Bojkot masiv nga brezi i ri, pjesëmarrja më e ulët zgjedhore ndër vite
Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit sollën një panoramë të qartë të hendekut midis brezave në kulturën e pjesëmarrjes politike. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, vetëm rreth 18.7% e votuesve u drejtuan drejt qendrave të votimit, një ndër rezultatet më të ulëta të regjistruara në proceset zgjedhore të […]
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të, nuk raportohet për problematika
Kryekomisioneri Ilirjan Celiabashi, bën me dije se deri më tani, sipas raportimeve zyrtare, janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të. Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem. Të 9 VNV-të ndodhen aktualisht në pritje të vendimeve që do të merren nga komisionet e ZAZ-ve […]
Si u thye heshtja zgjedhore/ Kandidatët e pavarur, Balla e Mazniku zgjedhin të japin mesazhe politike ditën e votimit
Dionis Sota dhe Pavlo Shkarpa TIRANE- Kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë kanë thyer sot heshtjen zgjedhore. Edhe pse sot ishte dita e votimit, ata kanë përçuar mesazhe politike. Siparin e nisi kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, Pavlo Shkarpa, i cili foli për planet e tij për qytetin duke deklaruar se ai […]
‘Dilni të votoni kandidatët tanë’/ Balla sfidon ligjin, thyen heshtjen zgjedhore, KQZ: E ndaluar të bëhen thirrje elektorale
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një hap të hapur që shkel rregullat e heshtjes zgjedhore, duke publikuar sot thirrje të drejtpërdrejta për votim të kandidatëve socialistë në zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi duke theksuar se thirrjet elektorale gjatë ditës së […]
Sot zgjedhje në 5 bashki, ja orari i hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar zyrtarisht nëpërmjet rrjeteve sociale rreth raundit të zgjedhjeve të pjesshme vendore të datës 9 Nëntor 2025. Në këto zgjedhje do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Orari dhe rregullat kryesore Celibashi kujton të gjithë qytetarët […]
Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD
foto ilustruese CËRRIK- Pas Bashkisë së Vlorës, vijon puna për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë Cërrik. Në këtë bashki janë ngritur gjithsej 57 qendra votimit, ku 38.740 qytetarë do të kenë mundësinë të votojnë për kryebashkiakun e ri. Kryetari i KZAZ nr. 47, Krenar Karaj u shpreh për mediat se ka pasur vonese dhe se […]
Zgjedhjet afrohen, Vlora “zien”, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Rreth 117 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale për drejtuesin e bashkisë. Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84. Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre […]
Të dielën votohet në 5 bashki, sot heshtje zgjedhore, KQZ shpërndan materialet zgjedhore, Policia e Shtetit harton…
Rigels Seliman Të dielën (nesër) 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit […]
Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet në 5 bashki – ja sa qytetarë pritet të votojnë
Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të […]
Sot heshtje zgjedhore! Të dielën votohet në pesë bashki të vendit për kryetarët e rinj
Të dielën, më 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë nga pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Sot, 8 nëntor, vendi ndodhet në heshtje zgjedhore, ndërsa Policia e Shtetit ka vënë në zbatim planin e masave për garantimin […]