Tag: salla

  • Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

    Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), ku janë riakredituar dhe zgjeruar kapacitetet analitike të institutit sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017.Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me punën e përditshme të specialistëve dhe stafit teknik që garantojnë sigurinë e zinxhirit ushqimor, “nga ferma në tryezën e çdo familjeje shqiptare”.Nga vetëm 6 analiza të akredituara në vitin 2013, sot ISUV numëron 1,945 teste të certifikuara, të vlefshme deri në vitin 2029. Mes tyre përfshihen edhe 12 analiza të reja për substanca të ndjeshme, si Tetraciklinat në mjaltë dhe Nitrofuranet në qumësht, duke e vendosur Shqipërinë në të njëjtin nivel kontrolli me vendet e BE-së për sigurinë ushqimore.“Ky transformim është rezultat i profesionalizmit të burimeve njerëzore, investimeve të qëndrueshme në kapacitetet laboratorike dhe mbështetjes së politikave tona zhvillimore. Sigurojmë cilësi për konsumatorin, besim për fermerin dhe besueshmëri për produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi ministri Salla.Një rol të rëndësishëm në këtë arritje luan bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku veçohet projekti i Bankës Botërore, që mbështet fuqizimin e ISUV-it përmes investimeve në 7 laboratorë rajonalë dhe 6 pika të inspektimit kufitar (PIK), duke forcuar më tej rolin e ISUV-it si institucion referencë në nivel kombëtar për sigurinë ushqimore dhe shëndetin veterinar.Ministri Salla theksoi se përpjekjet në këtë drejtim janë pjesë e vizionit “Bujqësia 2030”, që synon ngritjen e standardeve kombëtare në një nivel të ri cilësie dhe besueshmërie, si dhe përmbushjen me seriozitet të detyrimeve të Kapitullit 12 për Sigurinë Ushqimore, në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Salla: Eksportet bujqësore, 9,1% rritje në 8-mujorin 2025

    Salla: Eksportet bujqësore, 9,1% rritje në 8-mujorin 2025

    Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare vijojnë të shënojnë rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur dje se gjatë periudhës janar–gusht 2025, eksportet janë rritur me 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas ministrit, ky progres është rezultat i politikave mbështetëse për fermerët, investimeve në rritjen e standardeve të prodhimit, si dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në sektorin bujqësor. “Rritja e vazhdueshme e eksporteve është një tregues i qartë i transformimit të bujqësisë, sipas vizionit tonë strategjik “Bujqësia2030” drejt një sektori më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të integruar në tregjet evropiane”, theksoi Salla.
    Ministri theksoi se, “ky trend pozitiv ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për familjet rurale, në forcimin e zinxhirit të vlerës dhe në afrim të qëndrueshëm me objektivin ambicioz të vendosur nga qeveria: 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në vitin 2030”. Salla shprehu angazhimin e qeverisë për vijimin e mbështetjes për fermerët dhe agropërpunuesit, me synimin për të ruajtur këtë trend rritjeje dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë si eksportuese e produkteve cilësore në tregjet ndërkombëtare. Produktet tona bujqësore tashmë gjenden në 80 tregje elitare ndërkombëtare duke njohur konsumatorët me shijen dhe cilësinë unike të produkteve Made in Albania.

  • Salla: Mbi 34 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në gusht

    Salla: Mbi 34 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në gusht

    Eksportet e produkteve bujqësore vijojnë të kenë rritje falë investimeve në këtë sektor dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të fermerëve nga qeveria. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një postim në rrjetet sociale ndau statistikat zyrtare sipas të cilave eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit gusht 2025 arritën në 34,455 tonë, duke shënuar një rritje prej rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    “Kjo është prova se toka jonë pjellore, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i mbështetjes së shtetit po kthehen në një forcë të prekshme ekonomike, që mbërrin në tregjet ndërkombëtare si garanci cilësie dhe histori suksesi, duke forcuar çdo ditë e më shumë markën”, theksoi Salla. Sipas shifrave të publikuara nga ministri Salla, në gusht të 2024 u shënuan 31 108 tonë produkte bujqësore të eksportuara jashtë vendit. Eksporti i prodhimeve shqiptare po zgjerohet gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

  • Bujqësia drejt BE 2030, ministri i ri Salla vendos prioritetet kryesore

    Bujqësia drejt BE 2030, ministri i ri Salla vendos prioritetet kryesore

    Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të ministrisë, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural.
    Salla shpreh se në një postim në rrjetet sociale, në takim u vendosën prioritetet për ndërhyrjet kryesore në bujqësi për të arritur objektivin Shqipëria në BE në vitin 2030.

    ”Sot me stafin drejtues të ministrisë realizuam një takim pune, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural.

    Bashkë vendosëm prioritetet për ndërhyrjet kryesore që lidhen me mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, nxitjen e agroturizmit dhe përdorimin më efikas të fondeve publike dhe programeve mbështetëse për të arritur Shqipëria 2030 në BE”,-shkruan Salla.

  • Ministri Andis Salla: Bujqësia, prioritet strategjik në programin qeverisës 2025-2029

    Ministri Andis Salla: Bujqësia, prioritet strategjik në programin qeverisës 2025-2029

    Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka reaguar dje pas miratimit të programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, duke theksuar se bujqësia dhe zhvillimi rural do të jenë shtylla kryesore të vizionit për Shqipërinë 2030. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai premtoi rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve, orientimin drejt standardeve të BE-së dhe nxitjen e inovacionit në sektorin bujqësor. “Sot, me miratimin e programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë 2030, ku bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten prioritete strategjike për modernizimin e vendit. Si Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do përcjell një vizion të qartë për transformimin e sektorit bujqësor, duke synuar:
    ✔ rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë
    ✔ orientimin e prodhimit drejt standardeve të BE-së
    ✔ nxitjen e inovacionit dhe teknologjive të gjelbra
    ✔ forcimin e zinxhirit të vlerës dhe eksportit bujqësor
    ✔ zhvillimin e agroturizmit si sektor i integruar me ekonominë lokale.Ky mandat do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një bujqësie më të qëndrueshme, më të digjitalizuar dhe më të orientuar drejt tregut europian, duke i bërë zonat rurale në Shqipëri vende prodhimi dhe hapësira të zhvillimit ekonomik”, shkroi dje Salla, i cili do të betohet sot si Ministër i Bujqësisë në Presidencë.
     

  • Andis Salla u emërua ministër Bujqësie i ‘Rama 4’, caktohet kryetari i komanduar i Bashkisë së Cërrikut (EMRI)

    Andis Salla u emërua ministër Bujqësie i ‘Rama 4’, caktohet kryetari i komanduar i Bashkisë së Cërrikut (EMRI)

    andis salla-bashkia cërrik

    ELBASAN- Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh këtë të mërkurë (17 shtator, ku është caktuar kryebashkiaku i komanduar pas dorëheqjes së Andis Sallës. Në mbledhje u miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla, i cili u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re.
    Bëhet me dije se Florenc Doko është caktuar kryetar i komanduar i Bashkisë së Cërrikut deri në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Doko ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.
    Ndërkohë, vlen të theksohet se pas propozimit për ministër nga kryeministri, Andis Salla është dekretuar edhe nga Presidenti në detyrën e re, ndërsa të enjten pritet që ai dhe ministrat e tjerë të betohen në Parlament./ZËRI

  • Andis Salla në krye të Ministrisë së Bujqësisë

    Andis Salla në krye të Ministrisë së Bujqësisë

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

  • Hapet në vjeshte Kardiokirurgjia e re, spitali i ri në QSUT me dy shërbime të rëndësishme

    Hapet në vjeshte Kardiokirurgjia e re, spitali i ri në QSUT me dy shërbime të rëndësishme

    Në fillim të vjeshtës hapet spitali i ri në QSUT “Nënë Tereza” me dy shërbime të rëndësishme: Kardiokirurgjinë dhe Kirurgjinë Vaskulare, të cilat tashmë kanë në dispozicion pesë salla për ndërhyrje kirurgjikale.

    Për herë të parë në QSUT është krijuar një sallë operacioni hibride.

    Prof. Dr. Altin Veshti, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, u shpreh: “Ne në vit bëjmë 800 ndërhyrje, por tashmë synojmë të shkojmë në 1000. Këtu kryhen ndërhyrje si ato në valvulat e zemrës, aortë apo çdo problem tjetër të zemrës që kërkon ndërhyrje.”

    Çdo aparaturë e re, që nga ekokardiografitë deri tek pajisjet e sallave operative, janë të fjalës së fundit të teknologjisë.

    Prof. Dr. Altin Veshti shton: “Tashmë kemi pesë salla dhe jo më tre. Kanë hapësira që do t’i kishin zili të gjithë. Ndërkohë kemi edhe një sallë për fëmijët që lindin me probleme në zemër, të cilët tani e mbyllin ciklin e ndërhyrjes këtu, pasi më parë nuk mund të kryenin të gjitha procedurat në Shqipëri.”

    “Në sallën e reanimacionit, të vegjlit e operuar janë të ndarë nga të rriturit, ndërsa ata me infeksione kanë ‘box’-in e tyre të veçantë.”
    Salla e reanimacionit ka një kapacitet prej 13 shtretërish.

    Por çfarë është salla hibride e ndërhyrjeve kirurgjikale – e para dhe e vetmja në QSU?
    Altin Veshti shpjegon: “Përveç ndërhyrjeve me bisturi, këtu ofrohen edhe ndërhyrje me kateter – një teknologji e avancuar që e bën sallën unike në vend.”

  • “Në kërkim të paqes”, kjo është salla ku do të zhvillohen bisedimet mes Trump e Putin (Foto)

    “Në kërkim të paqes”, kjo është salla ku do të zhvillohen bisedimet mes Trump e Putin (Foto)

    Donald Trump dhe Vladimir Putin pritej të takoheshin kokë më kokë, por Shtëpia e Bardhë ka njoftuar që secila palë do të ketë nga tre përfaqësues në bisedime.
    Të dy udhëheqësit janë tani në rrugën e tyre drejt vendit të takimit, duke udhëtuar në të njëjtin automjet.
    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff do t’i bashkohen Trumpit në anën amerikane të tryezës së bisedimeve, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, do të shoqërojnë Putinin.

  • “Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, Trump inspekton punimet për sallën e re të banketeve që do të kushtojë 200 mln dollarë

    “Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, Trump inspekton punimet për sallën e re të banketeve që do të kushtojë 200 mln dollarë

    Presidenti Donald Trump, në një vizitë të papritur, u shfaq në çatinë e sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes për të inspektuar vendin e ndërtimit ku do të ndërtohet salla e re luksoze e banketeve.

    Vizita ishte e paparalajmëruar, por gazetarët që ishin në kompleks u informuan rreth orës 9:40 të mëngjesit me kohën lokale se presidenti amerikan mund të shfaqej. Pas rreth një ore pritjeje dhe masave të shtuara të sigurisë, përfshirë vendosjen e snajperëve në çatinë e Krahut Perëndimor, Trump u shfaq në çati.

    "Çdo gjë që bëj, e financoj unë", Trump

    snajperet ne cati

    Në krah të tij ishte arkitekti James McCreary, përgjegjës për projektimin e zgjerimit mbresëlënës, të cilin zëdhënësja Caroline Levitt e kishte përshkruar si një “shtesë luksoze dhe të nevojshme” me “harmoni të brendshme dhe ndërtim të detajuar”. Trump eci në tarracë, duke vëzhguar vendin ku do të ngrihet salla e re, si dhe çatinë e krahut perëndimor

    Kur një gazetar i Independent e pyeti për arsyen e pranisë së tij në çati, Trump u përgjigj me shaka se “bëri një shëtitje” dhe shtoi: “Salla e vallëzimit është në anën tjetër. Një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për këtë vend.”

    Ai këmbënguli se projekti nuk do t’u kushtonte taksapaguesve, duke pretenduar se do të financohej tërësisht nga ai vetë dhe donatorët. “Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, tha ai.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona – tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

    Ndërtesa e re do të ngrihet në vendin e Krahut Lindor, i cili lidh Rezidencën Ekzekutive me Departamentin e Thesarit. Krahu u ndërtua në vitin 1902 dhe fitoi një kat të dytë katër dekada më vonë. Aktualisht aty ndodhen zyrat e Zonjës së Parë Melania Trump, Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë, Byroja e Vizitorëve dhe shërbime të tjera administrative, të cilat do të zhvendosen përkohësisht gjatë punimeve. Siç deklaroi Caroline Levitt, Krahu Lindor “do të rindërtohet plotësisht” pasi të përfundojë salla.