E paprecedentë në qarkun e Shkodrës, nxirret jashtë qendrës së votimit komisioneri i dehur
Foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi në Gur të Zi në qarkun e Shkodrës. Sipas “A2 CNN”, komisionerët kanë nxjerrur jashtë komisionerin e Partisë Socialdemokrate me inicialet B. Kasemi, sepse ishte i dehur. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 0340 KZAZ nr.2 të këtij qarku./ZËRI
Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV
Në qarkun e Shkodrës, në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ende nuk ka nisur procesi i votimit. Komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.
Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kisha ku ruhet ikona që iku në Mesjetë
Papa Leoni XIV ishte sot pasdite në qytetin jashtë Romës për të vizituar privatisht vendin e adhurimit të pranisë augustiniane, ku ruhet figura e Zojës ardhur aty nga Shqipëria në prag të pushtimit nga turqit. Papa përshëndeti njerëzit në shesh dhe u lut para figures së Virgjërës Mari, që njihet edhe me emrin Zoja e […]
Në përvjetorin e lindjes së këngëtarit Shyqyri Alushi, zërit që vazhdon të na magjepsi
Nga Albert Vataj Më 10 maj, dita që shënoi lindjen e një prej zërave më të dashur të këngës qytetare shkodrane, na sjell sot një kujtim të gjallë dhe të paharruar, Shyqyri Alushi, bilbili i ahengut, zëri që u bë emblemë e një trashëgimie të rrallë shpirtërore. Në këtë përvjetor lindjeje, ne nuk e kujtojmë […]
Zgjedhje 2025/ Çfarë duhet të dini për qarkun e Shkodrës, nga numri i mandateve tek emrat e kandidatëve
Qarku i Shkodrës shtrihet në veriperëndim të vendit. Ky qark përbëhet nga Bashkia e Shkodrës, Vau i Dejës, Fushë Arrëzit, Malësisë së Madhe dhe Pukës. Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 në këtë qark u regjistruan 272.078 zgjedhës, ku ushtruan të drejtën e votës 113897 ose 41.86% . Në zgjedhjet e 11 majit […]
Përgjimet e SPAK zbulojnë blerjen e votave nga eksponentë të PSD në Shkodër, hetim për korrupsion në zgjedhje dhe në…
Rigels Seliman Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, por ky proces jetik për demokracinë është rënduar nga hije të rënda dyshimi. Hetimet e fundit të SPAK kanë zbuluar përfshirjen e drejtpërdrejtë të disa eksponentëve politikë në blerje votash dhe manipulime elektorale. Qarku i Shkodrës dhe ai i […]
Altin Dumani “përvesh” mëngët dhe zbret në terren, ka të arrestuar në Shkodër për krimet zgjedhore, sekuestrohen…
Rigels Seliman Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka zbritur dje në terren, duke dhënë mesazhin e qartë zgjedhjet nuk do t’i dorëzohen krimit elektoral. Me “mëngët e përveshura” dhe mesazhe të qarta për tolerancë zero, drejtuesi i SPAK ka ndërmarrë një ofensivë të drejtpërdrejtë ndaj manipulimeve zgjedhore në veri të vendit. Shkodra […]
FOTO/ Përurohet Xhamia e Plumbit, Myftiu i Shkodrës: Një ëndërr që bëhet realitet
Xhamia e Plumbit në Shkodër është përuruar sot nëpërmjet një ceremonie ku merret pjesë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Beci u shpreh se restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit është një moment që na bën krenar të gjithëve […]
“Ëndërr e bërë realitet”, inaugurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër
Një ëndërr që bëhet realitet. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ky objekt kulti është inauguruar sot me prezencën e personaliteteve dhe ambasadorit turk në Tiranë. Për kreun e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit është një moment […]
Në prag të zgjedhjeve/ Pas Shkodrës, Altin Dumani shkon në Prokurorinë e Lezhës
Pas Shkodrës, kreu i SPAK ka mbërritur pak çaste më parë në Lezhë. Ai do të ketë një takim me Arben Nikën, të komanduarin si kryeprokuror i Lezhës si dhe me përfaqësues të policisë. Në fokus janë diskutimet për krimet zgjedhore. Top Channel