Gazetari Sokol Bregu thotë se edhe nëse do të vdesë Nuredin Dumani procedurat ligjore të bazuara në dëshminë e tij do të vazhdojë normalisht. Sipas Bregut edhe sikur ta vrasin, autorët nuk do të kenë asnjë përfitim.
“Dhe sikur ta helmosh, dhe sikur ta humbë jetën Nuredin Dumani çdo gjë vijon sa i përket procedurës ligjore, dëshmisë dhe interesit që ka SPAK. Humbja e jetës së Dumanit nuk ndryshon asgjë. Këtë e dinë ata që janë të akuzuar dhe do të dënohen në bazë të dëshmive. Nuk mendoj që ka një helmim. Ata që janë akuzuar nën dëshminë e Dumanit, nuk e duan vetëm të vdekur por dhe të pjekur, por problemi është se ata nuk do të rrezikonin se avokatët ia kanë thënë. Dhe sikur ta vrasin nuk ka asnjë lloj përfitimi nga ana e tij.
Po të ishte helm do të kishte mbaruar punë. Ushqimi mund të ketë qenë i ndenjur. Dhe ne helmohemi,
Ai ka një pagë nga shteti, që e merr kur bëhesh i penduar. E kanë të gjithë familjarët e tij që janë futur brenda sistemit, shkon nga 600-800 mijë lekë të vjetra. I jepet një rrogë të gjithëve se do rrinë të mbyllur, i jepet një shtëpi. Dëshmitë e tij çfarëdo t’i ndodhë janë aty. Shqipëria është nder të paktat vende në botë që çfarë do t’i ndodhë dëshmitari dëshmia quhet ende provë deri në fund të procesit.Çfarë politikanësh takoi Dumani? Cilin? Janë përralla. Vrasës me pagesë ka qenë. Kur doli nga burgoi punoi në ndërtim. Vëllai tjetër tentoi të vriste veten se s’kishte lekë.”, tha Bregu.
Tag: vrasin
-

Helmimi në burg, gazetari: Edhe sikur ta vrasin Dumanin, nuk do të kenë asnjë përfitim
-

Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barcelonën: Egot e vrasin suksesin, skuadra para të gjithëve
2 Shtator 2025
12:00
Alfred Lleshi
Pedri González, një nga 6 lojtarët e Barcelonës, të grumbulluar me kombëtaren spanjolle, mbështeti kritikat e trajnerit Hansi Flick pas barazimit në Vallecas: “Egot e vrasin suksesin. Sezonin e kaluar të gjithë mendonim njësoj, luanim për skuadrën dhe ky ishte çelësi”.
Pedri foli gjithashtu për portierin e ri Joan García: “Është i jashtëzakonshëm, i shpejtë dhe na ndihmon shumë. Një top-portier”. Për momentin personal, Pedri shtoi: “Jam shumë mirë, si sezonin e kaluar. Ndihem më rehat si mesfushor qendre, por trajneri më kërkon si mesfushor-sulmues dhe unë përpiqem ta bëj më të mirën”.
Ai synon të luftojë për çdo trofe dhe shprehu dëshirën të kthehet sa më shpejt në “Camp Nou”. Për VAR-in në ndeshjen Rayo-Barça, nënvizoi: “Duhet përmirësuar. Nëse e fillon pa VAR, le të përfundojë krejt ndeshja pa të”. -

Tregim nga Ragip Sylaj: S’kam kohë të jetoj me vdekjen!
Nga Ragip Sylaj
Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë.
Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar atë nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën.
Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë. Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten.
I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë e derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e ëmbël, me nektarin mashtrues që e sajojnë vetëm djajtë. Të gjithë atyre që nuk ua kam dhënë, ua kam borxh jetën. Po kush është ai që do t’ia dorëzojë shpirtin një ditë? Zoti – krijuesi dhe shpëtimtari im.
Derisa po mendoja për këtë gjë, cigaren, duke dashur ta shkundi në taketuke, desh e shkunda në filxhanin e kafesë, që e kisha ende përgjysmë. E kundroja çunin tim, i cili po merrej me një bllok vizatimi dhe me një tubë ngjyrash. Për kureshtje, e pyeta se ç’po bënte?
Ma ktheu: po e vizatoj diellin që nuk më ngrohu kurrë.
Gruaja hyri në dhomë duke u dridhur nga të ftohtit dhe, kur e vrenjti ballin si qielli i sterrosur në vjeshtë (me dëshirën për të më fajësuar mua si gjithmonë) ia ktheva se dhoma ishte ftohur ngaqë pak më parë kisha menduar ta hapja derën e ballkonit.
Mllefin që ma dhuroi ia ktheva mbrapsht. Pezmi ma nxori edhe këtë mendim, që ia kallëzova sall vetvetes: njeriu është një zot i vogël që shpenzohet përditë, derisa ta përkëdhelë fryma e vdekjes.
E vdekja, para pak kohësh, i kishte puthur një plakë të re dhe një plakë të vjetër të anës sonë. Dorës së saj iu kishte dorëzuar edhe një plak i vogël, që e njihte krejt nahija jonë dhe një plak i ri. Atë nuk e njihte askush përveç bashkëfshatarëve dhe miqve të tij. Ishte e çuditshme sesi shkonin me radhë nga kjo botë pa lamtumirë! Derisa kryhej riti i përgatitjes së kufomës, çuni im më pyeti se ç’do të bëhet me trupin e tezës H. I thashë se do ta fusnin në dhé. Ai vetëm më pyeti: A mund të marrë ajo frymë në dhé?! Çuditërisht, në një rast tjetër pothuajse ngjashëm më kishte pyetur: “Babi, n’varr a rritet njeriu?!” Dhe, unë, përveç që kisha ndier frikë, nuk kisha ditur t’i jap përgjigje.
Më kaploi një ngashërim sa për tezen H., sa për veten, sa për çunin: mendova sa shpejt digjet jeta.
Pyetja e Diellorit ma kujtoi vajin e gruas sime ditën që e patëm varrosur foshnjën tonë të parë: në mbrëmje pati fryrë një erë e tërbuar e përcjellë me shi e vetëtimë. Trëndelina më pati pyetur: A thua tutet foshnja nga era e çmendur? Ajo nuk mund të pajtohej se pjesa e gjallë, që ishte shkëputur nga barku i saj, ta kishte dhënë frymën e fundit. Njerëzit vdesin. Ndoshta kthehen në shtëpinë e Atit tonë.
Zoti e merr hisen e vet. Mirëpo, lamtumira është prore pikëlluese, djegëse. Ne kalojmë nga njëra portë e jetës tek ajo e fundmja.
Atë na e mbyllin të tjerët, ata te të cilët jetojmë, përcillet vazhdimësia jonë. Për ta jemi rropatur të japin fruta për kopshtet jetësore të kësobotshme dhe të parajsës së ëndrrës së pamortë.
Në çaste të tilla e kujtoj peizazhin pikëllues të varrezave, ku rrebeshet e shiut e shndërronin çdo gjë në baltë, madje dhe vetë njeriun. Ndoshta tërë ai shi binte si këmbim i mungesës së lotëve tanë, ndoshta që të mos vëreheshin lotët e ligësisë sonë, ndoshta …
Ne bëjmë lutje dhe themi uratë për shpirtrat e tyre dhe ua kthejmë shpinën, ndërsa ata na ndjekin nga prapa në kujtime, nuk duan të na braktisin. Bëhen edhe vetë pjesë e gjallë e kortezhit mortor të tyre. Kush ka vdekur?- pyet dikush që e sheh tërë atë karvan njerëzish. Jo, jo, askush,- vetëm ishim deri atje ku përtojmë të pushojmë përgjithmonë, ku kërkojmë të vëmë shpesh nga barra e jetës dhe pastaj pendohemi; na këputet fryma për së gjalli.
Kthehemi te shtëpia jonë, ne të cilët kurrë nuk patëm shtëpi, m’u bë se u përgjigj baci M., i cili në prag të vjeshtës vdiq nga kanceri në mushkëri.
Ishte një sëmundje që nuk e kishte lakmuar kurrë, por kush e di si u përvodh dhe i hyri në trup. Dikush tha, përmes duhanit, tjetri – se ishte tepër i mirë për të jetuar më gjatë: nuk i villte helmet që ia dhuronin të tjerët. Të gjitha i mbante për vete.
Nuk donte ta ndynte ambientin. Ishte një adhurues i ekologjisë edhe pse nuk dinte ç’është ekologjia. Kryesorja tërë kohën e kalonte në fushë; ajo i jepte jetë dhe gjerësi shpirtit të tij të gulçuar.
Kur e pyeta një ditë se ç’po bënte, ma ktheu: Para dite po rri, ndërsa pas dite po pushoj, po lodhem duke ndejtur.
Kur m’u kujtua kjo mahi e tij ditën e varrimit desh ia plasa gazit, por më erdhi keq prej tij dhe turp prej vetes. Gjindja të thonin se jam i hallakatur, ndonëse nuk kishte mbetur pa dalë fjala se njeriu që rri mbi libra, s’kish si të ish ndryshe.
Më thanë se ka vdekur me sy çelë. Unë pata shpejtuar përmes rigave të shiut ta arrija varrimin. Kur preka në varrezat e katundit, e pashë vendin ku kisha vdekur shumë herë dhe desh më kaploi vaji.
Desha t’u thosha gjithë atyre budallenjve se nuk jam i lig, po brenda meje po qante fëmija, pikërisht ai fëmijë që baci M. shpeshherë e ka gëzuar me sheqerka edhe kur ka pasur skamje.
Po qante fëmija, të cilin ky plak i ri disa herë e mori në mbrojtje, madje edhe kur nuk duhej. Në vend timin dhe të të gjithë atyre që përmbaheshin padrejtësisht nga vaji, lotët e bilurtë i derdhte qielli; ai na qullte, na bënte të përgjumur. Nga balta jemi krijuar dhe në baltë do të kthehemi, e gatoi hoxha në fund tërë atë që e bluaja në kokë, në fillim. “Pasi të vdesim kemi me u ngjallë”, shtoi një tjetër, që mërmëriste si i shenjtë dhe që e kishte njërën këmbë mbi dhé e tjetrën nën dhé. Mirëpo, vdekja, thonë, nganjëherë nuk gënjen, desha të plotësoja, duke e kundërperifrazuar Sadek Hedajatin e “Bufit të verbër”. Heshta si gjithmonë. Nuk më kuptonin. Në gjuhën e heshtjes nuk nyjëtohej ajo që do të duhej ta thonin mëkëmbësit e Zotit në tokë.
Pas varrimit ndieja si po më hynte ftohtësia e fillimit të vjeshtës në eshtra. Pikëllimi më shumëfishohej. Më duhej të ikja nga katundi, larg të gjallëve dhe të vdekurve të mi, për ta vazhduar gjallimin e atyre që vinin pas meje.
Doja të heshtja, por më doli vetvetiu zëri dhe u thashë të afërmëve: Më ndjeni, nuk kam kohë të jetoj me vdekjen! Njëmend, ua kam borxh jetën të gjithë atyre që s’ua kam dhënë.
* * * Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë me vete.
Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën. Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë.
Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten. I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë, derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e tij të ëmbël, me nektarin mashtrues që dinë ta sajojnë vetëm djajtë.
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe:
SABIT RRUSTEMI: KËTË ZEMËR VETËM MOS E LË
-

“Po na vrasin dhe në ditën e negociatave”, Zelensky ngre alarmin para takimit Trump-Putin
Volodymyr Zelensky i është përgjigjur raporteve për sulme ruse në të gjithë Ukrainën, të cilat po ndodhin teksa Presidenti amerikan Donald Trump po fluturon për t’u takuar me Vladimir Putin këtë mbrëmje në Alaskë.
Ndërkohë, që presidenti ukrainas po merr në kohë reale raporte mbi samitin e Alaskës, ai thotë në Telegram se po është i informuar gjithashtu për “sulme të qëllimshme ruse” në Sumy, rajonin e Dnipro, Zaporizhzhia, rajonin e Khersonit dhe rajonin e Donetskut.
“Lufta vazhdon. Ajo vazhdon pikërisht sepse nuk ka vetëm një urdhër, por edhe sinjale për përgatitjen e Moskës për t’i dhënë fund kësaj lufte. Në ditën e negociatave, ata po vrasin gjithashtu. Dhe kjo thotë shumë”, shprehet Zelensky.
Lideri i Kievit vazhdon të thotë se Ukraina është “e gatshme të punojë sa më produktivisht të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftës” dhe se shpreson për një qëndrim të fortë amerikan.
“Gjithçka do të varet nga kjo, rusët po mbështeten në fuqinë amerikane“, thotë Zelensky. -

“Të vrasin nëse nuk bashkëpunon”, mafia shqiptare koka e drogës në Eukador
Mafia shqiptare ka forcuar pozitat e saj në Ekuador vitet e fundit, duke shfrytëzuar rrugët strategjike të trafikut të drogës. Aktualisht, ajo ka nën kontroll një pjesë të madhe të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
César (jo emri i tij i vërtetë), anëtar i bandës “Latin Kings”, u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare. “Nëse nuk pranon të bashkëpunosh, të vrasin”, shprehet ai.Ekuadori nuk prodhon drogë, por është bërë qendra kryesore e trafikut, pasi 70% e kokainës së botës kalon përmes porteve të tij. Droga kontrabandohet nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.
Policia thotë se vitin e kaluar kapën një sasi rekord droge, kryesisht kokainë, gjë që tregon se eksporti i saj është në rritje. Pasojat janë vdekjeprurëse. Janari i vitit 2025 regjistroi 781 vrasje, duke e bërë muajin më vdekjeprurës në vitet e fundit. Shumë prej tyre lidhen me tregtinë e drogës.
Bandat përdorin tre metoda kryesore për të fshehur kokainën në dërgesa: duke e vendosur drogën në mallra para se të arrijnë në port, duke hapur kontejnerë në port ose duke ngjitur drogën në anije në det.
Cesar është pjesë e këtij procesi, ai korrupton rojet e portit, shoferët e kamionëve dhe mbikëqyrësit e kamerave të sigurisë për t’i ndihmuar të transportojnë drogën pa u zbuluar. Nëse refuzon një punë, rrezikon jetën.
Ndonëse ndihet në faj për viktimat, ai beson se problemi është te vendet që e konsumojnë kokainën. “Sa kohë që në Evropë ka kërkesë, trafiku nuk do të ndalet,” shprehet ai. -

“Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen
Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë ti përçajë ato.
Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.
“SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.
Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah. -

‘T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë’/ Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen…
Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë t’i përçajë ato.
Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.
“SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo
Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.
@giovanna_nikolli #fyp ♬ оригинальный звук – 𝐊𝐚𝐦𝐨
-

VIDEO/ “T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen
Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë t’i përçajë ato.
Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.“SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.
Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.
Top Channel
-

Po na vrasin!
Po na vrasin!
Konsumatori shqiptar ndodhet në “mëshirë të fatit”. Pas skandalit të mishit të pulës me salmonelë, gazetari Osman Stafa ka shpërthyer ndaj AKU-së i cili sipas tij, është kthyer në një institucion gjobvënës.
Stafa ngre alarmin se konsumatori shqiptar po helmohet çdo ditë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për skandalet që dalin çdo ditë kurse ministrja e Bujqësisë Anila Denaj vazhdon qëndron në heshtje.
Reagimi i plotë nga gazetari Osman Stafa
PO NA VRASIN!!!
Kur do e kuptojmë?
18 ton mish pule, e kontaminuar me salmonelë.
Pak kohë më parë ishin 10 ton manderina me pesticide, të cilat pasi i ktheu Kroacia, i shitën në tregun shqiptar.
4.516 kg fileto derri po ashtu me salmonelë. (lajm publikuar pak kohë më parë)
Acuge (peshk) me parazitë. (lajm publikuar pak kohë më parë)
E sa lajme të tilla prej vitesh…
️Shoqëroje me produkte të tjera, si djathi i bërë me niseshte. Qumshti pluhur.
Domatet, kastravecat, specat me pesticide.
️Shtoji ajërin e ndotur, grimcat PM 2.5 të cilat prodhohen nga makinat, plus ndërtimet.
e gjitha kjo me çfarë e barabartë?
Dhe themi pastaj pse rritet numri i personave që vuajnë nga kanceri, e sëmundje të tjera të rënda që shkaktohen nga ushqimet, nga ajëri.
️Është çmenduri kjo që po ndodh. AKU është një institucion me zero besueshmëri, i korruptuar dhe që duhet të zhbëhet, për të krijuar një autoritet ndryshe, në të cilin të kemi siguri dhe besim.
AKU është kthyer në institucion gjobvënës, inspektorë kriminëlë, që për ca gjoba që vënë, marrin më qafë fëmijë, gra, burra, gjyshër.AKU pse duhet ta lejoj një produkt të hyjë në treg pa analiza? Cfarë kuptimi ka, që ne marrin analizat, produkti hynë në treg, konsumatorët e hanë dhe pastaj thonë, se paska qënë i kontaminuar.
️Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, pse nuk del të sqaroj të vërtetën e këtij skandali. Nëse nuk del për këto raste, për çfarë do dalë tjetër?
Kush mban përgjegjësi për ushqimet e kontaminuara që hanë shqiptarët? Moralisht Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, dje duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Por paligjshmëria, skandali, këtu është bërë normalitet.
