Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës
Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës. Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë ka sjellë masat e para ndaj punonjësve të policisë, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit. Me situatën është njohur edhe drejtuesi i Policisë, Skënder Hitaj, ndërsa është marrë vendimi për pezullimin nga detyra të tre punonjësve të patrullës: Armando Bizhga, Dhimitër Gugu dhe Leons Cani. Sipas hetimeve të AMP-së, ngjarja ka nisur gjatë orëve të mesnatës, pas një konflikti fizik mes personave që mbaheshin në dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Sarandës. Në situatë janë përfshirë më pas edhe tre punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë në ambientet ku...
Burimi:
shkodraweb.com