Tag: takoj

  • ”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…

    ”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…

    Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 21:13
    Siç edhe u priste, artisti Fero si i ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, ka folur për pjesën e jetës që u bënë edhe publike. Si nga varësia pas lëndëve narkotike, ndarja e bujshme dhe procesi që vijon me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli. Ai ka theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës dhe se në asnjë akt mjekoligjor nuk thuhet që Arbenita të ketë lëndim fizik.
    ”Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte.

    Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimi. Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”,-tha Fero.

    Sipas tij, Arbenita po ia mban larg vajzën për hakmarrje. “Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”,-u shpreh reperi. Po ashtu Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten tashmë kanë marrë fund, por se ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij. Në fund, reperi bëri edhe një thirrje publike për Arbenitën, duke i kërkuar të lërë mënjanë inatet dhe t’i japë mundësinë të jetë pranë vajzës së tij. ”E ftoj publikisht të lërë inatet, pasi fëmija ka nevojë për nënën dhe për babain. Ka nevojë për babanë në jetën e saj. Nuk e do njeri vajzën më shumë se babai i saj. Të lutem, mundësoma ta shoh çikën”.

  • Dëshmia tronditëse e vajzës 18-vjeçare: Edhe për mua ai ka vdekur! Do ta takoj që t’i them…

    Dëshmia tronditëse e vajzës 18-vjeçare: Edhe për mua ai ka vdekur! Do ta takoj që t’i them…

    Me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen, vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares që u vra në Volos nga bashkëshorti i saj, flet për tragjedinë që shkatërroi familjen dhe për vendimin e saj për të qëndruar pranë vëllezërve e motrave më të vegjël.

    “Ajo që i bëri nënës sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem. Nuk dua ta shoh më kurrë në sy! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them vetëm një gjë: ‘Turp të kesh’”, tha ajo e shkatërruar, në një intervistë për ‘taxydromos.gr’.

    Vajza më e madhe e familjes tha se ndjen sikur ka humbur të dy prindërit:
    “E humba nënën, iku nga duart e tij, por për mua të dy kanë vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy kanë vdekur. Jam vetëm unë dhe vëllezërit e motrat e mia.”

    Në një rrëfim prekës, ajo deklaroi se nga tani do të marrë rolin e nënës dhe babait për fëmijët më të vegjël:
    “Nuk kam më as nënë, as baba. As vëllezërit e motrat e mia. Nga tani unë do të jem për ta edhe nënë edhe baba.”

    Ajo shtoi:
    “Sekretin e familjes sime nuk do ta tregoj. Do ta mbaj brenda vetes. Vetëm ne e dimë çfarë kemi përjetuar. Nënën time dhe ne fëmijët e saj na kanë pasur zili. Isim një familje që na shikonin me admirim. Tani, ai na shkatërroi.”

    Sot janë publikuar fotografi që tregojnë momentin e arrestimit të 40-vjeçarit, autor i vrasjes. Në pamje shihen policët duke e neutralizuar dhe ndaluar atë.

    Autori i krimit, i cili të premten mbrëma (22 gusht) vrau gruan e tij 36-vjeçare përpara fëmijëve të tyre, u kap në rrugën Evripidhu, vetëm 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi vrasja. Ai ishte fshehur në një truall bosh, i veshur me rroba që kishte gjetur në një kazan plehrash, pa telefon apo sende të tjera me vete.

    Sipas informacioneve, gjatë arrestimit nuk tregoi pendesë dhe tha para policisë: “Gruaja më tradhtonte.”

    40-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe të dielën do të dalë para prokurorit, për të marrë një afat për të dhënë dëshminë e tij.

  • “Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Nder për vendin tonë!

    “Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Nder për vendin tonë!

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas zgjedhjes së Papës së Ri, Robert Francis Prevost. Trump është shprehur se është një nder i madh se Papa i Ri është një amerikan.
    “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shprehet Trump.
    Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën “Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam”. Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903./ZËRI

  • “Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

    “Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

    Ka ardhur reagimi nga presidenti amerikan, Donald Trump për zgjedhjen e Papës së parë amerikan.

    “Pres me padurim të takoj Papën Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës! Çfarë nderi i madh! Ishim pak të befasuar, por shumë të lumtur“, tha Trump.
    Për papën e ri ka reaguar dhe ka uruar edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, kryeministri britanik Kier Starmer, si dhe lider të tjerë botërorë.

    Top Channel

  • Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj

    Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj

    Bota E Enjte, 8 Maj 2025 20:24
    Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Papës Leo XIV, me origjinë amerikane, në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social.
    ”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi po pres të takoj kreun e ri të Kishës Katolike”, shkroi Trump.

    Kardinali Robert Francis Prevost u zgjidh sot papë me emrin Leo XIV. Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
    Mesazhi i plotë
    Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë.
    Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.
    Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!

  • “Unë kryeministër, ai djalë presidenti”, Rama: Nuk kam tentuar ta takoj Don Jr., nuk kam arsye

    “Unë kryeministër, ai djalë presidenti”, Rama: Nuk kam tentuar ta takoj Don Jr., nuk kam arsye

    Pak ditë më parë, djali i Presidentit amerikan, Donald Trump, përgënjeshtroi një lajm në të cilin thuhej se ai kishte anuluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Vetë Rama, i pyetur lidhur me këtë çështje në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, tha se nuk kishte fare në plan të takohej me Donald Trump Jr.
    “As nuk e njoh, as kam tentuar ta takoj. As nuk kam arsye që të tentoj ta takoj, sepse ai është djali i presidentit dhe unë jam kryeministri i Shqipërisë. Nëse do të vijë në Shqipëri, është shumë i mirëpritur, por që unë të tentoj ta takoj atë diku tjetër, nuk e di për cilën arsye”, tha Rama.
    Edhe pse nuk ka post në administratë, Trump Jr. ka zhvilluar vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Vizita bëri bujë në Kosovë dhe Shqipëri, sepse në podcast-in e zhvilluar me presidentin serb, ai publikoi një hartë, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.
    Mediat ruse dhe serbe e komentuan këtë si një kthesë të politikës amerikane dhe garanci se autoritetet serbe do të kenë më shumë mirëkuptim në Shtëpinë e Bardhë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Vuçiç i tha djalit të presidentit amerikan se si i kujton rregullisht zyrtarëve evropianë se ligji ndërkombëtar, të cilit ata i referohen kur flasin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk zbatohet për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.
    Don Jr. gjithashtu ka zhvilluar edhe një vizitë në Groenlandë, ishullin pjesë të Danimarkës, të cilin babai i tij dëshiron ta bëjë pjesë të Shteteve të Bashkuara.