Dy ditë para zgjedhjeve/ Pas Shkodrës, Altin Dumani shkon në Prokurorinë e Lezhës
Pas Shkodrës, kreu i SPAK ka mbërritur pak çaste më parë në Lezhë. Ai do të ketë një takim me Arben Nikën, të komanduarin si kryeprokuror i Lezhës si dhe me përfaqësues të policisë. Në fokus janë diskutimet për krimet zgjedhore. Top Channel
Krimet zgjedhore, BKH operacion në Shkodër
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës po zhvillon disa kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të Qarkut Shkodër. Më konkretisht në Malësi të Madhe, Bardullush, Bushat dhe Mjedë. Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi, i cili është caktuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në Shkodër ka firmosur urdhrin që i lejon […]
Krimet zgjedhore/ BKH dhe SPAK kontrolle në disa zona të Shkodrës, në terren edhe Altin Dumani
FOTO ILUSTRUESE MALËSI E MADHE-BKH dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër. Dritan Prençi është prokurori i SPAK i […]
PD&PSD bashkë, bllokojnë sërish këshillin bashkiak të Shkodrës! Tom Doshit i ikën një këshilltar: Do bëhem me PS!
Gjovalin Ndoj SHKODËR- Bllokohet për herë të dytë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Këshilltarët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, duke zgjedhur që të bojkotojnë punimet e Paralamentit lokal, ndërsa lëvizje ka pasur edhe nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Në rendin e ditës për sot ishte përfshirë miratimi i fondit 6% të ndihmës […]
Lëvizje politike në Shkodër/ Këshilltari i PSD braktis Tom Doshin dhe i bashkohet PS-së
Gara elektorale e fortë në qarkun e Shkodrës ka shkaktuar ndryshime të rëndësishme në radhët e forcave politike lokale. Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur me siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit, ka braktisur këtë forcë politike më 7 maj. Ndoj ka shpallur publikisht mbështetjen për Partinë Socialiste dhe për kryetarin […]
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës bllokohet për herë të dytë
Për herë të dytë bllokohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Këshilltarët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, duke vendosur të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa Partia Social Demokrate e kishte paralajmëruar një ditë më parë se nuk do të merrte pjesë, duke e cilësuar rendin e ditës si të motivuar politikisht dhe […]
Universiteti i Shkodrës marrëveshje me Dhomën e Tregti- Industrisë Shqipëri- Japoni, ja çfarë parashikohet
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” priti për herë të parë në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, një moment domethënës për forcimin e lidhjeve akademike dhe kulturore mes dy vendeve. Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, duke theksuar vullnetin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e […]
Bllokimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga PSD, reagon kryebashkiaku Benet Beci…
DEKLARATË PËR SHTYPZYRA E MEDIAS BASHKIA SHKODËR Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, hedh poshtë kategorikisht pretendimet e subjektit politik PSD për bllokimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Fushata elektorale e këtij subjekti ka marrë peng ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe procesin e mirëadministrimit e hapësirave publike të plazhit të Velipojës. Një tjetër […]
Zjarr në një stallë pranë Shkodrës, ngordhin bagëtitë e 76-vjeçarit
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike. Stalla ishte në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç. Për fat të keq, përveç djegies së plotë […]
Rama poston videon e bukur nga Shkodra: Fëmijët, buqetë e mrekullueshme në Ditën e Luleve
“Festa e Luleve” është aktiviteti që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, nga 1-8 maj, duke përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga festimet e fëmijëve në Shkodër, ndërsa shkruan se ata janë buqeta më e bukur e Shkodrës në Ditën e Luleve. ”Fëmijët, një buqetë e […]