VOTIMI NGA DIASPORA – 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ, afat deri më 8 maj për tërheqjen e tyre
Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar 62% të totalit prej 245,935 zarfeve të shpërndara. Nga totali i zarfeve të dërguara 37% e tyre u dërguan në Itali sipas të dhënave të publikuara […]
“Janë dhe 36 mijë zarfe pa dorëzuar”, Rama thirrje votuesve nga diaspora: Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ia u marrin, çojini te DHL
Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel për diasporën shqiptare, duke kërkuar dorëzimin e zarfeve të votimit. Rama ka përmbledhur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri tani, duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por edhe shqetësim për numrin e madh të zarfeve të pa dorëzuara, veçanërisht në Greqi, ku konfuzioni i […]
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatuara me shpërndarjen e zarfeve në Greqi. Në letër të PD shkruhet se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera. “Duke pasur parasysh […]
“Dy fletë votimi në një zarf e presion politik”/ PD shkresë në KQZ: Audit për votën e diasporës në Greqi, SPAK të hetojë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Demokratike në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kërkuar që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i procesit zgjedhor në diasporë, kryesisht në Greqi. PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, […]
Rama emigrantëve në Greqi: Kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, tani është rradha juaj! Votoni për Shqipërinë evropiane
Kreu i PS, Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që ka marrë, kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve zgjedhore, ndërsa shton se tanimë është rradha e zgjedhësve që të votojnë dhe të kthejnë në kohë zarfet. “Pashë […]
Topalli: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, ta bëjë sa më shpejt, kush ka mundësi të vijë e të votojë në Shqipëri në 11 maj
Deleguarja politike për Diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për media u shpreh se angazhimi i diasporës shqiptare në proceset zgjedhore është një faktor kyç për ndryshimet pozitive në Shqipëri. Ajo falënderoi diasporën për kontributin e saj të çmuar dhe theksoi se zarfet që po kthehen nga shtetet e ndryshme janë një shenjë e fortë […]
Diaspora dhe zgjedhjet e 11 Majit, mbi 66,880 zarfe me vota mbërrijnë në KQZ
Mbi 66.880 është numri i zarfeve të mbërritura deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga shtetasit shqiptarë me të drejtë vote, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ndërsa numri në total i zgjedhësve nga jashtë vendit, që janë regjistruar në platformën elektronike PER, është 245.935, sipas të dhënave të KQZ-së, 193.823 është numri zarfeve të marra nga zgjedhësit, ndërkohë qe shteti fqinj, Italia kryeson me 29.630 zarfe të mbërritura në KQZ, e më pas renditet Gjermania me 10.431, Shtetet e Bashkuara me […]
Shpërndahen 100% zarfet zgjedhore në Diasporë
Ka përfunduar dorëzimi i 100% i zarfeve zgjedhore për të gjithë ata emigrantë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por duan të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërkohë kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka dhënë shifrat deri në mesditën e sotme.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER” […]
Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektimi i protokolleve nga kompania, zarfe pa fletë votimi
Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës. “Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A” Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen […]
Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektim të protokolleve nga kompania, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi
Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës. “Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i […]