Burimi:
Kohajone.com

Takimi me Kaja Kallas, Presidenti Begaj: Shqipëria e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE-së
👁8918
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Në fokus të këtij takimi ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon. Presidenti i Republikës i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u vlerësua si...