La fëmijët në shkollë dhe më pas u zhduk, gjendet e pajetë në një pyll 31-vjeçarja në Itali
Një grua 31-vjeçare me origjinë moldave, Axenia Manoli, është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Cave, pranë Romës. Gruaja rezultonte e zhdukur që nga e enjtja, pasi kishte shoqëruar fëmijët e saj 7 dhe 11 vjeç në shkollë. Trupi i saj u lokalizua të premten, rreth 200 metra larg makinës së parkuar. […]
Sam Smith ka bërë liposuksion që 13-vjeç pas bullizimit: E kisha gjoksin e zhvilluar
Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 16:49 Sam Smith ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni liposuksioni pasi ishte bullizuar në shkollë për peshën e tij. Këngëtari i cili është jo-binar dhe përdor përemra gjinorë neutralë, ka shpjeguar se pesha ishte “gjëja më e vështirë” që duhej ta përballonte gjatë adoleshencës. Duke folur në […]
Shpërthime të shumta tronditin xhaminë në një shkollë fetare indoneziane, mbi 50 të plagosur
Shpërthime të shumta tronditën një xhami në një shkollë fetare gjatë lutjeve të së premtes në Xhakartë, kryeqytetin e Indonezisë, duke plagosur të paktën 54 persona, kryesisht studentë, tha policia. Dëshmitarët u thanë stacioneve televizive lokale se dëgjuan të paktën dy shpërthime të forta rreth mesditës, pikërisht kur kishte filluar predikimi në xhaminë në SMA 27, […]
Ministria e Arsimit nis përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026
Në një takim të zhvilluar me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, u përcaktuan pikat kryesore të planit të punës me qëllim garantimin e një procesi të drejtë, të qetë dhe transparent për çdo maturant. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se gjatë këtij viti do të forcohen masat ndaj çdo shkeljeje, si nga […]
Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin
Gjysmë shekulli dritë dhe dije: Shkolla “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë feston 50-vjetorin Në Gjashtë, aty ku fryma e dijes është ndërtuar gur pas guri mbi dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj brezave, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” kremtoi 50 vjet nga themelimi i saj.Kjo datë e shënuar, Tetor 2025, nuk është thjesht një jubile — […]
Autobusi me pasagjerë përplaset me murin e një shkolle në Hungari, disa të lënduar
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Szolnok të Hungarisë. Sipas mediave të huaja, një autobus u përplas me murin e një shkolle. Si pasojë, përplasja shkaktoi shembjen e murit, shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të autobusit dhe lëndimin e shumë njerëzve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruajnë mediat […]
VIDEO / Rama publikon pamjet: Transformim i shkollës së mesme në Postribë
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me investimet e qeverisë, është transformuar një tjetër shkollë në vend. Bëhet fjalë për shkollën e mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë. Kjo shkollë është pajisur me fusha të reja sportive. “Transformi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në […]
Xhaferri: Në cilën nga 450 shkollat e ‘ndërtuara’ publike i çojnë fëmijët e tyre Rama dhe Diella?
Nga Besart Xhaferri/ Arsimtarë që jetojnë me qira në apartamentet e trafikantëve të drogës e që në shkollë u nënshtrohen drejtorëve patronazhistë, të cilët shkollat i shohin si bankomat, është realiteti i trishtë i arsimit shqiptar sot. Sa herë dëgjoj të flitet për klasa inteligjente, më vijnë ndër mend fëmijët në zonat rurale që shkojnë […]
Tragjike në Itali/ Nuk arriti dot autobusin ku ndodhej vëllai i saj binjak, 17-vjeçarja përplaset për vdekje rrugës për shkollë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Precenicco, në provincën e Udines, ku një vajzë 17-vjeçare, Alice Morsanutto, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po shkonte drejt stacionit të autobusit për të shkuar në shkollë. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30, vetëm 200 metra larg […]
“Flasim”/ “Në shkollë me frikë e libra në qese plastike”, Ogerta Manastirliu rrëfen adoleshencën në vitin 1997
Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, kandidatja për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, rrëfeu përjetimet e saj si adoleshente gjatë vitit 1997, një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. “Mbaj mend ’97-ën: ishte, për të gjithë ne, për të gjithë brezin tonë, një moment i vështirë i historisë së […]