VIDEO/ 12 orë të ngujuar në banesë, reagon policia pas vetëdorëzimit të dy të dyshuarve! Iu gjetën arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS
Policia ka publikuar pamje nga aksioni 12 orësh, që u përball me rezistencë të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve terroriste. Blutë kanë reaguar rreth operacionit “Oroshi”, që u mbyll me vetëdorëzimin e Julian Cumrraku dhe Erzen Uka. Pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave me të afërmit e […]
Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet i riu në Kamëz (Emri)
Një 34-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri në automjet. Në pranga ka rënë Odison Skuri. Policia informon se 34-vjeçari u pikas nga efektivët në fshatin Kasallë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të […]
“Ju jeni shejtani”/ Dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë: Ne jemi me të drejtën
Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”. “Ju […]
“Mos u afroni, se do t’ju vras!”, policia sinjalizime për kanabis, Eren Uka u vetëplagos për të akuzuar blutë. Dy të rinjtë ‘kyçin’ gojën
Zbardhen detaje nga ngjarja në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u izoluan për disa orë në një banesë, ndërsa refuzonin që të dilnin prej aty pas urdhrit të policisë. Pas negociatave të njërit prej vëllezërve të të rinjve, ata u vetëdorëzuan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb […]
Kapet me armë në automjetin e tij, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet
Policia ka vendosur në pranga një 34-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri në kryeqytet. Ai është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.5 ndërsa i është sekuestruar arma e zjarrit me krehër dhe fishekë të cilat i mbante në automjetin e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe […]
Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet një person në Vlorë, sekuestrohet kanabisi
Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë gjatë detyrës, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë). Pas konstatimit të një shkeljeje të Kodit Rrugor nga një drejtues mjeti, në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës”, punonjësi i Policisë së […]
VIDEO – Operacioni policor “Oroshi”, dalin detajet e rrethimit dhe kapjes të 2 të rinjve në Fushë Arrëz
Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C. Shërbimet e Policisë i kanë bërë […]
PAMJET e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut! Armë e granata në banesën e ‘ngujimit’: Qëlluan drejt RENEA-s
Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku TIRANË-Janë publikuar fotot e arrestimit të dy personave të dyshuar për terrorizëm, Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku, të cilët u dorëzuan pas 12 orësh rezistencë të bllokuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Raportohet se brenda shtëpisë u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 […]
Policia jep infomacion për arrestimin e dy personave të rrezikshëm në Pukë (video e arrestimit)
Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special Renea duke u […]
Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos
Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes së të hënës në fshatin Orosh ku dy persona të armatosur i bënë rezistencë policisë. Uniformat blu kanë gjetur brenda në shtëpinë ku ata strehoheshin armë zjarri dhe municion luftarak. E. U. dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se është qëlluar me armë. Sipas […]