Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët që nuk arritën të marrin zarfet, flet Kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 15 mijë kanë…
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi flet për procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë të diasporës. Celibashi, foli dhe për problemin e regjistrimit të adresave të emigrantëve. Ai tha se rreth 11 mijë deri në 15 mijë nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, pasi kanë regjistruar gabim adresat. “15 mijë votues rezultojnë deri tani […]
Probleme me administrimin e votës së diasporës? Celibashi: 15 mijë persona nuk do marrin dot fletët e votimit
I pyetur në lidhje me problematikat e administrimit të votës së diasporës, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u shpreg në studion e “Kjo Javë” në News24, se numri maksimal i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që nuk do të arrijnë dot të marrin zarfet me votat, shkon në maksimumi 15 mijë, shifër […]
OSBE/ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Një ditë para se shqiptarët t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do i drejtojë për katër vitet e ardhshme, OSBE/ODIHR ka mbledhur për herë të fundit të gjithë përfaqësuesit e forcave politike që marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së nesërme. Në fokus të këtij takimi ka qenë mbarëvajtja e procesit […]
Policia publikon planin e masave për zgjedhjet e 11 majit, 7600 efektivë në terren
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Policia e Shtetit ka shpallur planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral. Sipas njoftimit zyrtar, plani operacional përfshin rreth 7,600 efektivëve të Policisë, përkatësisht 6,838 punonjës me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët janë […]
Problemet me votën e diasporës, PD letër KQZ: Integriteti i procesit rrezikohet
Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral. Në raportin e saj, PD shprehet se përfshihen problematika […]
“Mbi 150 ankesa nga votuesit e diasporës për operatorin”, Celibashi: Në fund të procesit vendosim shpërblimin për DHL në varësi të shërbimit
Vetëm pesë ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një konferencë për mediat, ku foli mbi problematikat e evidentuara deri më tani në procesin e votimit nga jashtë vendit. Celibashi deklaroi se KQZ ka një kontratë me kompaninë postare DHL për shpërndarjen e fletëve të votimit për […]
Garantimi i procesit zgjedhor/ Dumani, Celibashi, Çela dhe Proda takim në KQZ
Në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u zhvillua sot një takim i nivelit të lartë mes Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në […]
Problemet me zarfet e votimit në Greqi, PD kërkon nga KQZ-ja ndërhyrje të menjëhershme
Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi. Përfaqësuesi ligjor i PD-ASHM në KQZ Franci Nuri ka denoncuar problemet me zarfet e votimit në Greqi, problem për të cilin PD kërkon nga KQZ-ja ndërhyrje të menjëhershme Partia Demokratike dhe Aleanca […]
Raporti: Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro
Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë. […]
“Diaspora”/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces. Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar […]