Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, sipas të dhënave nga tatimet.Në fillim të korrikut, nisi një aksion për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit...