Kreu rreth 50 sulme ndaj vendasve, “arrestohet” zogu që terrorizoi anglezët
Sundimi i terrorit të një skifteri të Harrisit iu dha fund, pasi u kap nga një banor i fshatit anglez. Zogu dyshohet se kreu rreth 50 sulme ndaj vendasve që në disa raste kanë përfunduar të përgjakur. Skifteri i Harris, më në fund u kap nga banori me emrin e njëjtë Steve Harris, 40 vjeç. […]
E dhimbshme, ky është punëtori shëndetësor që u gjend pa shenja jete në Suharekë
Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 në Suharekë, ku dyshohet se një person ka bërë vetërasje. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Shqiptar Mala nga fshati Mushtisht i cili ishte punëtorë i QKMF-së. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga […]
Ushtria izraelite ndërpret 10 raketa, Izraeli: U lëshuan nga Gaza
Rreth dhjetë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit sot në hapësirën e disa minutave, tha ushtria izraelite, duke shtuar se shumica e tyre u ndërprenë. “Sirenat e paralajmërimit të raketave në hyrje ranë midis orës 21:01 dhe 21:02 në zonën e Lakishit në jug, rreth dhjetë raketa u zbuluan në […]
Sa investuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri? Përgjatë një dekade shifra vlerësohet në 334 milionë euro
Bizneset nga Kosova duket se kanë rritur interesin për të investuar në Shqipëri. Në vitin 2024, ato investuan mbi 95 milionë euro, kryesisht në fushën e tregtisë dhe ndërtimit. Të dhënat nga “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës” tregojnë se edhe Investimet e Shqipërisë në Kosovë vitet e fundit janë rritur ndjeshëm. Për vitin 2024 […]
Apartamenti në Shkozë përfshihet nga flakët, në rrezikbanorët, mes tyre edhe fëmijë
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, një zjarr ra në katin e tretë të një pallati në zonën e Shkozës. Raportohet se nga ky incident pati vetëm dëme materiale, ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan rreth 30 forca zjarrfikëse që ndihmuan edhe në evakuimin e banorëve të pallatit. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për […]
Izraeli pranon se vrau gabimisht mjekët palestinezë në Gaza: U ngatërruan me militantët e Hamasit
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë pranuar se rrëfimi i tyre për vrasjen e 15 mjekëve palestinezë dhe punonjësve të shpëtimit në Gaza ishte i pasaktë, raportuan disa media të shtunën, duke cituar gjetjet paraprake të një hetimi për incidentin. Më 23 mars, një grup ushtarësh pranë Rafahut qëlluan mbi një kolonë ambulancash të […]
Gjermania mendon tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro
Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit nga SHBA për shkak të shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të presidentit aktual amerikan Donald Trump. Për dekada, Gjermania ka mbajtur rreth 1200 tonë ar, afërsisht 30% e rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York. Vlera e atij […]
E rëndë në Durrës! 16-vjeçari pa patentë përplas për vdekje 55-vjeçarin, shoqërohet në polici
Një aksident tragjik ka ndodhur në Durrës, ku një adoleshent 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 55-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në aksin Fllakë-Sektor Rinia. Adoleshenti është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP” Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA” Durrës/Informacon paraprak Rreth orës […]
Sa planetë mund ta mbështesin jetën?
Fantashkenca shpesh bazohet në idenë se ekzistojnë shumë vende në univers ku njerëzit ose jeta humanoide mund të jetonin komodë. Në Star Wars dhe Star Trek ka qindra planetë që gëlojnë nga jeta. Mund të ecësh si në shtëpinë tënde. Por në realitetin tonë, kemi gjetur vetëm një vend ku jeta mund të jetojë komode, dhe ai është Toka. Deri tani, […]
Automjeti përplas këmbësoren në Korçë, 65-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maliq-Korçë, ku si pasojë është lënduar një 65-vjeçare. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, ku një automjet i paindentifikuar ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç. “Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, […]