SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja ka një vlerë prej 142 miliardë dollarësh. Akti përfshin sigurimin e Arabisë Saudite me “pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane”. Marrëveshja u nënshkruar nga presidenti […]
Marrëveshja për armët SHBA-Arabia Saudite, ja çfarë përmban paketa prej 142 miliardë dollarësh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite. Por çfarë përmban kjo marrëveshja me vlerë 142 miliardë dollarëshe? Në një njoftim për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, SHBA-të thonë se shitjet e armëve mbulojnë pesë kategori: Përparimi i Forcave Ajrore dhe aftësitë hapësinore Mbrojtja ajrore dhe raketore Siguria detare dhe bregdetare […]
Trump shkon në Arabinë Saudite, në fokus investimet por edhe situata në Gaza
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite në kuadër të një turi të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Ai u prit me nderime të larta nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ndërsa të pranishëm në këtë udhëtim janë edhe figura të njohura të biznesit, përfshirë Elon Musk dhe Larry Fink. Në […]
Trump thyen traditën, nis vizitën e parë të mandatit të dytë në Arabinë Saudite
Presidenti Donald Trump ka nisur nga Arabia Saudite turneun e parë të madh ndërkombëtar gjatë mandatit të tij të dytë, duke thyer traditën e presidentëve amerikanë që vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë ose Meksikën. Ai është takuar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman në Riad. Më vonë ai pritet të flasë në një forum […]
Trump në Arabinë Saudite, në fokus marrëveshje ushtarake dhe triliona dollarë investime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e një turneu katër-ditor në rajonin e Gjirit, i cili do të përqendrohet më shumë në marrëveshjet ekonomike sesa në krizat e sigurisë që kanë prekur rajonin – nga lufta në Gaza deri te kërcënimi i përshkallëzimit të programit bërthamor të Iranit. […]
VIDEO/ Trump pritet me ceremoni madhështore në Arabinë Saudite, të paktën 5 aeroplanë luftarakë shoqërojnë Air Force One
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku është pritur me nderime të larta ndërsa nisi udhëtimin e tij të parë të madh diplomatik jashtë vendit gjatë mandatit të tij të dytë. Një video e shpërndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tregon momentin kur avioni presidencial Air Force […]
Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite dhe Gaza po rrezikojnë aleancën
Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat sugjerojnë një distancim nga “vijat e kuqe” të Izraelit dhe, po ashtu, tregojnë se ai është më i tunduar nga “petrodollarët” e Arabisë Saudite, veçanërisht duke pasur parasysh turneun e tij të ardhshëm në vendet e Gjirit. Raporti i Reuters, sipas të […]
“Nga partner në rrezik, Netanyahu dhe fundi i një aleance strategjike”/ Analiza e NYT: I dashur Trump, Izraeli nuk është…
Në një shkrim të fundit në The New York Times, analisti i njohur Thomas L. Friedman i drejtohet ish-presidentit Donald Trump me një letër të hapur, duke e inkurajuar atë të rishikojë marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin dhe Izraelin. Friedman thekson se ky është një moment i rëndësishëm për të riformuar politikën amerikane në Lindjen […]
Juventusi e ka seriozisht për Osimhen, por nga Arabia Saudite ka gati ofertën marramendëse
Victor Osimhen pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian, që me shumë gjasa do të rikthehet te Napoli pas huazimit te Galatasaray, pritet të jetë objekt i një “ankandi” të fortë mes klubeve më të mëdha europiane, por edhe skuadrave të pasura arabe, që janë të gatshme të bëjnë […]
Ronaldo- Benzema përballë, sot supersfida e LPS
Atje ku ka lulëzuar futbolli i yjeve, në Arabinë saudite sot një ditë shumë e rëndësishme për kreun e renditjes së Ligës Profesionale Saudite. Tre ekipet e para dhe fituesi i Ligës së Kampionëve Aziatikë, Al Ahli, do të dalin apo kanë dalë në fushë: sot, me shumë mundësi, do të vendoset si lufta për […]