Tag: shkollë

  • Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Konflikt mes disa fëmijëve në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, dyshohet për të lënduar  

    Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, mes disa nxënësve.

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se fëmijët kanë përdorur sende të forta, teksa dyshohet se ka të lënduar.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rastit.

    Top Channel

  • Si është një ditë normale për George Clooney?

    Si është një ditë normale për George Clooney?

    George Clooney ka përshkruar një rutinë të përditshme me fëmijët e tij, duke thënë se ai ruan një ndjenjë “normaliteti” në jetën e tij duke i çuar ata në shkollë çdo mëngjes.
    Aktori ishte në Festivalin e Filmit në Nju Jork për të promovuar filmin e tij të ri “Jay Kelly” dhe foli për “Daily Mail” duke deklaruar: “Unë kam normalitet. E dini, unë i çoj fëmijët e mi në shkollë çdo mëngjes. Kam normalitet – përveç këtij .”
    Clooney është babai i binjakëve Ella dhe Alexander, të lindur në qershor 2017, nga martesa e tij me gruan Amal Clooney .
    Lidhur me rolin e tij si baba, aktori theksoi se përpiqet t’i mbajë fëmijët larg nga telashet e publicitetit. “ Po përpiqem t’i mbroj nga kjo përvojë tani”, tha ai, duke vënë në dukje se Ella dhe Alexander nuk bënin vizita të shpeshta në shesh xhirimi të “Jay Kelly”: “Nuk jam i sigurt se si do ta shihnin ata. Nuk dua që ata të mendojnë se jetojmë shumë si njerëz të arsimuar mirë.”
    George dhe Amal Clooney u martuan në Venecia në vitin 2014 dhe rrallë flasin publikisht për fëmijët e tyre. Megjithatë, në qershor, aktori zbuloi se binjakët janë shumë të interesuar për Taylor Swift, ndërsa nuk njohin asnjë emër të famshëm në industrinë e filmit.
    “Ata duan të shohin Taylor Swift”, tha ai për E! News, duke shtuar: “Robert De Niro mund të jetë në shtëpi dhe ata do të thonë: ‘Kush është ky?’ Nuk u intereson.”

  • Dështon urdhri i Ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

    Dështon urdhri i Ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

    Urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e përdorimit të telefonave jo vetëm gjatë procesit mësimor por edhe gjatë qëndrimit në mjediset shkollore mbetet një urdhër teorik, pasi nga një vëzhgim i Top Channel duket se nxënësit e kanë të vështirë të shkëputen nga pajisjet teknologjike.
    “Tani jo të gjithë do binden. Telefoni është pjesë e përditshmërisë s’ke ç’bën…”, thotë një maturante.
    Rregullat jo të gjithë i zbatojnë. Gjatë pushimit të gjatë, në oborre apo edhe në korridoret e shkollës gjen adoleshentët me telefona në duar, edhe pse nuk është e lejuar. Por nxënësit pranojnë se edhe në orët e mësimit ka përjashtime…
    “Unë nuk e përdor, por gjatë 5-minutshëve edhe na i japin mësuesit… na duhet të shohim orën. Për mua vajzat e thyejnë më shumë rregullin, bëjnë video për TikTok”.
    Nxënësit përdorin edhe manovra për të manipuluar stafin pedagogjik.
    “Zakonisht marrin dy telefona, një të fikur ja japin mësuesit”.
    Pamjet shkollë më shkollë në kryeqytet, tregojnë se gjimnazistët janë më të pabindurit, por edhe në shkollat 9-vjeçare nuk mungojnë nxënësit me telefona, të cilët bien në sy mes shumicës që ju është mbyllur telefoni në sirtaret e klasës. Këtu prindërit kërkojnë barazinë për të gjithë./TCH

  • Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

    Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë lajmin, se një shkollë ka nisur programin program dygjuhësh anglisht-shqi. 

    Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh. 

    Po ashtu Presidenti thekson se me këtë shkollë, fëmijët shqiptar në New York, do të kenë mundësinë që mësojnë gjuhën shqipe. 

    Postimi i plotë i Begajt: 

    Për herë të parë në botë një shkollë me program duo bilingual anglisht-shqip nisi në New York, në P.S.108 Philip J.Abinanti School. 

    Ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh. 

    Duke i krijuar fëmijëve shqiptarë në New York mundësinë për të mësuar në gjuhën shqipe, u kemi dhënë atyre krenari për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre të vyer. 

     

  • Bullizmi në Sarandë/ Një gjimnaziste tenton aktin ekstrem, hidhet nga kati i katërt, por e shpëton tenda. Babai: Edhe djalin e keqtrajtojnë

    Bullizmi në Sarandë/ Një gjimnaziste tenton aktin ekstrem, hidhet nga kati i katërt, por e shpëton tenda. Babai: Edhe djalin e keqtrajtojnë

    Tenda e një ballkoni shmangi një tragjedi në qytetin e Sarandës, por zbuloi edhe një tjetër histori bullizmi në shkolla e gjimnaze.

    Një 15-vjeçare gjimnaziste tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt të banesës së saj, pasi la përgjysmë festën e ditëlindjes së vëllait të saj.
    Fatmirësisht tenda e ballkonit të një kati më poshtë zbuti goditjen dhe e mitura mori vetëm dëmtime të lehta.
    Babai i saj Arben Cërriku tregoi se gjimnazistja para se të ndërmerrte aktin e rëndë kishte treguar se ishte pre e bullizmit.
    “Vjen nga shkolla rreth orës 1 e gjysmë dhe i tregon të vëllait që një vajzë në klasë bashkë me shokun e ofendonte. I vëllai i thotë do t’i zgjidhim… Ndodhi e papritura! Nusja dëgjoi një zhurmë dhe del në ballkon shikon vajzën, aty mendova se mbaroi çdo gjë”.
    Kryefamiljari baba i tre fëmijëve thotë se është i divorcuar, por drama në familjen e tij është edhe më e madhe, pasi edhe djali nuk shkon në shkollë për shkak të bullizimit.
    “Ajo kishte arsye të tjera me sa shoh unë. Shkonte në shkollë as buke nuk hante. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi. Fëmijët jetojnë me nënën. Mendoj që do ta heq fare vajzën nga shkolla për arsye bullizimi…”, tha babai.
    Një bashkëmoshatare pohoi shqetësimet e vazhdueshme që kishte pasur 15-vjecarja në klasë: “Bullizimi shfaqet në veshje, në pamjen e fytyrës. Unë i thashë ti je më e mira nuk duhet t’i vesh të tjerët përpara. Është e mbyllur në vetvete, por e kam bërë që të flasë e shoqërohet me shoqet por nuk e dija që do shkonte deri këtu.”
    E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit në Sarandë dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ky episod ka ngritur sërish alarmin mbi fenomenin e bullizmit tek të rinjtë dhe pasojat dramatike që ai mund të shkaktojë. Autoritetet po vijojnë hetimet mbi rrethanat që çuan vajzën drejt këtij veprimi ekstrem.

    Top Channel

  • Shkak bullizimi/ Një gjimnaziste në Sarandë hidhet nga kati i katërt! Babai: Edhe djalin e keqtrajtojnë

    Shkak bullizimi/ Një gjimnaziste në Sarandë hidhet nga kati i katërt! Babai: Edhe djalin e keqtrajtojnë

    Tenda e një ballkoni shmangi një tragjedi në qytetin e Sarandës, por zbuloi edhe një tjetër histori bullizmi në shkolla e gjimnaze.
    Një 15-vjeçare gjimnaziste tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt të banesës së saj, pasi la përgjysmë festën e ditëlindjes së vëllait të saj.
    Fatmirësisht tenda e ballkonit të një kati më poshtë zbuti goditjen dhe e mitura mori vetëm dëmtime të lehta.
    Babai i saj Arben Cërriku tregoi se gjimnazistja para se të ndërmerrte aktin e rëndë kishte treguar se ishte pre e bullizmit.
    “Vjen nga shkolla rreth orës 1 e gjysmë dhe i tregon të vëllait që një vajzë në klasë bashkë me shokun e ofendonte. I vëllai i thotë do t’i zgjidhim… Ndodhi e papritura! Nusja dëgjoi një zhurmë dhe del në ballkon shikon vajzën, aty mendova se mbaroi çdo gjë”.
    Kryefamiljari baba i tre fëmijëve thotë se është i divorcuar, por drama në familjen e tij është edhe më e madhe, pasi edhe djali nuk shkon në shkollë për shkak të bullizimit.
    “Ajo kishte arsye të tjera me sa shoh unë. Shkonte në shkollë as buke nuk hante. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi. Fëmijët jetojnë me nënën. Mendoj që do ta heq fare vajzën nga shkolla për arsye bullizimi…”, tha babai.
    Një bashkëmoshatare pohoi shqetësimet e vazhdueshme që kishte pasur 15-vjecarja në klasë: “Bullizimi shfaqet në veshje, në pamjen e fytyrës. Unë i thashë ti je më e mira nuk duhet t’i vesh të tjerët përpara. Është e mbyllur në vetvete, por e kam bërë që të flasë e shoqërohet me shoqet por nuk e dija që do shkonte deri këtu.”
    E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit në Sarandë dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ky episod ka ngritur sërish alarmin mbi fenomenin e bullizmit tek të rinjtë dhe pasojat dramatike që ai mund të shkaktojë. Autoritetet po vijojnë hetimet mbi rrethanat që çuan vajzën drejt këtij veprimi ekstrem.

  • Sulm i përgjakshëm në një shkollë në Francë, nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen

    Sulm i përgjakshëm në një shkollë në Francë, nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen

    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë në Alsace, Francë, kur një nxënës 14-vjeçar sulmoi mësuesen e tij 66-vjeçare me thikë në fytyrë.

    Sulmi ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 8, në Shkollën e Mesme Robert Schuman, në Benfeld, afër Strasburgut, vetëm disa kilometra larg kufirit gjerman.
    Nxënësi goditi mësuesen në fytyrë, duke e plagosur rëndë, por fatmirësisht jeta e saj nuk është në rrezik. Pas sulmit, ai iku nga shkolla dhe u kap më vonë nga policia në një rrugë midis Benfeld dhe Huttenheim. Sipas raportimeve, gjatë arrestimit ai u plagos në qafë dhe u dërgua në spital me helikopter.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar motivin e këtij sulmi të dhunshëm, ndërsa një ekip emergjence psikologësh është dërguar në shkollë për të mbështetur nxënësit, mësuesit dhe familjet e përfshira. Hetuesit ende nuk kanë publikuar detaje të identitetit të nxënësit, i cili thuhet se është një djalë që është strehuar në një shtëpi. Ministrja e Arsimit e Francës ka njoftuar se do të udhëtojë në rajon për të monitoruar situatën.

    Top Channel

  • Francë, sulm i përgjakshëm në një shkollë, nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen

    Francë, sulm i përgjakshëm në një shkollë, nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen

    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë në Alsace, Francë, kur një nxënës 14-vjeçar sulmoi mësuesen e tij 66-vjeçare me thikë në fytyrë. 
    Sulmi ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 8, në Shkollën e Mesme Robert Schuman, në Benfeld, afër Strasburgut, vetëm disa kilometra larg kufirit gjerman. 
    Nxënësi goditi mësuesen në fytyrë, duke e plagosur rëndë, por fatmirësisht jeta e saj nuk është në rrezik. Pas sulmit, ai iku nga shkolla dhe u kap më vonë nga policia në një rrugë midis Benfeld dhe Huttenheim. Sipas raportimeve, gjatë arrestimit ai u plagos në qafë dhe u dërgua në spital me helikopter. 
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar motivin e këtij sulmi të dhunshëm, ndërsa një ekip emergjence psikologësh është dërguar në shkollë për të mbështetur nxënësit, mësuesit dhe familjet e përfshira. Hetuesit ende nuk kanë publikuar detaje të identitetit të nxënësit, i cili thuhet se është një djalë që është strehuar në një shtëpi. Ministrja e Arsimit e Francës ka njoftuar se do të udhëtojë në rajon për të monitoruar situatën. 
     
     
     
     

  • 15-vjeçarja hidhet nga pallati, babai: E bullizonin në shkollë

    15-vjeçarja hidhet nga pallati, babai: E bullizonin në shkollë

    Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 15:13
    Një vajzë 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen në Sarandë, pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj. Ajo dhe vëllezërit e saj, së bashku me prindërit, ndodheshin të gjithë në shtëpi pasi vëllai i saj i vogël kishte ditëlindjen. Babai i vajzës ka treguar edhe dinamikën. Ai ka sqaruar se sapo kishte ardhur në shtëpi nga shkolla, i kishte treguat babait se një vajzë dhe një djalë në shkollë e kishin bullizuar. Babai dyshon se vajza është bullizuar prej kohësh në shkollë dhe kishte vënë re ndyshim në sjelljen e të bijës. Sipas tij, 15-vjeçarja, që aktualisht është në vit të 1 gjimnaz, bullizohej edhe në 9-vjeçare.
    ”Vajza gjithmonë, që i jepja 5 mijë lekë në mëngjes, ma sillte përsëri në drekë dhe rrinte dhe pa ngrënë. I thosha pse nuk hëngre, jo babi jam kështu.. gjente pretekste, gjente arsye për t’u justifikua që nuk hante bukë. Ajo kishte arsye të tjera mesa shoh unë, sepse nuk është hera e parë që vajza vjen shumë e ndrojtur, shumë e frikësuar nga shokët ose shoqet në shkollë.

    Është në vit të parë gjimnaz. E njëjta gjë i ndodhte dhe kur ishte në 9-vjeçare. Të tilla gjëra, por nuk më shprehej dhe aq shumë mua. Ne e kuptonim dhe i flisnim, bisedonim me të, e merrnim me dashuri, e nxirrja xhiro, i blenim gjërat që donte. Kohët e fundit ajo ishte nuk del jashtë, sepse unë e di sa të dali e bullizojnë direkt. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi.

    Po ta çoj në shkollë, djalin do ma rrahin, do ma pështyjnë, do ma poshtërojnë. Nuk e di, edhe pse nuk e kuptoj pse ndodh. Edhe këtu në lagje, djalin unë e mbaj brenda në shtëpi. Dhe tani është në shtëpi. Unë mendoj që do ta heq vajzën fare nga shkolla për arsye bullizimi. Nuk ka korrektësi në shkolla. Mësuesja është një prind i dytë për fëmijën. Se nesër kur vajza del nga shkolla, unë nuk e di ku më shkon. Mund të shkojë në det të mbytet. Jam i detyruar t’i rri roje 24 orë”.

  • “S’ka kopsht dhe shkollë publike”/ Xhixho ngre shqetësimin e banorëve: Nisin vuajtjet e përditshme të prindërve…

    “S’ka kopsht dhe shkollë publike”/ Xhixho ngre shqetësimin e banorëve: Nisin vuajtjet e përditshme të prindërve…

    Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.
    REAGIMI I XHIXHOS:
    Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.
    Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.
    Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.
    Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.
    Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.
    Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.