Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtëna me armë në bazën Fort Stewart në Georgia, raportohet për pesë ushtarë të plagosur
Fort Stewart në Georgia është nën bllokim, sipas një zëdhënësi të policisë, i cili konfirmoi se “ka një sulmues aktiv”. Lt. Kolonel Angel Tomko, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Fort Stewart, nuk dha detaje të mëtejshme, por faqja e verifikuar në Facebook e Fort Stewart Hunter Army Airfield njoftoi se: “Raportohet për pesë ushtarë të plagosur dhe situata vazhdon të jetë në zhvillim.” “Bllokimi i bazës u vendos në orën 11:04 paradite dhe forcat e rendit janë në vendngjarje,” thuhet në postim. Fort Stewart i Ushtrisë Amerikane trajnon dhe vendos njësitë aktive dhe rezervë të Ushtrisë dhe është baza e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë. Ajo ndodhet rreth 40 milje në jugperëndim të Savannah, Georgia. Mbi 10,000 persona — ushtarë, anëtarë familjes dhe punonjës...