Takimet në Tiranë/ Noka: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë

Takimet në Tiranë/ Noka: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ndarë momente në rrjetin social Facebook nga takimi i tij me banorët e ish-kombinatit në Tiranë. Noka theksoi se programi i PD-ASHM ka synimin që të ripopullojë Shqipërinë, dhe të rikthejë pjesën më të mirë të shoqërisë në vend. “Në zonën e ish Kombinatit në Tiranë, për të biseduar me bashkëqytetarët rreth programit të PD-ASHM. Voto1 për ripopullimin e Shqipërisë dhe rikthimin e trurit në atdhe! Voto [1️⃣] për programin ekonomik më të mirë që ka pasur Shqipëria!” shkroi Noka në postimin e tij në Facebook.
Burimi: Syri.net