Lefter Koka lë qelinë për të vizituar nënën e sëmurë
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Mësohet se Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor. Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lefter […]
Një viktimë dhe 5 të plagosur, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me vdekje tek “Rotondo e Levanit”
Policia ka vendosur në pranga 56-vjeçarin Ilir Pujo, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur tek “Rotondo e Levanit” ditën e djeshme (6 Gusht). “Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin […]
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, Murrizi thirrje kreut të SPAK: Kur të vish nga pushimet shikoje njëherë se mos është për ‘ndërmarrjen tuaj’
Myslim Murrizi i kërkon Altin Dumanit që kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” që akuzohet për evazion fiskal, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Sipas Murrizit, është kompetencë e SPAK trajtimi i rasteve të tilla, pasi mënyra e vetme që kjo kompani ka arritur të ushtrojë veprimtarinë e saj 21 vite duke kryer evazion fiskal, është vetëm nëpërmjet korruptimit të […]
Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Fier, arrestohet 56-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar shoferin 56-vjeçar që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve një ditë më parë në Fier. Përmes një njoftimi policia bëri me dije se lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i fshatit Levan u vu në pranga shtetasi […]
Nga ndarja e çështjeve me short te kohëzgjatja e proceseve gjyqësore dhe masat e sigurimit personal! Raporti i ILD: 21 inspektime në një vit, nuk shpëton as SPAK
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer 21 inspektime gjatë vitit 2024. 12 prej tyre kanë përfunduar, ndërsa ky institucion ka publikuar raportet përkatëse. Inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim […]
Nga pronari i hotelit ku strehohej te berberi personal, Gjykata e Vlorës vendos sot për 4 bashkëpunëtorët e “Pole Qorrin”
Flodian Plaku VLORË- Gjykata e Vlorës do të caktojë sot masat e sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas. Të ndaluarit janë Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Plaku strehohej […]
Aksident tragjik në Levan, me një humbje jete dhe disa të plagosur – arrestohet drejtuesi i mjetit
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme, në rrethrrotullimin e fshatit Levan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin […]
SPAK fut në radar Ermal Beqirin, BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” që fiton të gjithë tenderat…
Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më të fuqishëm në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderësh publikë ka hyrë në radarët e SPAK. Mësohet se oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle së fundmi në ambientet e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Beqirit. Nuk dihet nëse këto […]
Vazhdon pazari i legalizimeve dhe pronës nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, nga mbyllja e linjës së ankesave…
Nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) është kthyer në një institucion ku zvarritjet burokratike, mungesa e transparencës dhe korrupsioni i hapur janë kthyer në normë. Pavarësisht premtimeve për reformim, digjitalizim dhe efikasitet, realiteti me të cilin përballen qytetarët në kontaktin me Kadastrën është një tjetër: aplikime që zhduken, shërbime që ofrohen […]
Presidenti Trump falënderon Vjosa Osmanin për strehimin e refugjatëve të huaj, Edi Rama sulmon presidenten e…
Skena politike shqiptare dhe ajo mbarë-shqiptare është përfshirë nga zhvillime të forta dhe intriguese. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se ka njohur publikisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si lidere të shqiptarëve, të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe përkushtimin ndaj SHBA-së. Ky gjest vjen në një moment kur […]