Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare
Administrata e presidentit Donald Trump ka shpallur vendosjen e tarifave të reja doganore për një numër të madh shtetesh, në përpjekje për të stimuluar prodhimin vendas dhe për të ushtruar presion tregtar mbi partnerët ekonomikë të Shteteve të Bashkuara. Sipas përfaqësuesit të Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Jamieson Greer, masat e reja janë “pothuajse përfundimtare” dhe nuk pritet të rinegociohen së shpejti. “Këto tarifa janë gati për zbatim dhe nuk do të jenë pjesë e ndonjë negociate në ditët në vijim,” – deklaroi Greer për CBS, duke theksuar vendosmërinë e administratës për të qëndruar e prerë në politikat tregtare, veçanërisht...