Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Te Partizani, të vendosur për një emër të huaj pas Skënder Gegës
Partizani është në kërkim të trajnerit të ri. Nisja e kampionatit po afrohet dhe klubi po shqyrton seriozisht disa alternativa të huaja. Pas largimit të Skënder Gegës disa ditë më parë, të kuqtë janë përqendruar te përzgjedhja e pasuesit. Ky i fundit do të ketë në dorë një skuadër me disa elementë të akademisë. Deri tani janë tri pista konkrete në tavolinë. Françesko Moriero, Mladen Milinkoviç dhe Mario Cvitanoviç janë emrat që po analizohen. Dy të parët janë të njohur për kampionatin shqiptar, pasi Moriero ka drejtuar Laçin në sezonin fundit, ndërsa Milinkoviç ka pasur eksperienca me Kukësin dhe Luftëtarin...