Tag: procesit

  • Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

    Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

    Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe është shprehur se zvarritja e procesit të numërimit dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për vetë ata persona.
    Në një deklaratë për mediat, Çepe tha se çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues.
    “Tanimë kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është i qartë si driat e diellit të kësaj dite pranvere. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë shqiptarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike duke votuar masivisht me një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht se kë votuan.
    Falenderojmë gjithashtu edhe ato mijëra komisionerë dhe vëzhgues të qendrave të votimit që me korrektesë garantuan  një proces votimi të qetë dhe standandarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.
    Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.
    Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”, shprehet Çepe.

  • “Zvarritja e procesit e pajustifikueshme”, PS: Çdo votë të numërohet me respekt

    “Zvarritja e procesit e pajustifikueshme”, PS: Çdo votë të numërohet me respekt

    Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe në një deklaratë për mediat është shprehur se zvarritja e procesit të numërimit është, si dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.
    Çepe tha se çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues, teksa ju bëri thirrje komisionerëve të respektojnë ligjin.
    “Tanimë kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është i qartë si driat e diellit të kësaj dite pranvere. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë shqiptarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike duke votuar masivisht me një pjesëmarrje domethënëse, brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht se kë votuan. Falenderojmë gjithashtu edhe ato mijëra komisionerë dhe vëzhgues të qendrave të votimit që me korrektesë garantuan  një proces votimi të qetë dhe standandarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.

    Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë.

     
    Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit”, shprehet Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe.

  • SPAK godet Tom Doshin, arreston babain e kandidates se PSD (detajet)

    SPAK godet Tom Doshin, arreston babain e kandidates se PSD (detajet)

    Një tjetër operacion i forcave të rendit dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar në ndalimin e një individi të dyshuar për përfshirje në manipulimin e procesit zgjedhor të 11 majit.
    Bëhet fjalë për Pandeli Bozhën, i njohur edhe me identitetin Agim Brahimllari, i cili është babai i kandidates për deputete të Partisë Socialdemokrate (PSD), Limonera Bozha. Kjo forcë politike është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Tom Doshi, një emër që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për përfshirje në pazare politike dhe debate të forta publike.
    Arrestimi i Bozhës është bërë me urdhër të posaçëm të SPAK, bazuar në dyshime të arsyeshme për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas burimeve nga organet hetimore, ai akuzohet për përfshirje direkte në skema të ndërhyrjes dhe ndikimit të paligjshëm mbi votuesit, me qëllim favorizimin e subjektit zgjedhor ku garon vajza e tij.
    Dyshimet për veprimtari të paligjshme përfshijnë presion mbi qytetarë, shpërndarje të mundshme parash në këmbim të votës dhe ushtrim ndikimi të papërshtatshëm mbi strukturat lokale zgjedhore, duke e çuar rastin për ndjekje penale në një moment kritik për integritetin e procesit zgjedhor.
    Ky arrestim përbën një precedent të rëndësishëm në përpjekjet për pastrimin e zgjedhjeve nga krimet zgjedhore dhe sinjalizon angazhim më të qartë të SPAK dhe Policisë së Shtetit për të ndëshkuar çdo përpjekje për deformim të vullnetit qytetar.
    Ngjarja pritet të ketë ndikim të fortë edhe në nivel politik, duke sjellë vëmendje të shtuar mbi listat e kandidatëve, përfshirjen familjare në garën elektorale dhe etikën e koalicioneve që kanë përfshirë figura të kontestuara.

  • Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

    Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

    Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në vendin tonë, duke i dhënë kështu  fund zyrtarisht procesit të shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare 2025.
    Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë, nuk do të kenë më mundësinë pas orës 19:00, përveç atyre që deri në ato momente ndodheshin në pritje në qendrat e votimit.
    Pritet që në orën 19:30, KQZ të japë një raportim të detajuar dhe të plotë të procesit të sotëm.

  • ZGJEDHJET 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    ZGJEDHJET 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    Afati zyrtar i procesit të votimit ka përfunduar.
    Qytetarët që prej orës 07:00 të mëngjesit e deri në 19:00 iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.
    Ndërkohë, qytetarët që janë në radhë në qendra votimi, do të ushtrojnë të drejtën e votës edhe pas afatit zyrtar.

    Kujtojmë se në qarkun e Tiranës në këto zgjedhje do të prodhohen 37 mandate nga 36 katër vite më parë, ndërsa në Korçë do të prodhohet një mandat më pak se në zgjedhjet e kaluara.
    Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.
    GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE
     

  • Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

    Sot, më 11 maj 2025, në orën 19:00 ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qendrat e votimit janë mbyllur, me përjashtim të atyre ku ka pasur radhë të votuesve që kanë qenë brenda ambienteve të qendrës përpara këtij orari — në këto raste, ligji lejon vazhdimin e procesit deri në votimin e personit të fundit në radhë.
    Procesi zgjedhor është zhvilluar përgjithësisht i qetë, megjithëse janë raportuar disa parregullsi dhe incidente të izoluara në disa zona të vendit, përfshirë denoncime për shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e kandidatëve të disa partive politike.
    Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në rang kombëtar deri në orën 17:00 ishte rreth 38.44%. Raportimet përfundimtare për pjesëmarrjen totale priten të publikohen nga KQZ pas përfundimit të numërimit të të dhënave nga të gjitha qendrat e votimit.
    Pas mbylljes së kutive të votimit, pritet të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave, i cili do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ligjshmërinë e procesit.
     

  • Banditë vëzhgues në Vorë/ Kujtohet më në fund KQZ 3 orë para mbyllej së procesit – heq  akreditimin për të gjithë

    Banditë vëzhgues në Vorë/ Kujtohet më në fund KQZ 3 orë para mbyllej së procesit – heq akreditimin për të gjithë

    Drejtues të Partisë Demokratikë dhe opozitës u përplasën gjatë ditës së sotme me banditët e rilindjes në Vorë. Ata ishin të pajisur me dokumente vëzhgues fallco dhe qëndronin në afërsi të qendrave të votimit duke u bërë presion votuesve dhe duke bërë si të fortë kur u afruan tek qendrat e votimit përfaqësuesit e PD.

    Opozita denoncuar bandën e Xhabaftëve të cilët mbështesin kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali  po bëjnë presion qytetarëve pranë qendrave të votimit.

    Denoncimi i drejtuesëve të PD se ata kishin dokumentet si vëzhgues fallco ka bërë që të reagojë edhe KQZ. Vetëm tre ore para përfundimit të procesit Celibashi ka venduar me një urdhër që të anullojë akreditimet e të gjithë vezhgusve të Vorës.

    “Revokimn e akreditimeve të të gjithë vëzhguesvë, për KZAZ-në nr 27, Bashkia Vorë, QarkuTiranë të lëshuara për KZAZ-në, KQV, dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medieve”, thuhet në njoftimin e KQZ.

  • Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

    Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

    Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me problematika në disa zona të vendit, duke penguar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
    Në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, qytetarët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të defektit në pajisjen e identifikimit biometrik. Anëtarët e komisionit zgjedhor kanë deklaruar se, nëse pajisja nuk funksionalizohet brenda 3 orëve, atëherë do të kalojnë në identifikim manual, siç parashikohet nga Kodi Zgjedhor.
    Në QV nr. 0731, e vendosur në Pallatin e Kulturës në Lezhë, procesi nuk ka nisur pasi pajisja për skanimin e dokumenteve të identitetit nuk funksionon. Në këtë qark janë thirrur për të votuar 164,976 zgjedhës, përfshirë 14,700 nga diaspora, në gjithsej 254 qendra votimi.
    Në disa qendra në qarkun e Vlorës është raportuar mungesë e komisionerëve, duke penguar hapjen në kohë të votimeve. Në një rast të pazakontë, në një QV nuk është hapur pasi kryetarit të komisionit i ka ndërruar jetë e ëma.
    Në shkollën “Shyqyri Lakra” në Berat, QV përkatëse nuk ka energji elektrike, duke pamundësuar nisjen e procesit. Qytetarët janë paraqitur në qendër, por nuk kanë mundur të votojnë deri në rikthimin e energjisë.
    Autoritetet zgjedhore dhe teknike janë njoftuar për këto problematika dhe pritet ndërhyrja për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që procesi të vazhdojë normalisht në të gjithë vendin.

  • Mbrojtja e procesit zgjedhor/ Kreu i KQZ, Celibashi apel qytetarëve: Denonconi parregullsitë…

    Mbrojtja e procesit zgjedhor/ Kreu i KQZ, Celibashi apel qytetarëve: Denonconi parregullsitë…

    Në një postim në rrjetin social facebook, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë parregullsitë që mund të shfaqen gjatë procesit të votimit, të dielën më 11 maj.
    “Jeni dëshmitar i ndonjë parregullsie gjatë zgjedhjeve?
    Tani mund ta denonconi dhe gjurmoni lehtësisht dhe në mënyrë konfidenciale përmes platformës sonë të përditësuar online.
    “Kjo iniciativë synon të forcojë transparencën dhe të rrisë efikasitetin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, duke i dhënë qytetarëve një rol aktiv në mbrojtjen e procesit demokratik”, shkruan Komisioneri Ilirjan Celibashi duke vendosur në mesazh dhe linkun ku mund të shkruajnë qytetarët.