Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’
Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar. Ndryshimet janë pjesë e paketës së re fiskale, e cila parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve dhe kalimin e saj te taksat vjetore të automjeteve. Konkretisht në ndryshimet për ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar parashikohet vendosja e një takse vjetore fikse për automjetet elektrike, në varësi të kategorisë së tyre. Projektligji propozon që për autoveturat elektrike, autobusët dhe kategori të tjera të mjeteve niveli i taksës të jetë 15 mijë lekësh në...
Burimi:
javanews.al