Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Një incident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, katër personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme. […]
VIDEO/ Braçe denoncon neglizhencën e OSHEE në Selitë: Prenë asfaltin, pas lanë çakull dhe pluhur
Deputeti i PS-së Erion Braçe, vijon që të bëjë opozitën si pjesë e qeverisë. Ai ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin. […]
Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet e ditur se një 45-vjeçar me iniciale F. G., i cili është arrestuar nga policia, është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur me thikë për motive të dobëta. 38-vjeçari i plagosur […]
Izraeli mbyll rrugën kryesore për ndihma në Gaza, palestinezët që kërkojnë ushqim vazhdojnë të vriten në sulmet izraelite
Izraeli mbylli kalimet në Gazën veriore të enjten, duke prerë rrugën më të drejtpërdrejtë për ndihmat që të arrinin qindra mijëra palestinezë në rrezik urie për shkak të kufizimeve izraelite për ushqimin që lejohej të hynte në territorin e shkatërruar. Pasi bllokoi të gjitha ushqimet për dy muaj e gjysmë, Izraeli ka lejuar vetëm një […]
Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov ‘floriri’
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari F. G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin e ka […]
Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt
Bashkia Kamëz parashikon të ndërhyjë në infrastrukturën rrugore në të paktën 21 rrugë e rrugica të përmbledhura në atë që njihet si Blloku Paskuqan 1. Në sistemin e prokurimeve kjo bashki njoftoi një procedurë me një fond limit 137 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro që synon të përmirësojë gjendjen në rrugë dhe rrugica […]
Lëviznin me armë dhe 40 mijë Euro me vete, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kryeqytet për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e 21-vjeçarit Petrit Kurti i cili u ndalua pas një kontrolli fizik në rrugën “George W. Bush”, ndërsa ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij. Gjatë kontrollit, atij iu gjet […]
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan, makina bie nga ura
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, […]
Trump deklaratë në Samitin e NATO-s: Fuqia amerikane i hapi rrugën armëpushimit, marrëveshje historike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur konferencën për shtyp në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, duke e hapur me deklarata të forta mbi ndërhyrjen ushtarake të fundit ndaj Iranit. “Sic e dini, fundjavën e kaluar Shtetet e Bashkuara realizuan me sukses një goditje të madhe precize ndaj […]
Tragjedi në rrugën Prishtinë-Gjilan / Humb jetën një person, dy të tjerë plagosen
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën që lidh Prishtinën me Gjilanin. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete – dy vetura dhe një kamion. “Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë […]