Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktivisti Etrid Zifla ka zbardhur detaje nga takimi me kancelarin e Austrisë, deputetë të Parlamentit austriak dhe sekretarin e Presidentit austriak, ku u diskutua për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe paketën e re ligjore të qeverisë. I ftuar në News24, Zifla tha se gjatë takimit u ngritën dy çështje kryesore, ajo që protestuesit e konsiderojnë dhunë joproporcionale të policisë dhe paketa ligjore e prezantuar nga qeveria si masë kundër anarkisë, të cilën aktivistët e cilësojnë si një paketë kundër protestave. Ai bëri të ditur se komunikimi me palën austriake do të vijojë, ndërsa do të përcillen dokumente dhe informacione të tjera për rastet e dhunës së pretenduar gjatë protestave. “Ne kemi një dosje voluminoze të përgatitur nga avokati, ku janë dokumentuar rastet e dhunës,...
Burimi:
gijotina.com