Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë
Bota është me sy nga Alaska, aty ku pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar. Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini. Në vijim, do të zhvillohet një konferencë […]
Trump pas takimit me Putin në konferencë: I takon Zelenskyt të vendos, Rusia do paqe
Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se në vija të përgjithshme takimi shkoi mirë dhe në thelb ishte produktiv. Trump theksoi se tashmë […]
Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë
Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. “Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio dhe Steve Witkoffende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët […]
Ndërsa Trump dhe Putin takoheshin, ukrainasit u paralajmëruan për kërcënimin e sulmeve ajrore
Në momentin që presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump po takoheshin në pistën e aeroportit në Alaskë, Forcat Ajrore të Ukrainës po njoftonin publikun për kërcënimin e avionëve dhe dronëve armik. Ndërsa Trump dhe Putin pozuan për foto, ajo paralajmëroi në kanalin e saj Telegram se dronë Shahed ishin parë në lindje të Dnieper, duke […]
Trump dhe Putin hyjnë në orën e tretë të bisedimeve – duket se mund të ketë një zgjidhje, por Ukraina…
Donald Trump dhe Vladimir Putin po zhvillojnë bisedime me rrezik të lartë për Ukrainën, e cila nuk është pjesë e bisedimeve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të dy liderët mund të kenë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e konfliktit, por ajo që e pret me “gjakun ngrirë” këtë marrëveshje është Ukraina, e përjashtuar nga bisedimet. […]
“Kur do të ndaloni së vrarë civilë?”, u pyet Putin kur mbërriti në Alaska
Siç pritej, dhjetëra gazetarë që ishin në bazën amerikane duke pritur që presidentët e SHBA-së dhe Rusisë të zbrisnin nga avionët qeveritarë të vendeve të tyre, kryen një “shi” pyetjesh. Fillimisht, as Donald Trump dhe as Vladimir Putin nuk dukeshin se reaguan ndaj asaj që po dëgjonin. Megjithatë, kur pyetja drejtuar presidentit rus u dëgjua […]
Reagimi nga Putin e Trump kur F-35 dhe B-2 fluturuan mbi ta
Me fluturimin e avionëve luftarakë mbi Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson në Alaska, SHBA, përfundoi pritja e Vladimir Putinit nga Donald Trump. Pasi dy presidentët ecën në tapetin e kuq dhe disa hapa para platformës që i priste, avionë luftarakë F-35 dhe një bombardues B-2 fluturuan mbi ta. BREAKING: President Vladimir Putin reacts to B-2 Flyover pic.twitter.com/1mzVn7DxlW […]
Ç’do të thotë që Trump dhe Putin përdorën të njëjtën makinë: misteri rreth bisedimeve pa përkthyes
Vendimi i Donald Trump dhe Vladimir Putin për të hipur në të njëjtën makinë për t’u transportuar në bisedimet në Alaska ka shkaktuar shumë diskutime në median ndërkombëtare. Analistët vërejnë se është e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive – dhe në këtë rast rivalë – duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Nuk dukej […]
LIVE/ E gjithë bota sytë nga Alaska! Shtrëngim i ngrohtë duarsh, Trump dhe Putin mbi 1 orë në takim. Presidenti rus ‘injoron’ pyetjet e gazetarëve
Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Alaska, aty ku liderët e dy fuqive të mëdha ulen sot përballë njëri-tjetrit për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë. Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas […]
Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin, çfarë po ndodh pas derës së ‘blinduar’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë në një takim së bashku me delegacionet e tyre përkatëse për më shumë se një orë. Kjo ka rëndësi sepse në fillim të kësaj jave, Trump tha se do ta kuptonte brenda pak minutash nëse Putini ishte vërtet i interesuar në ndjekjen e paqes. […]