Ish-deputeti Petro Koçi ka folur dje pas homazheve për ish-liderin historik të Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit. Koçi tha se Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, pasi sipas tij, ngriti shtetin nga ‘gërmadhat e 97’’, duke e kthyer në një shtet normal dhe qytetar. Ai e ka cilësuar Nanon si kampion të lirisë dhe demokracisë institucionale, teksa shtoi se kishte një shpirt sakrifice. “Është ndonjëherë e vështirë që të bësh një përkufizim të plotë, por mund të them pa diskutim se Fatos Nano ishte kampion i lirisë dhe demokracisë institucionale, një njeri me një intelekt të pakonkurrueshëm dhe më një shpirt sakrifice që e ka dalluar nga atë nga lidershipi me shumë të tjerë. Ju e dini që ai bëri një burg, gjë që s’ka ndodhur figura të tjera politike. Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, sepse i takoi misioni që të ngrinte në konstruksion politik dhe shtetëror, së pari atë që mund të quajmë ‘gërmadhë e partisë së Punës’ dhe së bashku me të gjithë ne ngritëm një PS moderne dhe europiane, por edhe me përgjegjshmëri të madhe politike dhe nga ana tjetër mbi gërmadhat e 97’, i takoi të ngrinte një shtet normal dhe qytetar, të cilën e dorëzoi në 2005.
Ndryshe e mori dhe ndryshe e la”, tha ai. Petro Koçi u shpreh gjithashtu Nano është burgosur nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës. Por në dallim nga të tjerët, sipas Koçit, Nano nuk vuante nga obsesioni për pushtet. “Në lidhje me planin e brendshëm, e thashë që Fatosi ka qenë kampion i lirive dhe i demokracisë institucionale. Atë e kanë luftuar së brendshmi. Mbase nuk është dita sot, por edhe kur ai ishte në burg, pati një përpjekje brenda PS-së, për ta riburgosur politikisht, për ta rrëzuar nga pozita e kryetarit në kohën që ai ishte në burg nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës. Por në dallim nga të tjerët, ai nuk vuante nga obsesioni për pushtet. Dhe kjo e dallon atë nga atyre që kanë pasur apo kanë pushtet në partira apo nivele shtetërore”, u shpreh Koçi për “Report Tv”. Ish-deputeti theksoi se ish-lideri historik i PS-së, nuk ishte xheloz kur dikush kishte pikë të larta në reputacion dhe vlera. Madje ai shpesh herë katapultonte në pushtet njerëz që e sulmonin, teksa këtu përmendi emrin e Ilir Metës.
“Ky ishte misioni i tij, i duhej të ringrinte shtet dhe politikë mbi gërmadha. Në gjithë këtë mision të së majtës, ai krijonte energji me bashkëpunëtor nga më të shumtët dhe kishte një gjë Fatos Nano, nuk i druhej askujt nga pikëpamja e intelektit dhe e reputacionit. Nuk ishte xheloz kur dikush kishte pikë të larta në reputacion dhe në vlera. Sigurisht që ishte më shumë sportiv sesa duhet, këtë e kam thënë edhe kur e kam vizituar në burg, pasi ishte optimist. Dhe kur kam dalë nga burgu i bënçes, i kam thënë shokut tim, ky është më sportiv sesa duhet. Këta që thonë këta që ishte liberal, duhet parë, pasi ishte mungesa e obsesionit të tij për pushtet. Ne kemi pasur debate politike, por unë nuk e kam luftuar kurrë. Unë e kam kritikuar shumë dhe e kam dashur. Mendoj se kishte një gabim, njerëzit që e luftonin, problemi është shpesh herë i katapultonte duke i dhënë pushtet dhe ata e shfrytëzonin këtë për ta sulmuar, siç është rasti i Metës, të cilin e bëri kryetar partia edhe pa respektuar rregullat”, tha ish-deputeti Koçi.