Tag: vërtetë

  • “Laerti ‘Qytetar Nderi’ i Leskovikut”/ Vëllai i Madh organizon sfidën interesante me rastin e 1 Prillit, ja sa buxhet arritën të grumbullonin banorët

    “Laerti ‘Qytetar Nderi’ i Leskovikut”/ Vëllai i Madh organizon sfidën interesante me rastin e 1 Prillit, ja sa buxhet arritën të grumbullonin banorët

    Me rastin e 1 Prillit, Vëllai i Madh ka organizuar një sfidë tepër interesante për banorët sa i përket buxhetit të javës. Në “Ditën e gënjeshtrave” banoëve ju është dhënë informacion, të cilin ata duhet ta specifikojnë nëse është e vërtetë apo gënjeshtër.

    Në momentin që informacioni ishte i vërtetë, banorët do të qëndronin nga divani i kuq, mirëpo nëse mendonin se ishte gënjeshtër do të shkonin në drejtim të divanit blu. Sfida është shoqëruar me të batuta dhe të qeshura nga banorët, ndërsa mes titujve tepër interesante ka qenë momenti “Laerti shpallet “Qytetar Nderi” i Leskovikut për kontributin e tij në art dhe kulturë”.

    Edhe pse banorët gjetën përgjigjen e saktë kur thanë se informacioni ishte i gabuar pasi Laerti ndodhet në Big Brother VIP, situata mori një kthesë komike kur moderatori i spektaklit vendosi t’u bënte një rreng të vockël banorëve duke u thënë që informacioni është i vërtetë.

    Në atë moment, Laerti ka shpërthyer i entuziazmuar duke thënë: Faleminderit Leskoviku.

    “Sapo u gënjeva unë, lajmi nuk është i vërtetë”- tha në vijimësi Ledioni, moment që u shoqërua me të qeshura nga banorët dhe zhgënjim nga Laerti.

    Sakaq me brohorima është pritën edhe lajme të tilla si:

    “Jozi është gay, gazetarja plas deklaratën bombë.”

    “Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit.”

    “Lind luanesha në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, ia vënë emrin Gerta.”

    “Ndahet nga jeta Murra, lopa e Big Brother.”

    Si përfundim, banorët kanë fituar 50% të buxhetit javor.

  • Zelensky thirrje SHBA të sanksionojë Rusinë: Nuk do paqe të vërtetë

    Zelensky thirrje SHBA të sanksionojë Rusinë: Nuk do paqe të vërtetë

    Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 15:37
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje SHBA që të sanksionojë Moskën. Kjo duke e akuzuar se nuk po ndjek një paqe të vërtetë pas sulmeve me dronë që shkaktuan dëme në disa vende, veçanërisht në Kryvyi Rih dhe Sumy.
    “Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, tha Zelensky.

    Kjo kërkesë vjen në një kohë kur SHBA-të njoftuan se ishin dakordësuar me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund sulmeve në Detin e Zi dhe kundër objektivave energjetike të njëri-tjetrit, megjithëse nuk dihet ende se kur hyjnë në fuqi marrëveshjet.

  • Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin. Ibrahimovic? Është ndryshe nga sa imagjinohet

    Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin. Ibrahimovic? Është ndryshe nga sa imagjinohet

    Në një intervistë për “Le Parisien”, Olivier Giroud foli edhe për periudhën e tij te Milani: “Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Angli, por vështirë të gjesh një kampionat më të mirë se Serie A.
    Të luaja për Milanin e madh dhe të fitoja titullin më 2022 ishte e pabesueshme. Si fëmijë, isha tifoz i këtij klubi, ndaj t’i mbroja këto ngjyra për tri vite ishte krenari e madhe. Kam pasur mundësinë të punoj me Maldinin, Piolin, Ibrën… Në Itali jam kënaqur shumë. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të ngjashme më parë. ‘San Siro’ është një tempull i vërtetë i futbollit”.
    Francezi tregon çfarë raporti ka me Ibrahimovic: “Është ndryshe nga si mund ta imagjinojnë njerëzit. Ibra mund të duket arrogant, por në të vërtetë ka një karizëm të madhe. Në dhomën e zhveshjes tregon shumë kujdes për mirëqenien e grupit dhe është gjithmonë i vëmendshëm.
    Është kërkues si me veten, ashtu edhe me skuadrën, sidomos me lojtarët e rinj. Zlatan është një lider i vërtetë, një njeri që të shtyn përpara dhe të përmirëson. Ndajmë vlera të rëndësishme si respekti, angazhimi dhe profesionalizmi”.
    Giroud regjistroi 132 paraqitje dhe shënoi 49 gola me fanellën e Milanit, duke u shpallur kampion i Italisë në sezonin 2021-2022.

  • Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike

    Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike

    Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve.
    “Shqipëria bën për vete Berlinin”, u shpreh Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë.
    Kryeministri theksoi se “Ceremonia e Hapjes kushtuar ‘Vendit të Nderit’ dhe stenda gjigante në ITB Berlin tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët pohojnë se përmes saj u nxor në pah Shqipëria e vërtetë”.
    “Albania All Senses”, sipas Ramës, “nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike”.
    “Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në Ceremoninë e Hapjes. Mora një panoramë shumë të qartë të peizazheve, Alpeve, deteve, kulinarisë, një diversitet i madh që na rrëfyet. Prej kësaj jam shumë e interesuar që ta vizitoj Shqipërinë. Do të vij. Gjithashtu pashë Shkodrën Elektronike. Ata me të vërtetë përfaqësuan muzikën tuaj, ishte vërtetë shumë e këndshme”, u shpreh një prej vizitoreve.
    Ndërkohë një tjetër vizitore u shpreh se Shqipëria do të jetë destinacioni i saj i radhës.
    “Në Shqipëri nuk kam qenë ndonjëherë, por duke parë stendën tuaj të bukur mendoj se do të jetë destinacioni im i ardhshëm. Kam dy fëmijë të cilëve dua t’i tregoj botën. Dua t’i tregoj Shqipërinë e bukur”, u shpreh ajo.
    “Jam shumë i interesuar për Shqipërinë veçanërisht për natyrën. Natyra është e mrekullueshme atje. Ne kemi një revistë të titulluar “Mondberge Magazin”, ku publikojmë artikuj rreth kulinarisë, por edhe për lëvizshmërinë elektrike. Unë nuk kam qenë, por një kolegia ime ka mbetur e surprizuar për mundësitë e karikimit për makinat elektrike në Tiranë”, tha një tjetër.
    “E dua Shqipërinë. Kam qenë në Theth, Valbonë, Vlorë, Durrës, Berat, Përmet, Himarë, Ksamil”, u shpreh një tjetër vizitore që ka vizituar Shqipërinë.
    “Jam i interesuar për Rivierën shqiptare. Dua të gjej një vend të këndshëm në bregdet, dua të shkoj në Tiranë dhe të eksploroj kryeqytetin për disa ditë. Kështu që mendoj të kaloj 8-9 ditë në shtator”, tha një tjetër.