Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.
Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.
Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e anshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.
Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Erjon Alibej.
Po ashtu ata kerkuan edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Erjon Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.
Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga gjykata.
Tag: salla
-

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja çfarë ndodhi
-

“Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Burime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.
Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.
Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e paanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.
Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.
Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën. -

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt
Ka dështuar edhe këtë herë seanca në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen “Plumbi i Artë”.
Sot, më 1 Korrik, avokatja Elda Zotaj, e cila mbron të pandehurin Altin Ndoci u largua nga salla.
Veprimi i saj erdhi pasi paraqiti një kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses së trupit gjykues Engjëllushe Tahiraj me pretendimin se është treguar e “anshme dhe intimiduese ndaj avokatëve”.
Ndërprerja e procesit dështoi edhe pyetjen nga Prokuroria e Posaçme të të pandehurit të tretë në këtë çështje, Skerdi Tase, i cili ishte pozicionuar ndërkohë në karrigen e dëshmitarit.
Sipas tvklan, më herët, në një seanca që zgjati dy orë dhe që u shoqërua me debate të forta, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të të penduarit Erion Alibej, si dhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga ai në vitin 2022, para se të nënshkruante dokumentin që e bënte bashkëpunëtor të drejtësisë.
Edhe seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të katër avokatëve, të cilët pas këtij veprimi u gjobitën nga gjykata.
Dosja “Plumbi i Artë” është një nga më të nxehtat të drejtësisë.
Të penduarit aty akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë -

“Plumbi i artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit
Për të dytën herë radhazi avokatët braktisin sallën e gjyqit në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë”, duke u bërë shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës. Të martën salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.
Zotaj u largua nga salla, pak çaste pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e njëanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve. Ndërprerja e procesit dështoi edhe pyetjen nga SPAK të të penduarit të tretë në këtë çështje, Skerdi Tasi, që ishte pozicionuar ndërkohë në karrigen e dëshmitarit.
Më herët, në seancën që zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.
Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demostrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga gjykata. -

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla
Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës.
Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.
Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.
Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe ‘të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative’.
Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.
‘Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë’, tha ai.
-

Deputetja gjermane përjashtohet nga salla për bluzën me mbishkrimin ‘Palestinë’
Një incident i pazakontë ndodhi të mërkurën në Bundestagun gjerman, ku deputetja e Partisë së Majtë, Cansin Köktürk, u përjashtua nga salla plenare për shkak të veshjes së saj. Ajo mbante një bluzë me fjalën “Palestinë”, gjë që u konsiderua një deklaratë politike nga udhëheqja e parlamentit. Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, ndërhyri duke e kujtuar se rregullat e institucionit ndalojnë shprehjet politike përmes veshjeve gjatë seancave zyrtare.
“Ne kemi rënë dakord dhe këto janë rregullat e qarta të Dhomës”, deklaroi Klöckner. Ajo shtoi se i kishte kërkuar Köktürkut të ndryshonte bluzën në mënyrë diskrete, por meqë deputetja refuzoi, iu kërkua të largohej nga salla. Klöckner theksoi se as ngjitëset dhe as mbishkrimet në rroba nuk lejohen në seancat plenare.
Ky nuk është rasti i parë që deputetja Köktürk tërheq vëmendjen për shprehjet e saj vizuale në parlament. Në ditën e saj të parë si anëtare e Bundestagut, ajo ishte paraqitur me një shall që ngjante me qeffiye palestineze, duke ngjallur reagime nga përfaqësues të CDU-së konservatore.
Pas përjashtimit të saj, Köktürk reagoi në platformën X, duke kritikuar ashpër qëndrimin e Bundestagut dhe vendimin e Klöckner. “Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë Izraelin. Asnjë fjalë për mbi 50,000 fëmijë të vdekur dhe të plagosur… Ju të gjithë keni dështuar keqas”, shkroi ajo.
Megjithëse Bundestagu nuk ka një kod të detajuar veshjeje, rregullat e tij kërkojnë që anëtarët të vishen në përputhje me dinjitetin e institucionit, dhe zbatimi i këtij standardi i lihet në diskrecionin e drejtuesve të seancave. Në të kaluarën janë shënuar raste të tjera të ngjashme, përfshirë ndalimin e një vizitoreje për bluzën me slogan pro-refugjatëve në 2017 dhe përjashtimin e një studenti në 2009 për një bluzë me mesazh paqeje.
Kohët e fundit, edhe deputeti Marcel Bauer është përjashtuar dy herë për shkak të refuzimit për të hequr beretën e zezë në sallën plenare, një tjetër rast që nënvizon rregullat e rrepta mbi veshjen në Bundestag.
-

Nga salla e gjyqit, kandidim për në Parlament! Kush është socialisti Bledi Çomo?
“Avokati i të gjithëve”, kështu e njohin Bledi Çomon, socialistin pa ngjyra politike në profesion, i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 11 majit për PS në qarkun e Korçës.
Sipërmarrës, ish nënkryetar i bashkisë së Pogradecit si dhe me profesion avokat ai ka moto “Gjithnjë pranë njerëzve” dhe thotë se marrëdhëniet e komunikimin e ka pikën e fortë.
“Jo vetëm 30 ditë fushatë, por gjithë jetën!” thekson ai.
Ndiqni intervistën e plotë:Top Channel
-

La Sapienza nderon Ilaria Sulën, salla e universitetit më të madh në Romë merr emrin e studentes shqiptare
Ilaria Sula mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në shtëpinë e tij, kjo pasi 22-vjeçarja shqiptare i kërkoi që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.
Universiteti më i madh i Romës, La sapienza, në të cilin Ilaria studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila mbeti viktimë e femicidit në Itali.Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.
“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Studium Urbis, sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor: Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe prindërit e vëllai i Ilarias, të cilët prej ditësh vajtojnë humbjen e vajzës së tyre.
Ilaria u vra më 26 mars nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pasi e goditi tre herë me thikë, trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Prej ditësh ajo rezultoi e humbur, deri në momentin kur 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet tregoi të vërtetën në polici.