Takimi në Washington/ Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kokë më kokë me drejtorin e CIA-s

Takimi në Washington/ Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kokë më kokë me drejtorin e CIA-s

Shefja e inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni ka udhëtuar drejt Washingtonit për t’u takuar me drejtorin e CIA-s. Mësohet se në takimin me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta. U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës. Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes...
Burimi: Top-Channel.tv