij janë dëgjuar të shtëna me armë në ajër. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë këqyrjen e zonës dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja. Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e të shtënave dhe për...