Zjarr në pyllin me pisha në Fier, flakët rrezikojnë të përparojnë drejt zonave të banuara
Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe dendësisë së madhe të pyllit. Kryeplaku i fshatit Gjinoqarë Nuri Gllava ka deklaruar […]
Zjarr i madh në Finiq. Ekipet e emergjencës në “luftë” me flakët, evakuohen banorët
Një zjarr i madh ka përfshirë prej orësh zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq, ku ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe me ndërhyrje ajrore, po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll. Në terren janë angazhuar gjithashtu edhe strukturat e tjera të emergjencës, të cilat […]
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Një vatër zjarri është regjistruar në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, trupat e Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, mbështetur dhe më ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll. Ndërkohë autoritetet kanë bërë edhe evakuimin e përkohshëm të banorëve të zonës, për arsye sigurie.
Zjarr në Finiq, operacion nga ajri për shuarjen e flakëve, evakuohen banorët
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët […]
Zjarr në Gjynaqarë të Patosit, flakët përfshijnë pyllin me pisha
Foto nga vendngjarja PATOS- Një sipërfaqe pylli me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos, është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha pasditen e sotme, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Bëhet me dije se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është gati e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Po ashtu, edhe […]
Zjarr në një apartament në Vlorë, dëme të shumta materiale
Një apartament është përfshirë nga flakët në një apartament në qytetin e Vlorës. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale në banesë, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të neutralizuar flakët e penguar përhapjen në banesat e tjera ngjitur. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia po merr në pyetje pronarët e apartamentit, për të kuptuar […]
Zjarr në Peqin, banorët dhe zjarrfikësit në terren për të shuar flakët
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Gryksh të Peqinit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullinj. Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar, së bashku me kushtet e thatësisë së motit […]
Zjarr edhe në Peqin/ Flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre
pamje nga ngjarja PEQIN-Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri. Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po pengohen ndjeshëm nga era e fortë, thatësira […]
VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona! Krijohet kaos mes pasagjerëve, tymi mbulon zonën
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu nën një vagon treni në stacionin Newport PATH në Jersey City të hënën në mëngjes, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve dhe duke lënë të paktën 13 persona të lënduar nga thithja e tymit. Nëntë prej tyre u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi gjatë orës ku ka […]
Zjarr në një përrua të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e Dunavatit
Një zjarr i rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth. Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë. Falë reagimit të shpejtë dhe […]