Me sa duket, Edi Rama ka zbuluar sërish gjenialitetin e vet politik — kësaj here në formë zoologjike. Në një nga fjalimet e tij “ndriçuese”, i drejtohet demokratëve me fjalët:“Për të ardhur në Tiranë duhet të kalonit nga Qafa e Bufit… E votuat dy herë, doni ta mbani akoma në qafë bufin?”
Ironikisht, fjalia përmban më shumë të vërtetë sesa ndoshta vetë Rama e kupton. Sepse po, kemi kaluar nga “Qafa e Bufit”, por në vend që të linim pas errësirën, kemi hyrë në një sundim totalisht natyror për bufat: me sy natën dhe propagandë ditën.
Që prej se mori pushtetin, vendi është drejtuar me instinktet e një bufi politik: të heshtur ndaj halleve të popullit, por me sy të mprehtë për koncesionet, tenderët pa garë, dhe kulla që rriten në errësirë. Dritat e qytetit ndizen për Instagram, por realiteti i njerëzve është në terr.
Ironia më e madhe? Ndërsa akuzon të tjerët se po mbajnë “bufin në qafë”, Rama ka vendosur të mbajë gjithë Shqipërinë mbi shpinë — si një eksperiment të vetin estetik, ku çdo gjë duket bukur nga lart, por është bosh poshtë.
Po, zoti kryeministër, kemi kaluar nga Qafa e Bufit. Por problemi nuk është që kemi një buf në qafë — problemi është që kemi një buf në pushtet, që i flet popullit me fabulë, ndërsa vendi zbrazet çdo ditë.
Nëse vërtet mendon se “bufi” është problemi i këtij vendi, mos harro se je ti ai që na ke lënë në pyll me të. Dhe në pyllin e politikës shqiptare, bufi mund të jetë simboli më i butë — përballë gjithë grabitqarëve që janë mbledhur rreth teje.
Gijotina.com
Tag: vërtetë
-

Bufi i vërtetë flet për Qafën e Bufit
-

Partia Mundësia hap fushatën: Jemi opozita e vërtetë
Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë.“Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen. Në fillim ishim 10 vetë me një ide që dukej e çmendur. Shiko sa shumë jemi në këtë sallë, me qindra mijëra në gjthë Shqipërinë!”, tha Shehaj.
Shtoi se kjo parti e ka planin të qartë, me një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe përmirësimin radikal të klimës së biznesit.“Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarët, i jep mundësinë çdo individi të lulëzojë. Një shqiptar i lumtur ështrë një shqiptar i pasur dhe i lirë. Lufta kundër korrupsionit është jetike. Drejtësia është shtylla kryesore e shoqerisë, rritja ekonomike çelësi i zgjidhjes së problemeve.”
Tha se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion. “Ne jemi opozita e vërtetë, e sistemit! Ne jemi e vetmja opozitë e vërtetë”, përfundoi Shehaj. -

“Jemi opozita e vërtetë”, Shehaj prezanton programin: Qëllimi ynë rritja ekonomike dhe përgjysmimi i taksave
Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë.
“Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen. Në fillim ishim 10 vetë me një ide që dukej e çmendur. Shiko sa shumë jemi në këtë sallë, me qindra mijëra në gjithë Shqipërinë!”, tha Shehaj.
Shtoi se kjo parti e ka planin të qartë, me një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe përmirësimin radikal të klimës së biznesit.
“Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarët, i jep mundësinë çdo individi të lulëzojë. Një shqiptar i lumtur ështrë një shqiptar i pasur dhe i lirë. Lufta kundër korrupsionit është jetike. Drejtësia është shtylla kryesore e shoqerisë, rritja ekonomike çelësi i zgjidhjes së problemeve”, tha ai.
Tha se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion. “Ne jemi opozita e vërtetë, e sistemit! Ne jemi e vetmja opozitë e vërtetë”, përfundoi Shehaj. -

‘Berisha, program si Regan dhe Trump’, LaCivita: Edi Rama dhe qeveria e tij, dështim i vërtetë
Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë prezantuar sot programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar hapjen e fushatës.
Kjo erdhi pas hapjes së fushatës elektorale një ditë më parë dhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, ku PD do të zhvillojë një muaj fushatë në të 12 qarqet e vendit dhe në diasporë.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Chris LaCivita, konsulent i fushatës së PD-së, i cili ishte ulur në krahun e majtë të Sali Berishës. Në një fjalim të shkurtër, LaCivita theksoi mesazhin konservator të programit të PD-së, duke e krahasuar me politikën e presidentëve Donald Trump dhe Ronald Reagan.
Ai e akuzoi qeverinë e Edi Ramës për dështim dhe e paraqiti Berishën si një lider të vërtetë dhe me një plan konkret për uljen e kostove dhe taksave, veçanërisht për rininë shqiptare. “Fitorja e Berishës është fitorja për familjet shqiptare”, tha LaCivita, duke theksuar se ky është një dallim thelbësor me udhëheqjen e Edi Ramës.
“Edi Rama dhe qeveria e tij kanë qenë një dështim i vërtetë. Por ne kemi doktor Berishën, një njeri i vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një plan të vërtetë për të ulur kostot e shqiptarëve, si dhe konservator si i Trump dhe Reagan. Një plan i vërtetë për të ulur taksat, për të rinjtë shqiptarë dhe të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Ky është një dallim mes një udhëheqjeje të qëndrueshme si doktor Berisha dhe asaj të keqeversjes së Edi Ramën. Fitore e Berishës është fitore për familjet shqiptare”, tha LaCivita. -

Programi i PD-së/ Chris LaCivita krahason Berishën me Trump dhe Regan: Ka një plan të vërtetë për të ulur taksat dhe kostot e familjeve
Chris LaCivita: Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare.
Top Channel
-

Prezantimi i programit elektoral, LaCivita: Një fitore e Berishës është një fitore për familjet shqiptare!
Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton pasditen e kësaj të shtune programin elektoral.
Aleatët e rreshtuar në koalicion me Berishën, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve.
Në krah të liderit të opozitës, Sali Berisha, është edhe strategu i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita.Në fjalën e tij, Chris LaCivita u shpreh se Partia Demokratike ka një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen e tyre.
LaCivita: Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare. -

Kur blini televizorë QLED: Jo gjithçka që shkëlqen është Quantum Dot
Teknologjia Quantum Dot ka revolucionarizuar ekranet e televizorëve, duke ofruar ngjyra të gjalla dhe efikasitet të përmirësuar të energjisë. Megjithatë, gjetjet e fundit sugjerojnë se disa prodhues po shtrijnë përkufizimin e “QLED”, duke e përdorur atë për të promovuar televizorë të klasës së mesme – një praktikë që ngre shqetësime për reklama potencialisht të rreme. Kjo temë u trajtua kohët e fundit edhe nga revista e njohur gjermane Connect, dhe pikat kyçe janë paraqitur më poshtë.
Keqkuptimi rreth OLED
Termi “QLED” (Quantum Dot Light Emitting Diode) është bërë sinonim i cilësisë superiore të imazhit. Televizorët e vërtetë QLED përdorin nanokristale Quantum Dot në sistemet e tyre të ndriçimit të pasmë, të cilat përmirësojnë saktësinë e ngjyrave dhe ndriçimin duke konvertuar dritën blu LED në tone të pastra të kuqe dhe jeshile. Ky proces lejon një gamë më të gjerë ngjyrash dhe përformancë të përmirësuar të gamës dinamike të lartë (HDR).Megjithatë, disa prodhues të televizorëve kanë gjetur mënyra për të përdorur etiketën QLED, ndërkohë që përfshijnë vetëm versionet minimale ose alternative të teknologjisë Quantum Dot. Në vend që të përdorin LED blu në kombinim me një shtresë përmirësuese Quantum Dot, disa modele mbështeten në LED të bardhë me shtresa fosforike të verdha, duke reduktuar saktësinë e ngjyrave dhe ndriçimin. Si rezultat, këta televizorë mund të mos ofrojnë të njëjtin nivel performancë si modelet premium QLED.
Dallimet teknikeTelevizorët premium QLED, si ata nga Samsung, përdorin një sistem ndriçimi të pasmë të bazuar në LED blu dhe një shtresë Quantum Dot për të siguruar riprodhimin e saktë të ngjyrave. Kjo qasje ofron një përvojë shikimi superiore me nivele të larta ndriçimi dhe kontrast të jashtëzakonshëm.
Në kontrast, modelet e përballueshme të etiketuar si QLED mund të përdorin metoda alternative, si ndriçimi i bazuar në fosfor të modifikuar ose shtresat e nano-filtrimit, për të përmirësuar ngjyrat në mënyrë artificiale. Ndërsa këta televizorë mund të arrijnë përmirësime të moderuara në transmetimin e ngjyrave, ata nuk plotësojnë standardet e performancës që priten nga teknologjia e vërtetë QLED. Testet në laborator tregojnë se këto modele mbulojnë një pjesë shumë më të vogël të hapësirës së ngjyrave BT.2020 HDR në krahasim me ekranet QLED të nivelit të lartë, shpesh duke çuar në imazhe më pak të gjalla dhe të thella.Shqetësimet e tregut dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve
Përhapja në rritje e këtyre televizorëve “të frymëzuar nga QLED” ka shkaktuar shqyrtime rregullatore, me agjencitë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe komisionet tregtare që po hetojnë legjitimitetin e këtyre pretendimeve të marketingut, ndërsa një markë tjetër po përballet me një padi të klasës në SHBA për pretendime të rreme. Disa prodhues argumentojnë se përdorimi edhe minimal i teknologjisë Quantum Dot justifikon markimin QLED, por ekspertët paralajmërojnë se hendeku i performancës midis këtyre modeleve dhe televizorëve të vërtetë QLED mbetet i dukshëm.
Për shembull, modeli QLED i Samsung, QE65Q60D, ka një çmim pak më të lartë se televizorët bazikë LED, por integrimi i teknologjisë Quantum Dot i mundëson konsumatorëve të shijojnë plotësisht këtë teknologji.
Si të identifikoni televizorët e vërtetë QLED
Konsumatorët që kërkojnë performancë autentike QLED duhet të marrin parasysh faktorët e mëposhtëm:
Sistemi i ndriçimit të pasmë: Televizorët e vërtetë QLED përdorin LED blu me shtresa përmirësuese Quantum Dot, ndërsa modelet me cilësi më të ulët mund të mbështeten në LED të bardhë me shtresa fosforike të verdha.
Performanca HDR: QLED-të premium zakonisht mbulojnë 75-85% të hapësirës së ngjyrave BT.2020, ndërsa opsionet e tjera mund të arrijnë vetëm 60-70%.
Analiza spektrale: Testet në laborator të ekraneve QLED të vërtetë tregojnë tre maja ngjyrash të dallueshme dhe të definivuara mirë (të kuqe, jeshile dhe blu), ndërsa modelet e niveleve më të ulëta tregojnë më pak pastërti në daljen e ngjyrave.
Rishikimet e pavarura: Në vend që të mbështeten vetëm në pretendimet e marketingut, konsumatorët duhet të referohen në rishikimet e ekspertëve dhe rezultatet e testeve në laborator për një vlerësim më të saktë të cilësisë së imazhit.
Çfarë duhet të kërkoni?
Implementimi i duhur i teknologjisë QLED është një garanci për një përvojë të shkëlqyer shikimi, dhe konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin, pasi disa prodhues përdorin këtë term me lehtësi për të tregtuar produktet e tyre. Ndërkohë që disa modele të nivelit të mesëm mund të ofrojnë ende performancë të kënaqshme, ato mund të mos përputhen me shkëlqimin, efikasitetin, ose saktësinë e ngjyrave të televizorëve QLED premium. Blersit duhet të tregojnë kujdes, të konsultohen dhe të verifikojnë specifikimet teknike para se të investojnë në një televizor QLED. -

Laimer flet për “lamtumirën” e Müller: Është lojtar dhe njeri unik, ashtu siç e shihni. 100% i vërtetë
8 Prill 2025
10:37
Alfred Lleshi
Bayern Munich po përgatitet për një të ardhme pa Thomas Müller, i cili pak ditë më parë njoftoi largimin në fund të sezonit. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League ndaj Interit, Konrad Laimer është shprehur kështu, kur u pyet nëse pret ndonjë “magji” nga shoku i skuadrës në largim: “Si gjithmonë, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta vendosin një ndeshje si kjo. Jam i bindur se të gjithë mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Ne si grup do të përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin”.
Si është të luash me një shok skuadre si Müller?Është një ndjesi e mrekullueshme, edhe të jesh në dhomat e zhveshjes dhe të kalosh kohë me të. Këto dy vitet e fundit kam pasur fatin të ulem pranë tij dhe mund të them se është tamam siç duket, 100% i vërtetë. Ka gjithmonë karakterin e tij të veçantë dhe është kënaqësi të jesh pranë një personi të tillë. Transmeton shumë energji, përmirëson të tjerët, sepse kërkon gjithmonë të përmirësojë edhe veten. Kam mësuar shumë prej tij. Kisha luajtur kundër tij më parë dhe mendoj se është një nga lojtarët më të mëdhenj që kanë ekzistuar. Më ka ndihmuar shumë.
Si e mësuat lajmin për largimin e tij? Dhe kush mund ta zëvendësojë?Nuk mund të zëvendësohet. Ai është unik, i jashtëzakonshëm. E mësova si ju, përmes mediave. Dua t’i shijoj këto javët e fundit me të, ashtu si edhe shokët e mi të skuadrës. Vazhdojmë të mësojmë prej tij. Ajo që transmeton para një ndeshjeje është e pabesueshme. Kush do të vijë pas tij, do ta shohim, për momentin nuk e kemi mendjen aty. -

‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit!
Ish-kandidatja e primarve ne PD ka reaguar ashper ndaj Sali Berishes dhe listave te tij ne Elbasan.
Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alesia Balliu shkruan:
“Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.
Lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!
Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.
Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.
Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD:” -

Kontroll në zyrë dhe ndërhyrje në e-mail-et e prokurorëve, Xhafaj: Sajesa, asgjë nuk është e vërtetë
Fatmir Xhafaj
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë aludimet që lidhen me kontroll zyre, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat për ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Xhafaj e konsideron situatën si një fushatë të njohur dhe të përsëritur ndaj figurës së tij, duke theksuar se nuk do të ndalet nga sulmet.
“ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike,”-shkruan Xhafaj në reagimin e tij.
Në reagimin e tij deputeti socialist përmendi gjithashtu kontributin e tij në proceset e rëndësishme si Reforma në Drejtësi dhe angazhimin aktual në Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin.
REAGIMI:
Kam ndjekur kohët e fundit një seri raportimesh në media, plot me të pavërteta, insinuata dhe aludime nga gojë të shthurura e gjuhë të zgjidhura politikanësh apo pseudo-analistësh, që kanë për qëllim veç të përbaltin figurën time. Ashiqare ngjan me një fushatë të orkestruar sulmesh, njësoj siç kanë bërë edhe më parë. Duke çmuar shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e medias të bëjë punën e vet, për të informuar publikun e për të garantuar transparencën dhe duke pasur e dëshmuar përherë respekt maksimal për njerëzit e medias, sulme të tilla nga disa intrigantë nuk më detyrojnë dot të hesht e as të ndërpres punën në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik. Aq më pak më zmbrapsin dot nga sfida e 11 majit për një kontratë të re besimi me qytetarët e Tiranës, që të vijoj të jem përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të çuar përpara angazhimet e mia publike përball zgjedhësve të mi. Sulme të tilla janë veçse pasqyra e dobësisë se atyre që i gatuajnë, kuzhinierët pa din e iman të çorbës së vjetër e të prishur që i serviret publikut nëpër kanale e portale. Mediat që shpërndajnë këto trillime janë shembull i pasqyrave të thyera që nxijnë e deformojnë realitetin për interesa okulte.
ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike.
Përballë tyre qëndroj i vendosur e me guxim sepse luftoj për atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Zgjedhësit e mi, socialistët me zemër më njohin mirë prandaj më kanë zgjedhur dhe do të më votëbesojnë sërish në 11 maj, pikërisht edhe për arsyen kuptimplotë, se unë nuk jam nga ai soj politikanësh e zyrtarësh që e kanë ndërtuar karrierën duke shkelmuar çdo standard njerëzor dhe etik, duke keqpërdorur mediat si mish për top për të goditur nën brez kundërshtarët politik ose edhe konkurentët apo duke keqpërdorur funksionet në politikë, drejtësi e gjetkë nëpër institucionet shtetërore. KURRË në këtë karrierë të gjatë politike, në asnjë rast nuk kam fyer e cënuar kërkënd në integritetin e tij personal e familjar, qofshin këta edhe kundërshtar të mi politik.
Nuk është hera e parë për mua që përballem me këto sulme. Edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër kushdo që përpiqet të më njollosë nuk ka për t’ja dalë sepse e vërteta është më e fuqishme se çdo forcë e padrejtë që mund të përpiqen të përdorin. Çdo shpifje, çdo gënjeshtër, çdo dezinformatë apo çdo kallëzim i rremë është një mjet i dobët që dëshmon batakun ku kanë rënë një takëm njerëzish, individë të frustuar mendërisht, politikisht e moralisht, që veç të vërtetës dhe interesit publik nuk iu shërbejnë. Unë jam shumë krenar për kontributin tim në politikë, në Partinë Socialiste, në qeveri e legjislativ dhe veçanërisht në procese të rëndësishme jetike për vendin siç ishte Reforma në Drejtësi apo kjo që kemi ndërmarrë së fundi me Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Do të vazhdoj të bëj punën time me përunjësi e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe Partisë Socialiste për të garantuar fitoren në zgjedhjet e 11 majit dhe për të bërë njëherë e mirë të pakthyeshëm rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në lidhje me ndërhyrjen në adresat e e-maileve të disa prokurorëve, nën arrest janë vendosur Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar. Sipas tyre, dosjet kanë mbetur të pacënuar. SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI