Tag: saudite

  • Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

    Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

    Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare.
    Por, më 14 maj, ndodhi një ndryshim i madh në skenën botërore kur presidenti i Shteteve të Bashkuar (SHBA), Donald Trump, u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa – një ish-rebel i njohur me emrin e luftës Abu Mohammed al-Jolani – në Riad.
    Ky ishte takimi i parë midis liderëve të Sirisë dhe SHBA-së në një çerek shekulli.
    Ky hap sinjalizon jo vetëm një kapitull të ri për vendin e shkatërruar nga lufta, por edhe një ripozicionim të aleancave rajonale dhe dinamikave të pushtetit në Lindjen e Mesme.
    Duke folur në kryeqytetin saudit, Trump tha se vendimi për t’i hequr sanksionet, i shpallur një ditë më parë, synon t’i japë Sirisë “një mundësi për madhështi”, ndërsa vendi përpiqet të rindërtohet pas më shumë se një dekade lufte civile dhe shkatërrimi ekonomik.
    Sanksionet, të vendosura fillimisht për të ushtruar trysni ndaj qeverisë së presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad, “tashmë prekin drejtpërdrejt popullin sirian dhe pengojnë procesin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit,” tha Ministria e Jashtme e Sirisë pas njoftimit.
    Duke përshëndetur vendimin e Trumpit, Ministria siriane tha se sanksionet “kontribuuan në rënien e [Assadit]” dhe shtoi se sirianët “presin me padurim heqjen e plotë të sanksioneve si pjesë e hapave që mbështesin paqen dhe mirëqenien në Siri dhe rajon.”
    Damasku shpërtheu në festime pas njoftimit të Trump, dhe shumë sirianë shpresojnë për lehtësime ekonomike.
    “Siria tani ka një mundësi të vërtetë për t’u rikthyer në sistemin ekonomik global”, tha për Radion Evropa e Lirë Clara Broekaert, hulumtuese në Qendrën Soufan.
    “Kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga gjithë ndikimi – veçanërisht sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicave – por regjimi aktual i sanksioneve nuk e bën këtë, përkundrazi ndëshkon qytetarët e zakonshëm sirianë”, tha ajo.
    Takim historik
    Dy liderët u takuan shkurtimisht në Riad në margjinat e takimit të Trumpit me liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
    Shtëpia e Bardhë tha se Trump i kërkoi liderit sirian të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin duke iu bashkuar të ashtuquajturave Marrëveshjet Abraham, të nënshkruara tashmë nga disa shtete të Gjirit Arab.
    Ai gjithashtu kërkoi që Sharaa të dëbojë militantët palestinezë dhe të marrë kontrollin e kampeve që mbajnë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe që aktualisht menaxhohen nga guerilët kurdë të kundërshtuar nga Turqia.
    Takimi i fundit i tillë ndodhi në vitin 2000, kur presidenti amerikan, Bill Clinton u takua me Hafez al-Asadin në Gjenevë. Takimi i Trumpit me Sharaa sinjalizon një ngrohje të marrëdhënieve dhe një njohje de facto të udhëheqjes së re siriane – diçka e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.
    Nga kryengritës në president
    Ngjitja e Sharaas në Presidencë është një histori që pak do ta kishin parashikuar. Ai luftoi kundër forcave amerikane në Irak dhe më pas themeloi Jabhat al-Nusra-n, grupin e lidhur Al-Kaedën, gjatë luftës civile siriane.
    Me kalimin e kohës, ai u shkëput nga Al-Kaeda, duke e riemërtuar grupin si Hayat Tahrir al-Sham dhe konsolidoi pushtetin në veriperëndim të Sirisë. Në fund të dhjetorit 2024, Sharaa udhëhoqi një ofensivë të shpejtë të rebelëve, të mbështetur nga Turqia, dhe mori Damaskun, duke i dhënë fund gjysmëshekulli sundimi të familjes Assad.
    Më pas, ai shpalli shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura – përfshirë edhe të veten – dhe mori presidencën me emrin e tij të lindjes, duke premtuar reformë kushtetuese dhe një epokë të re për Sirinë.
    Transformimi i Sharaas nga komandant rebel në kryetar shteti është si mbresëlënës, ashtu edhe kontrovers. Derisa ka punuar për të projektuar një imazh pragmatik, duke premtuar siguri për pakicat dhe të jetë i hapur ndaj komunitetit ndërkombëtar, e kaluara e tij vazhdon të ngjallë shqetësime në Perëndim dhe Izrael.
    Sharaa është përballur me vështirësi për të kontrolluar fraksionet e lidhura me Qeverinë e tij tranzitore. Kjo sfidë u theksua në mars, kur shpërthyen përleshje midis forcave të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë ndaj qeverisë së rrëzuar të mbështetur nga Irani dhe Rusia. Grupe për të drejtat e njeriut dokumentuan qindra viktima, përfshirë civilë.
    Broekaert tha se, pavarësisht reformave të fundit, politikëbërësit amerikanë ende kanë “shqetësime të vazhdueshme”, përfshirë për dhunën sektare në provincat bregdetare.
    “Ajo që po ndjek me kujdes personalisht është integrimi i luftëtarëve të huaj në strukturën e re të sigurisë dhe qeverisjes”, tha ajo.
    Këto çështje, shtoi Broekaert, “vazhdojnë të ushqejnë skepticizmin midis politikëbërësve me ndikim në Uashington për qëndrueshmërinë dhe sinqeritetin e këtyre reformave”.
    Megjithatë, për shumë sirianë, Sharaa përfaqëson një shkëputje nga dekadat e diktaturës dhe një mundësi për rindërtim pas viteve të shkatërrimit.
    “Sharaa gjithashtu, për të qenë e sinqertë, ka pozicionuar shumë me zgjuarsi udhëheqjen dhe agjendën e tij si pragmatike dhe në përputhje me interesat strategjike të SHBA-së, veçanërisht në frenimin e ndikimit iranian”, tha Broekaert.
    Roli vendimtar i Arabisë Saudite
    Ky ndryshim dramatik në politikën e SHBA-së nuk ndodhi në vakum. Arabia Saudite, nën udhëheqjen e Princi të Kurorës Muhammed bin Salman, luajti rol kyç në orkestrimin e këtij përparimi diplomatik.
    Trump bëri njoftimin e tij në një konferencë investimesh në Riad më 13 maj, duke ia atribuar publikisht meritën princit saudit si forcë shtytëse për këtë vendim.
    Arabia Saudite, së bashku me Turqinë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, lobuan me këmbëngulje në Uashington, duke argumentuar se angazhimi me Qeverinë e Sharaas ishte thelbësor për stabilizimin e Sirisë dhe frenimin e ndikimit iranian në rajon.
    Njoftimi përkoi me zotimin e Arabisë Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për armë në vlerë 142 miliardë dollarë – që theksojnë shkallën e bashkëpunimit SHBA-Arabi Saudite.
    Duke theksuar rolin “vendimtar” të Arabisë Saudite, Broekaert tha se Muhammed bin Salman “kombinoi presionin diplomatik me stimuj transaksionalë” për të siguruar përkushtimin e Trump ndaj udhëheqjes së re siriane dhe për të përshpejtuar heqjen e sanksioneve.
    Si do të ndikojë kjo tek aktorët e tjerë rajonalë?
    Përqafimi i Qeverisë së re të Sirisë nga Trumpi po përhapet në gjithë rajonin.
    Për Izraelin, ky është burim i shqetësimit të thellë. Zyrtarët izraelitë, të kujdesshëm për të kaluarën xhihadiste të Sharaas dhe dhunën komunitare që shoqëroi ngritjen e tij, frikësohen se normalizimi i SHBA-së me Damaskun mund të kufizojë lirinë e veprimit të Izraelit dhe t’i inkurajojë aktorët armiqësorë.
    Ka raportime për bisedime indirekte midis Sirisë dhe Izraelit, ndoshta të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por skepticizmi izraelit mbetet i lartë.
    “Është e qartë se ndikimi i Izraelit ka rënë në trajtimin që administrata Trump i bën Sirisë”, tha Broekaert.
    Për Iranin, zhvillimet përbëjnë një goditje të madhe strategjike. Rënia e regjimit të Assadit dhe ngritja e një qeverie armiqësore ndaj Teheranit kanë shkëputur një hallkë kyçe në “boshtin e rezistencës” të Iranit – rrjetin e tij të aleatëve rajonalë dhe përfaqësuesve. Asetet iraniane në Siri janë konfiskuar dhe Qeveria e re ka treguar pak interes për të vendosur marrëdhënie me Teheranin.
    Edhe Rusia e ka ndier rënien e ndikimit të saj. Edhe pse Moska ruan baza ushtarake në bregdetin sirian, Qeveria e re ka bërë të qartë se prania e ardhshme e Rusisë do të varet nga marrëveshje që shërbejnë interesat e Sirisë. Rusia tani po kërkon mënyra për t’u riangazhuar me Damaskun, por ndikimi i saj është zvogëluar./REL

  • Çfarë sinjalizon takimi i Trump me udhëheqësin e ri sirian?

    Çfarë sinjalizon takimi i Trump me udhëheqësin e ri sirian?

    Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare.
    Por, më 14 maj, ndodhi një ndryshim i madh në skenën botërore kur presidenti i Shteteve të Bashkuar (SHBA), Donald Trump, u takua me presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa – një ish-rebel i njohur me emrin e luftës Abu Mohammed al-Jolani – në Riad.
    Ky ishte takimi i parë midis liderëve të Sirisë dhe SHBA-së në një çerek shekulli.
    Ky hap sinjalizon jo vetëm një kapitull të ri për vendin e shkatërruar nga lufta, por edhe një ripozicionim të aleancave rajonale dhe dinamikave të pushtetit në Lindjen e Mesme.
    Duke folur në kryeqytetin saudit, Trump tha se vendimi për t’i hequr sanksionet, i shpallur një ditë më parë, synon t’i japë Sirisë “një mundësi për madhështi”, ndërsa vendi përpiqet të rindërtohet pas më shumë se një dekade lufte civile dhe shkatërrimi ekonomik.
    Njerëzit festojnë në Damask më 13 maj pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të urdhëronte heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
    Njerëzit festojnë në Damask më 13 maj pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të urdhëronte heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
    Sanksionet, të vendosura fillimisht për të ushtruar trysni ndaj qeverisë së presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad, “tashmë prekin drejtpërdrejt popullin sirian dhe pengojnë procesin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit,” tha Ministria e Jashtme e Sirisë pas njoftimit.
    Duke përshëndetur vendimin e Trumpit, Ministria siriane tha se sanksionet “kontribuuan në rënien e [Assadit]” dhe shtoi se sirianët “presin me padurim heqjen e plotë të sanksioneve si pjesë e hapave që mbështesin paqen dhe mirëqenien në Siri dhe rajon.”
    Damasku shpërtheu në festime pas njoftimit të Trump, dhe shumë sirianë shpresojnë për lehtësime ekonomike.
    “Siria tani ka një mundësi të vërtetë për t’u rikthyer në sistemin ekonomik global”, tha për Radion Evropa e Lirë Clara Broekaert, hulumtuese në Qendrën Soufan.
    “Kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga gjithë ndikimi – veçanërisht sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicave – por regjimi aktual i sanksioneve nuk e bën këtë, përkundrazi ndëshkon qytetarët e zakonshëm sirianë”, tha ajo.
    Takim historik
    Dy liderët u takuan shkurtimisht në Riad në margjinat e takimit të Trumpit me liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
    Shtëpia e Bardhë tha se Trump i kërkoi liderit sirian të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin duke iu bashkuar të ashtuquajturave Marrëveshjet Abraham, të nënshkruara tashmë nga disa shtete të Gjirit Arab.
    Ai gjithashtu kërkoi që Sharaa të dëbojë militantët palestinezë dhe të marrë kontrollin e kampeve që mbajnë luftëtarët e Shtetit Islamik dhe që aktualisht menaxhohen nga guerilët kurdë të kundërshtuar nga Turqia.
    Takimi i fundit i tillë ndodhi në vitin 2000, kur presidenti amerikan, Bill Clinton u takua me Hafez al-Asadin në Gjenevë. Takimi i Trumpit me Sharaa sinjalizon një ngrohje të marrëdhënieve dhe një njohje de facto të udhëheqjes së re siriane – diçka e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.
    Nga kryengritës në president
    Ngjitja e Sharaas në Presidencë është një histori që pak do ta kishin parashikuar. Ai luftoi kundër forcave amerikane në Irak dhe më pas themeloi Jabhat al-Nusra-n, grupin e lidhur Al-Kaedën, gjatë luftës civile siriane.
    Me kalimin e kohës, ai u shkëput nga Al-Kaeda, duke e riemërtuar grupin si Hayat Tahrir al-Sham dhe konsolidoi pushtetin në veriperëndim të Sirisë. Në fund të dhjetorit 2024, Sharaa udhëhoqi një ofensivë të shpejtë të rebelëve, të mbështetur nga Turqia, dhe mori Damaskun, duke i dhënë fund gjysmëshekulli sundimi të familjes Assad.
    Më pas, ai shpalli shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura – përfshirë edhe të veten – dhe mori presidencën me emrin e tij të lindjes, duke premtuar reformë kushtetuese dhe një epokë të re për Sirinë.
    Transformimi i Sharaas nga komandant rebel në kryetar shteti është si mbresëlënës, ashtu edhe kontrovers. Derisa ka punuar për të projektuar një imazh pragmatik, duke premtuar siguri për pakicat dhe të jetë i hapur ndaj komunitetit ndërkombëtar, e kaluara e tij vazhdon të ngjallë shqetësime në Perëndim dhe Izrael.
    Sharaa është përballur me vështirësi për të kontrolluar fraksionet e lidhura me Qeverinë e tij tranzitore. Kjo sfidë u theksua në mars, kur shpërthyen përleshje midis forcave të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë ndaj qeverisë së rrëzuar të mbështetur nga Irani dhe Rusia. Grupe për të drejtat e njeriut dokumentuan qindra viktima, përfshirë civilë.
    Broekaert tha se, pavarësisht reformave të fundit, politikëbërësit amerikanë ende kanë “shqetësime të vazhdueshme”, përfshirë për dhunën sektare në provincat bregdetare.
    “Ajo që po ndjek me kujdes personalisht është integrimi i luftëtarëve të huaj në strukturën e re të sigurisë dhe qeverisjes”, tha ajo.
    Këto çështje, shtoi Broekaert, “vazhdojnë të ushqejnë skepticizmin midis politikëbërësve me ndikim në Uashington për qëndrueshmërinë dhe sinqeritetin e këtyre reformave”.
    Megjithatë, për shumë sirianë, Sharaa përfaqëson një shkëputje nga dekadat e diktaturës dhe një mundësi për rindërtim pas viteve të shkatërrimit.
    “Sharaa gjithashtu, për të qenë e sinqertë, ka pozicionuar shumë me zgjuarsi udhëheqjen dhe agjendën e tij si pragmatike dhe në përputhje me interesat strategjike të SHBA-së, veçanërisht në frenimin e ndikimit iranian”, tha Broekaert.
    Roli vendimtar i Arabisë Saudite
    Ky ndryshim dramatik në politikën e SHBA-së nuk ndodhi në vakum. Arabia Saudite, nën udhëheqjen e Princi të Kurorës Muhammed bin Salman, luajti rol kyç në orkestrimin e këtij përparimi diplomatik.
    Trump bëri njoftimin e tij në një konferencë investimesh në Riad më 13 maj, duke ia atribuar publikisht meritën princit saudit si forcë shtytëse për këtë vendim.
    Arabia Saudite, së bashku me Turqinë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, lobuan me këmbëngulje në Uashington, duke argumentuar se angazhimi me Qeverinë e Sharaas ishte thelbësor për stabilizimin e Sirisë dhe frenimin e ndikimit iranian në rajon.
    Njoftimi përkoi me zotimin e Arabisë Saudite për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për armë në vlerë 142 miliardë dollarë – që theksojnë shkallën e bashkëpunimit SHBA-Arabi Saudite.
    Duke theksuar rolin “vendimtar” të Arabisë Saudite, Broekaert tha se Muhammed bin Salman “kombinoi presionin diplomatik me stimuj transaksionalë” për të siguruar përkushtimin e Trump ndaj udhëheqjes së re siriane dhe për të përshpejtuar heqjen e sanksioneve.
    Si do të ndikojë kjo tek aktorët e tjerë rajonalë?
    Përqafimi i Qeverisë së re të Sirisë nga Trumpi po përhapet në gjithë rajonin.
    Për Izraelin, ky është burim i shqetësimit të thellë. Zyrtarët izraelitë, të kujdesshëm për të kaluarën xhihadiste të Sharaas dhe dhunën komunitare që shoqëroi ngritjen e tij, frikësohen se normalizimi i SHBA-së me Damaskun mund të kufizojë lirinë e veprimit të Izraelit dhe t’i inkurajojë aktorët armiqësorë.
    Ka raportime për bisedime indirekte midis Sirisë dhe Izraelit, ndoshta të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por skepticizmi izraelit mbetet i lartë.
    “Është e qartë se ndikimi i Izraelit ka rënë në trajtimin që administrata Trump i bën Sirisë”, tha Broekaert.
    Për Iranin, zhvillimet përbëjnë një goditje të madhe strategjike. Rënia e regjimit të Assadit dhe ngritja e një qeverie armiqësore ndaj Teheranit kanë shkëputur një hallkë kyçe në “boshtin e rezistencës” të Iranit – rrjetin e tij të aleatëve rajonalë dhe përfaqësuesve. Asetet iraniane në Siri janë konfiskuar dhe Qeveria e re ka treguar pak interes për të vendosur marrëdhënie me Teheranin.
    Edhe Rusia e ka ndier rënien e ndikimit të saj. Edhe pse Moska ruan baza ushtarake në bregdetin sirian, Qeveria e re ka bërë të qartë se prania e ardhshme e Rusisë do të varet nga marrëveshje që shërbejnë interesat e Sirisë. Rusia tani po kërkon mënyra për t’u riangazhuar me Damaskun, por ndikimi i saj është zvogëluar./ REL

  • Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për ‘rritje’ të vdekjeve të punëtorëve migrantë në Arabinë Saudite

    Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për ‘rritje’ të vdekjeve të punëtorëve migrantë në Arabinë Saudite

    Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po paralajmërojnë për një rritje shqetësuese të vdekjeve të punëtorëve migrantë të ndërtimit në Arabinë Saudite, ndërsa vendi përgatitet të presë Kupën e Botës në vitin 2034. Human Rights Watch dhe FairSquare kanë publikuar sot raporte që tregojnë se shumë nga këto vdekje janë rezultat i aksidenteve të parandalueshme në vendin e punës dhe shpeshherë raportohen gabimisht si “vdekje natyrale”, pa kompensim për familjet.

    Sipas këtyre grupeve, miliona punëtorë migrantë janë angazhuar në ndërtimin e 11 stadiumeve të reja, një rrjeti të gjerë hekurudhor dhe mijëra dhomave hoteli. Drejtoresha e Iniciativave Globale në Human Rights Watch, Minky Worden, paralajmëroi se kjo mund të bëhet Kupa e Botës me koston më të lartë njerëzore deri më sot.

    Alarmi për shkeljet e të drejtave të punëtorëve u ngrit vetëm një ditë pas vizitës së Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Arabinë Saudite, së bashku me ish-presidentin amerikan Donald Trump, në një forum investimesh. FIFA thotë se është e angazhuar për të drejtat e njeriut, por Human Rights Watch e akuzon për dështim në nxjerrjen e mësimeve nga tragjeditë që ndodhën para Kupës së Botës 2022 në Katar.

    Raporti i HRW përmban dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e 31 punëtorëve të vdekur nga Bangladeshi, India dhe Nepali, që humbën jetën në rrethana të rënda pune si rënie nga lartësi, goditje elektrike apo aksidente me makineri të rënda. Temperatura e lartë përbën një tjetër rrezik shtesë për sigurinë e tyre.

    Një rast i dokumentuar është ai i Muhammad Arshad, një punëtor ndërtimi nga Pakistani, i cili humbi jetën në një kantier në qytetin Al Khobar – vdekja e parë e lidhur me projektet për Kupën e Botës 2034. Ndërkohë, sindikata globale e punëtorëve të ndërtimit, BWI, flet për një “rritje alarmante” të aksidenteve, duke fajësuar neglizhencën sistematike dhe mungesën e mbikëqyrjes.

    Autoritetet saudite rrallë kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, ndërsa raporti i FairSquare kritikon mungesën e një sistemi funksional mjekësor dhe politik që të mbrojë jetën e punëtorëve. Bashkëdrejtori i FairSquare, James Lynch, i quajti politikat e FIFA-s për të drejtat e njeriut një “mashtrim”, ndërsa theksoi se shumë familje humbasin të afërmit e tyre pa marrë kurrë përgjigje apo kompensim.

    FIFA thotë se planifikon të krijojë një sistem të ri për mirëqenien e punëtorëve dhe vendosjen e standardeve të detyrueshme për projektet e ndërtimit, por nuk ka ofruar detaje konkrete mbi funksionimin e tij. Human Rights Watch i bën thirrje autoriteteve saudite dhe FIFA-s që çdo vdekje të hetohet dhe familjet të kompensohen në mënyrë të drejtë.

  • Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

    Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshjen më të madhe të shitjes së pajisjeve mbrojtëse në histori, me vlerë gati 142 miliardë dollarë, raporton Anadolu.
    “Marrëveshja i siguron Arabisë Saudite pajisje dhe shërbime ushtarake të teknologjisë së fundit nga më shumë se një duzinë kompanish amerikane të mbrojtjes”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
    Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Arabinë Saudite në fillim të turneut të tij katër-ditor në Gji, ku pritet gjithashtu vizita e tij në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Marrëveshja përfshin shitjen e pajisjeve mbrojtëse të SHBA-së për të rritur aftësitë e forcës ajrore dhe hapësirës; mbrojtja ajrore dhe raketore, siguria detare dhe bregdetare, siguria kufitare dhe modernizimi i forcave tokësore, si dhe përmirësimi i sistemeve të informacionit dhe komunikimit.
    Paketa përfshin gjithashtu programe trajnimi që synojnë ndërtimin e kapaciteteve ushtarake saudite, duke përfshirë përmirësimin e akademive ushtarake saudite dhe shërbimit mjekësor ushtarak.
    Marrëveshja për mbrojtjen vjen pasi ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi se Mbretëria planifikon investime të reja me vlerë 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme. /tesheshi.com/

  • Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

    Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin e një udhëtimi katër ditor në rajonin e Gjirit Persik, që do ta çojë atë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Kjo është hera e dytë që Trump e ka zgjedhur mbretërinë si destinacionin e tij të parë të huaj gjatë presidencës, pasi bëri të njëjtën zgjedhje në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2017.
    Pasi mbërriti, Trump u prit nga Princi i Kurorës Muhammad bin Salman në aeroport, ku u zhvillua një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, duke përfshirë një tapet mbretëror ngjyrë vjollcë dhe një ceremoni kafeje.
    Trump dhe Mohammed bin Salman, nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik ekonomik.
    Partneriteti përfshin marrëveshje në fushat e energjisë, minierave dhe mbrojtjes.
    Rrugët e Riadit ishin zbukuruar me flamuj sauditë dhe amerikanë, dhe Aeroplani i Forcave Ajrore u përcoll nga një eskortë ushtarake nga avionët luftarakë sauditë F-15 teksa zbarkoi.
    Agjenda e Trump në Arabinë Saudite përqendrohet në sigurimin e marrëveshjeve të mëdha biznesi, me fokus në investimet në inteligjencën artificiale, energjinë dhe marrëveshje të konsiderueshme armësh.
    Ai synon të finalizojë marrëveshje që kalojnë një trilion dollarë gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ekspertët theksojnë se një shifër e tillë do të ishte e paprecedent.
    Vizita përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në një forum investimesh, biseda dypalëshe dhe një darkë me princin e kurorës.
    Një nga marrëveshjet kyçe që është në tryezë gjatë vizitës së Trump është një marrëveshje bërthamore civile SHBA-Arabi Saudite, e cila do të mbështeste ambiciet e mbretërisë për të zhvilluar sektorin e saj të energjisë bërthamore.
    Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump nuk po kërkon më nga Arabia Saudite që të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin si një parakusht për avancimin e këtyre bisedimeve bërthamore – një ndryshim i rëndësishëm nga politika e mëparshme amerikane nën presidentin Joe Biden, kur bashkëpunimi bërthamor ishte lidhur me përparimin e normalizimit me Izraelin.
    Kjo ndarje e marrëveshjes bërthamore nga normalizimi me Izraelin reflekton si procesin e bisedimeve pa rezultat për paqen për shkak të konfliktit në Gaza, ashtu edhe një lëshim të madh nga Uashingtoni për Riadin.
    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Trump kanë konfirmuar se një vizitë në Izrael nuk do të ndodhi gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ka pasur spekulime dhe disa shpresa izraelite se ai mund të shtonte një ndalesë në Jerusalem ose Tel Aviv.
    “Ne do ta bëjmë atë në një moment tjetër. Por jo për këtë udhëtim”, tha Trump javën e kaluar.
    Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek zyrtarët izraelitë, të cilët e shohin atë si një sinjal të ndryshimit të prioriteteve të SHBA-së në rajon dhe rritjes së tensioneve mes Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sidomos për shkak të luftës në Gazë, politikës së presidentit ndaj Iranit dhe strategjisë së tij të përgjithshme rajonale./REL

  • SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

    SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite.

    Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja ka një vlerë prej 142 miliardë dollarësh.
    Akti përfshin sigurimin e Arabisë Saudite me “pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane”.
    Marrëveshja u nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
    Gjatë takimit, Trump kujtoi gjithashtu vizitën në Arabinë Saudite në vitin 2017 – gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – dhe i tha MBS se investimet nga kombi i Gjirit do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës në SHBA.

    Top Channel

  • Marrëveshja për armët SHBA-Arabia Saudite, ja çfarë përmban paketa prej 142 miliardë dollarësh

    Marrëveshja për armët SHBA-Arabia Saudite, ja çfarë përmban paketa prej 142 miliardë dollarësh

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite.

    Por çfarë përmban kjo marrëveshja me vlerë 142 miliardë dollarëshe?
    Në një njoftim për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, SHBA-të thonë se shitjet e armëve mbulojnë pesë kategori:

    Përparimi i Forcave Ajrore dhe aftësitë hapësinore
    Mbrojtja ajrore dhe raketore
    Siguria detare dhe bregdetare
    Siguria kufitare dhe modernizimi i forcave tokësore
    Përmirësimet e sistemeve të informacionit dhe komunikimit

    Paketa përfshin gjithashtu “trajnim dhe mbështetje të gjerë për të ndërtuar kapacitetin e forcave të armatosura saudite, duke përfshirë përmirësimin e akademive të shërbimit saudit dhe shërbimeve mjekësore ushtarake”, thotë Shtëpia e Bardhë.
     

    Top Channel

  • Trump shkon në Arabinë Saudite, në fokus investimet por edhe situata në Gaza

    Trump shkon në Arabinë Saudite, në fokus investimet por edhe situata në Gaza

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite në kuadër të një turi të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.
    Ai u prit me nderime të larta nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman,  ndërsa të pranishëm në këtë udhëtim janë edhe figura të njohura të biznesit, përfshirë Elon Musk dhe Larry Fink.
    Në këtë vizitë, Trump ka për qëllim të sigurojë investime të mëdha nga Arabia Saudite, duke synuar një marrëveshje prej 1 trilion dollarësh për të mbështetur ekonominë amerikane, përfshirë blerjen e pajisjeve ushtarake.

    Ky angazhim është pjesë e planit të Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e saj përtej naftës.
    Vizita e Trump vjen në një kohë të vështirë , duke pasur parasysh zhvillimet në Gaza dhe tensionet me Iranin.
    Pas Arabisë Saudite, Trump do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku priten bisedime të ngjashme Ky tur është pjesë e përpjekjeve të tij për të tërhequr investime të huaja dhe për të forcuar pozitat e SHBA-së në rajon./vizionplus.tv

  • Trump thyen traditën, nis vizitën e parë të mandatit të dytë në Arabinë Saudite

    Trump thyen traditën, nis vizitën e parë të mandatit të dytë në Arabinë Saudite

    Presidenti Donald Trump ka nisur nga Arabia Saudite turneun e parë të madh ndërkombëtar gjatë mandatit të tij të dytë, duke thyer traditën e presidentëve amerikanë që vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë ose Meksikën.

    Ai është takuar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman në Riad.

    Më vonë ai pritet të flasë në një forum investimesh SHBA-Saudite, ku Elon Musk është gjithashtu i listuar si folës.

    Një darkë shtetërore luksoze është planifikuar në Riad më vonë.

    Presidenti amerikan do e kalojë ditën e sotme dhe një pjesë të ditës së nesërme në kryeqytetin Riad, përpara se të niset për të takuar aleatë të tjerë kryesorë në Gjirin Persik – Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Shtetet e Bashkuara njoftuan një shitje armësh prej mbi 1.4 miliardë dollarësh në Emiratet e Bashkuara Arabe përpara udhëtimit të Trump.

    Një sërë marrëveshjesh midis dy vendeve pritet të njoftohen gjatë vizitës së tij, duke përfshirë investime në inteligjencën artificiale, çipa, prodhim dhe energji.

    Trump mund të njoftojë gjithashtu një shitje të madhe armësh në Arabinë Saudite.

    Kujtojmë se Trump ka zhvilluar një udhëtim në Arabinë Sauditë në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë, kur priti një samit të madh të udhëheqësve nga e gjithë bota arabe dhe myslimane për të luftuar kundër terrorizmit dhe për t’iu kundërvënë Teheranit.

    Pritet që në këtë udhëtim, presidenti amerikan të flasë për lëvizjen drejt një armëpushimi në Gaza.

    Por presidenti, i cili e sheh veten si hartuesi më i mirë i marrëveshjeve në botë, është i përqendruar në mega-marrëveshje për të sjellë investime dhe vende pune në Amerikë.

    Udhëheqësit më të lartë të biznesit dhe teknologjisë në SHBA janë me të, për të nënshkruar projekte me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë.

     

  • Trump në Arabinë Saudite, në fokus marrëveshje ushtarake dhe triliona dollarë investime

    Trump në Arabinë Saudite, në fokus marrëveshje ushtarake dhe triliona dollarë investime

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e një turneu katër-ditor në rajonin e Gjirit, i cili do të përqendrohet më shumë në marrëveshjet ekonomike sesa në krizat e sigurisë që kanë prekur rajonin – nga lufta në Gaza deri te kërcënimi i përshkallëzimit të programit bërthamor të Iranit.

    I shoqëruar nga liderë të fuqishëm biznesi, përfshirë drejtorin ekzekutiv dhe partnerin e Teslës, Elon Musk, Trump viziton së pari Riadin – ku po zhvillohet Forumi i Investimeve SHBA-Arabia Saudite. Nesër, të mërkurën, ai do të udhëtojë për në Katar dhe të enjten për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se ka të ngjarë të vizitojë Turqinë të enjten, ku presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky mund të takohen. Vizita e dytë e Trump jashtë vendit që nga marrja e detyrës për herë të dytë – e para ishte kur ai shkoi në Romë për funeralin e Papa Françeskut – vjen në një kohë tensionesh gjeopolitike.

    🇸🇦🇺🇸 US President Donald Trump, along with Secretary of Defence Pete Hegseth and Secretary of State Marko Rubio, meet with Crown Prince of Saudi Arabia Mohamed Bin Salman, in Riyadh.#DonaldTrump #SaudiArabia #riyadh #ceasefire #Israel #Gaza #Yemen pic.twitter.com/uYV7SPWD0B
    — TheWarPolitics (@TheWarPolitics0) May 13, 2025

    Përveç presionit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, administrata Trump po shtyn përpara një mekanizëm të ri ndihme për Gazën e shkatërruar nga lufta dhe po i bën thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të bjerë dakord për një armëpushim në rajon.
    Gjatë fundjavës, negociatorët amerikanë dhe iranianë u takuan në Oman për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor të Teheranit. Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse diplomacia dështon.
    Por, përveç vizitës së tij të mundshme në Turqi, këto çështje nuk janë në qendër të turneut të Trump në Lindjen e Mesme, siç është planifikuar aktualisht.
    SHBA-të, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të njoftojnë investime potencialisht në triliona dollarë.
    Arabia Saudite u zotua që në janar të investonte 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme, por Trump ka thënë se do të kërkojë që kjo shumë të arrijë në 1 trilion dollarë.
    Përveç Elon Musk, turneu në Lindjen e Mesme do të përfshijë liderë biznesi si CEO i BlackRock, Larry Fink dhe CEO e Citigroup, Jane Fraser. Sekretari i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Marco Rubio , dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, po shoqërojnë gjithashtu presidentin.
    Gjatë qëndrimit të tij në Riad, Trump pritet t’i propozojë Arabisë Saudite një marrëveshje mbrojtëse me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë, thanë burime për Reuters, dhe ka të ngjarë të përfshijë një gamë të sistemeve të përparuara të armëve, duke përfshirë avionët transportues C-130.
    Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të shmangin diskutimin e çështjes së normalizimit të marrëdhënieve Riad-Izrael, thanë burime për Reuters, edhe pse ky është qëllimi më i hershëm gjeopolitik i Trump për rajonin.
    I dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha javën e kaluar se pret përparim në Marrëveshjet e Abrahamit, një seri marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga Trump gjatë mandatit të tij të parë, në të cilat shtetet arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun, e njohin Izraelin.
    Por refuzimi i Netanyahut për t’i dhënë fund luftës në Gaza ose për të krijuar një shtet palestinez e bën të pamundur çdo përparim në bisedimet përkatëse me Riadin, thanë burime për Reuters.
    Bisedimet në ndalesën e dytë dhe të tretë të Trump – përkatësisht në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – pritet të përqendrohen gjithashtu në çështjet ekonomike.
    Familja mbretërore e Katarit do t’i dhurojë Trumpit një avion luksoz Boeing 747-8 , i cili do të konvertohet për t’u përdorur si avion presidencial (Air Force One), gjë që ka shkaktuar reagime që kur Kushtetuta e SHBA-së u ndalon atyre që ushtrojnë autoritet publik në SHBA të pranojnë dhurata “nga një mbret ose një princ ose një shtet i huaj”.
    Trump ka thënë se pas përfundimit të mandatit të tij, ai do ta dhurojë avionin për fondacionin e bibliotekës së tij presidenciale.

    Top Channel