Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të rrezikuar nga lufta, evakuohen nga Izraeli edhe 4 shqiptarë
Katër shtetas të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli, pasi u rrezikohej jeta nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Dy prej shqiptarëve janë evakuuar nga Jordania, ndërsa dy të tjerë përmes aeroportit të Egjiptit. Kjo për shkak se Izraeli i ka mbyllur aeroportet që prej nisjes së konfliktit me Iranin më 13 Qershor. Shqiptarët gjendeshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare, teksa lajmi për evakuuimin e tyre është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.