Tag: zemrën

  • Fitorja kundër Serbisë/ Rama poston ‘foton e ditës’, urim për kuqezinjtë: Me zemrën plot të këtyre djemve!

    Fitorja kundër Serbisë/ Rama poston ‘foton e ditës’, urim për kuqezinjtë: Me zemrën plot të këtyre djemve!

    festa e kombëtares pas fitores

    TIRANË- Shqipëria regjistroi një fitore historike, përballë Serbisë dhe në shtëpinë e saj, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
    Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën ndryshe sot. Në një postim në rrjete sociale, me një foto të djemve të Kombëtares teksa festojnë pas fitores, Rama ka uruar rezultatin dhe mirëmëngjes për të gjithë shqiptarët. 
    “MIRËMËNGJES
    dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama.

    Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane”./ZËRI

  • Fitorja historike ndaj Serbisë, Rama uron Kombëtaren: Zemrën plot

    Fitorja historike ndaj Serbisë, Rama uron Kombëtaren: Zemrën plot

    Një fitore aq e dëshiruar ajo e një nate më parë në Nish, ku Kombëtarja jonë mundi 1-0 Serbinë në shtëpinë e saj.

    Kreu i qeverisë Edi Rama, me një foto të djemve të Kombëtares teksa festojnë pas fitores, ka uruar rezultatin.
    “MIRËMËNGJES, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama.

  • Rama: Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur

    Rama: Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur

    Kryeministri Edi Rama e nisi këtë të diel me një urim ndryshe, të mbushur me krenari e ndjenja të thella kombëtare. Në rrjetet sociale, ai publikoi fotografinë që ka bërë tashmë xhiron e internetit: djemtë e përfaqësueses shqiptare, të mbushur me energji, gëzim e emocion, në dhomën e zhveshjes, pas triumfit historik 1-0 ndaj Serbisë.

    Në këtë imazh, ku buzëqeshja dhe djersa përzihen në një shpërthim emocionesh, shpaloset forca e një kombi që di të ngrihet e të luftojë me dinjitet. Rama e shoqëroi foton me fjalët:“Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur.”

    Një mesazh i thjeshtë, por i ngarkuar me kuptim: zemra kuqezi që rreh njësoj në çdo cep të globit, nga fusha e betejës sportive te zemrat e miliona shqiptarëve që jetojnë për këto momente.

    Triumfi ndaj Serbisë nuk është thjesht një fitore në një ndeshje futbolli. Është simboli i një bashkimi shpirtëror, i krenarisë kombëtare dhe i përpjekjes për të tejkaluar çdo pengesë. Në këtë foto, djemtë e Kombëtares janë mishërimi i një ëndrre që vazhdon të frymëzojë – me pasion, me shpirt, me zemrën plot.
    Albert Vataj

  • “E kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub…”, Valverde nuk duron dot më dhe bën reagimin e fortë

    “E kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub…”, Valverde nuk duron dot më dhe bën reagimin e fortë

    “Kam lexuar disa artikuj që dëmtojnë reputacionin tim. E di që kam pasur ndeshje të këqija, jam i vetëdijshëm për këtë. Nuk po fshihem dhe i përballoj kritikat drejtpërdrejt. Jam vërtet i trishtuar.
    Njerëzit mund të thonë shumë gjëra për mua, por në asnjë rrethanë nuk mund të thonë se refuzoj të luaj. Kam dhënë gjithçka dhe më shumë për këtë klub, kam luajtur ndërsa isha i lënduar, i lënduar dhe kurrë nuk jam ankuar ose kërkuar pushim.
    Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, gjë që më bën të ndihem mjaftueshëm i sigurt për t’i thënë atij se cilin pozicion preferoj në fushë, por gjithmonë, gjithmonë e kam bërë të qartë se jam i disponueshëm për të luajtur kudo, në çdo udhëtim dhe në çdo ndeshje.
    Kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, edhe nëse ndonjëherë nuk është e mjaftueshme ose nuk po luaj siç do të doja. Betohem me krenarinë time se nuk do të dorëzohem kurrë dhe do të luftoj deri në fund, duke luajtur kudo që të më nevojitet”, shkruan Valverde.

  • A mund të ndihmojë oksitocina, “hormoni i dashurisë”, të riparojë indin e zemrës pas lëndimit?

    A mund të ndihmojë oksitocina, “hormoni i dashurisë”, të riparojë indin e zemrës pas lëndimit?

    Kjo është pyetja themeltare që shtron një qasje e re shkencore, e cila përkon me një botë gjithnjë e më të mbingarkuar nga zemërkrisjet, lëndimet, vuajtjet dhe trazimet. Në themel të saj, qëndron ndjenja – jo vetëm si metaforë, por si mekanizëm biologjik.
    Oksitocina, e njohur zakonisht si “hormoni i dashurisë” apo “i përqafimit”, nuk është thjesht një ndërmjetës i lidhjeve emocionale, por edhe një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Një studim i ri, i publikuar në Frontiers in Cell and Developmental Biology, zbulon se ky hormon i prodhuar nga truri mund të ndihmojë në rigjenerimin e indeve të zemrës pas një dëmtimi – të paktën në eksperimente me zebrafish dhe qeliza njerëzore në laborator.

    Një shpresë e re për zemrën e lënduarZemra e njeriut ka një aftësi shumë të kufizuar për t’u rigjeneruar pas dëmtimit. Kur ndodh një atak në zemër, shumica e qelizave muskulore të zemrës (kardiomiocitet) që vdesin nuk zëvendësohen, gjë që çon shpesh drejt dështimit kronik të zemrës. Por studimi i ri sugjeron se oksitocina mund të nxisë qelizat epikardiale (ato që rrethojnë zemrën) të rikthehen në një gjendje më “burimore”, duke u shndërruar në qeliza të afta për të krijuar kardiomiocite të reja.

    Në zebrafish – një specie e njohur për aftësinë e jashtëzakonshme të rigjenerimit – shkencëtarët zbuluan se pas dëmtimit kardiak, truri i tyre prodhonte deri në 20 herë më shumë oksitocinë sesa normalisht. Ky hormon udhëtonte drejt zemrës dhe aktivizonte procesin e rigjenerimit. Edhe pse te njerëzit ky mekanizëm është shumë më i kufizuar, rezultatet e para në kulturat qelizore tregojnë se oksitocina mund të ketë efekte të ngjashme.

    Më shumë se hormon i dashurisëTradicionalisht, oksitocina lidhet me intimitetin, përqafimin, seksin, lindjen dhe laktacionin. Por përtej këtyre roleve, ajo mbron sistemin kardiovaskular, ul presionin e gjakut, redukton inflamacionin dhe lufton dëmtimet oksidative. Studimi i ri shton një dimension tjetër: potencialin e saj për të rindërtuar zemrën e lënduar.
    Shpresa dhe sfidaAutorët e studimit theksojnë se këto rezultate janë ende në fazë shumë të hershme. Deri tani, efektet janë parë vetëm te kafshët dhe qelizat në laborator, jo te pacientët. Megjithatë, ideja që oksitocina ose molekula të tjera që aktivizojnë receptorët e saj mund të përdoren një ditë për të trajtuar pacientët pas një ataku në zemër, përfaqëson një shteg të ri premtues për mjekësinë rigjenerative.
    “Hapi i radhës është të shohim se si oksitocina funksionon tek njerëzit pas dëmtimit kardiak”, thotë Aitor Aguirre, profesor në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. “Për të ecur përpara, na duhen prova para-klinike në kafshë dhe prova klinike tek njerëzit.”Live SciencePërgatiti: Albert Vataj

  • “Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë”

    “Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë”

    30 Shtator 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Në Almaty, në sallën e mbushur të shtypit (në “Ortalyq Stadium”), mes gazetarëve spanjollë e kazakë, spikati një i ftuar special; Andrei Arshavin. Ish-ylli i Zenit dhe Arsenalit, i njohur për magjitë e tij në fillim të viteve 2000, u rikthye aty ku mbylli karrierën në vitin 2018, në moshën 37-vjeçare.
    Ndeshja mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit nuk është e zakonshme për të. I shpallur hapur si antimadridist dhe tifoz i Barcelonës, Arshavin s’e ka fshehur kurrë antipatinë ndaj madrilenëve. “Uroj që të fitojë Kairat. Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time”, – tha ai për agjencinë EFE.
    Nuk është hera e parë që rusi e shpreh publikisht këtë qëndrim. Që në vitin 2011, kur luante me Arsenalin, ai kishte refuzuar një kalim të mundshëm te Real Madridi me fjalë të qarta: “Nuk do të luaja kurrë për Real Madridin, edhe po të më jepnin të gjitha paratë e botës”.

  • Sekreti i zemrës së fortë? Këto ushqime të thjeshta mund t’ju zgjasin jetën!

    Sekreti i zemrës së fortë? Këto ushqime të thjeshta mund t’ju zgjasin jetën!

    Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës.
    Ekspertët nënvizojnë se ushqerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 përqind e rasteve të sëmundjeve të zemrës.
    Një regjim ushqimor që konsiderohet miqësor me zemrën përmban drithëra, yndyrna të shëndetshme, burime jo të yndyrshme të proteinave dhe një larmi frutash dhe perimesh.
    Një regjim i tillë përmban më pak karbohidrate të rafinuara, sheqer apo yndyrna të ngopura.
    Disa ushqime në veçanti janë tepër të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.
    TërshëraStudimet thonë se për ccdo racion drithërash të plota të konsumuara në ditë, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 9 përqind.
    Tërshëra meriton shumë lavde sepse është e pasur me fibër dhe ul kolesterolin.
    Njeriu ka nevojë për të paktën tre gramë me fibër në ditë ose më shumë se një gjysëm filxhani me tërshërë.
    MollëtMollët, sidomos lëkura e tyre, janë të pasura me antioksidantë të cilat e mbrojnë zemrën.
    Sipas studimeve, konsumi ditor i mollëve e ul ndjeshëm kolesterolin duke filluar nga 9 përqind.
    Për më tepër, mollët janë një prej burimeve më të mira të fibrës së tretshme.
    SardeletSardelet janë zgjedhja ideale sepse jo vetëm që përmbajnë pak mërkur por në 100 gramë gjenden 1,000 miligramë acide yndyrore omega-3.
    Sardelet kushtojnë lirë dhe janë tepër të shëndetshme.
    ArrorëtArrorët janë një burim i mirë i yndyrnave të pangopura, fibrës, proteinës, mineraleve dhe antioksidantëve.
    Arrat në veccanti përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.
    Nëse njeriu konsumon 28 gramë arra për pesë ose më shumë herë në javë, është 14 përqind më pak i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
    Ata që konsumojnë një ose më shumë racione arrash në javë janë 19 përqind më pak të rrezikuar.
    ThjerrëzatThjerrëzat, fasulet dhe qiqrrat janë të mirënjohura për shëndetin e zemrës.
    Ato përmbajnë proteinë, fibër dhe folat, që ulin tensionin e gjakut.
    BoronicatTë gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën.
    Një gjysëm filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut.

  • Gjashtë ushqime që forcojnë shëndetin e zemrës

    Gjashtë ushqime që forcojnë shëndetin e zemrës

    Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës.

    Ekspertët nënvizojnë se ushqerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 përqind e rasteve të sëmundjeve të zemrës.

    Një regjim ushqimor që konsiderohet miqësor me zemrën përmban drithëra, yndyrna të shëndetshme, burime jo të yndyrshme të proteinave dhe një larmi frutash dhe perimesh.

    Një regjim i tillë përmban më pak karbohidrate të rafinuara, sheqer apo yndyrna të ngopura.

    Disa ushqime në veçanti janë tepër të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.

    Tërshëra
    Studimet thonë se për ccdo racion drithërash të plota të konsumuara në ditë, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 9 përqind.

    Tërshëra meriton shumë lavde sepse është e pasur me fibër dhe ul kolesterolin.

    Njeriu ka nevojë për të paktën tre gramë me fibër në ditë ose më shumë se një gjysëm filxhani me tërshërë.

    Mollët
    Mollët, sidomos lëkura e tyre, janë të pasura me antioksidantë të cilat e mbrojnë zemrën.

    Sipas studimeve, konsumi ditor i mollëve e ul ndjeshëm kolesterolin duke filluar nga 9 përqind.

    Për më tepër, mollët janë një prej burimeve më të mira të fibrës së tretshme.

    Sardelet
    Sardelet janë zgjedhja ideale sepse jo vetëm që përmbajnë pak mërkur por në 100 gramë gjenden 1,000 miligramë acide yndyrore omega-3.

    Sardelet kushtojnë lirë dhe janë tepër të shëndetshme.

    Arrorët
    Arrorët janë një burim i mirë i yndyrnave të pangopura, fibrës, proteinës, mineraleve dhe antioksidantëve.

    Arrat në veccanti përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.

    Nëse njeriu konsumon 28 gramë arra për pesë ose më shumë herë në javë, është 14 përqind më pak i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Ata që konsumojnë një ose më shumë racione arrash në javë janë 19 përqind më pak të rrezikuar.

    Thjerrëzat
    Thjerrëzat, fasulet dhe qiqrrat janë të mirënjohura për shëndetin e zemrës.

    Ato përmbajnë proteinë, fibër dhe folat, që ulin tensionin e gjakut.

    Boronicat
    Të gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën.

    Një gjysëm filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut./AgroWeb.org

  • Je mbi 60 vjeç? Shmang opsionin popullor të mëngjesit

    Je mbi 60 vjeç? Shmang opsionin popullor të mëngjesit

    Shumë njerëz mbi moshën 60 vjeç besojnë se është tepër vonë për të ndryshuar zakonet e vjetra, madje edhe ato të dëmshme si konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara ose shtimi i tepërt i kripës në ushqim. Por studimet tregojnë se përmirësimi i stilit të jetesës është i mundur në çdo moshë dhe sjell përfitime të ndjeshme për trurin, zemrën dhe trupin në tërësi.

    Kardiologët theksojnë se shëndeti i zemrës duhet të jetë prioritet, pasi mosha mesatare për atakun e parë kardiak është 65 vjeç për burrat dhe 72 për gratë. Ndryshimet e thjeshta në zakonet e përditshme – madje edhe tek ajo që hamë për mëngjes – mund të bëjnë diferencën.

    Ekspertët paralajmërojnë kundër produkteve të mishit të përpunuar, si salçiçet dhe proshuta, të cilat konsumohen shpesh në mëngjes. “Këto ushqime rrisin presionin e gjakut dhe kolesterolin për shkak të natriumit dhe yndyrës së ngopur, duke dëmtuar enët e gjakut dhe zemrën”, shpjegon Dr. Lars Søndergaard.

    Edhe pse efektet mund të jenë të padukshme në fillim, në planin afatgjatë ato lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, goditje në tru, dështim të veshkave dhe demencë, paralajmërojnë kardiologet Dr. Estelle Jean dhe Dr. Jennifer Wong.

    Në vend të tyre, mjekët rekomandojnë mëngjese të lehta dhe ushqyese si kos grek, të bardhat e vezëve, djathë të freskët, salmon të tymosur, tofu apo gjalpë arrash – gjithmonë të kombinuara me fruta, perime dhe drithëra të plota.

    “Çelësi është ekuilibri”, përfundon Dr. Søndergaard, duke theksuar se ndryshimi i zakoneve ushqimore në çdo moshë mund të forcojë zemrën dhe të zgjasë jetën.

  • Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

    Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

    Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por lajmi i mirë është se shumë prej tyre mund të parandalohen përmes stilit të jetesës.

    Forcimi i zemrës nuk kërkon gjithmonë ilaçe apo trajtime të kushtueshme shpesh, ndryshimet e vogla të përditshme bëjnë ndryshimin më të madh.

    Ja çfarë duhet të bëjmë për të forcuar zemrën dhe për të ruajtur një shëndet kardiovaskular optimal:

    1. Ushtrohuni rregullisht

    Aktiviteti fizik është “mik” i zemrës. Ecja e shpejtë, noti, biçikleta apo edhe ushtrimet në shtëpi për 30 minuta në ditë, 5 herë në javë ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe uljen e presionit të gjakut.

    2. Zgjidhni një dietë të shëndetshme për zemrën

    Ushqimet e pasura me fibra, omega-3, fruta dhe perime ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe forcimin e enëve të gjakut. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e tepërta.

    3. Hiqni dorë nga duhani

    Duhani është një nga armiqtë më të mëdhenj të zemrës. Lënia e tij ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiake, edhe pas disa javësh nga ndërprerja.

    4. Menaxhoni stresin

    Stresi i vazhdueshëm dëmton zemrën. Teknikat e relaksimit si meditimi, joga, frymëmarrja e thellë apo edhe ecjet në natyrë mund të ndihmojnë në stabilizimin e ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut.

    5. Kontrolloni rregullisht tensionin dhe kolesterolin

    Vizitat periodike te mjeku janë thelbësore. Tensioni i lartë apo kolesteroli i ngritur shpesh nuk japin simptoma, por dëmtojnë në heshtje zemrën.

    6. Fli mirë

    Gjumi cilësor prej 7–8 orësh në natë ndihmon në rregullimin e hormoneve që ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe në balancimin e sheqerit në gjak.

    7. Mbani një peshë të shëndetshme

    Mbipesha e ngarkon zemrën dhe rrit rrezikun për diabet dhe tension të lartë. Një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në ruajtjen e peshës ideale.