Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, nga kjo ngjarje të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se në spital janë paraqitur po dy persona të cilët kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara. Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.