Tag: pësuar

  • Kishin mbetur në det të hapur pasi veliera kishte pësuar defekt, roja bredgetare e Vlorës shpëton dy turistët

    Kishin mbetur në det të hapur pasi veliera kishte pësuar defekt, roja bredgetare e Vlorës shpëton dy turistët

    Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.
    Gjatë ditës së sotme, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se dy shtetas të huaj, në bordin e një mjeti lundrues që ndodhej rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës, kishin nevojë për ndihmë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, ku mjeti lundrues i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi është nisur drejt koordinatave të dhëna, për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj dy shtetasve, të cilët rrezikoheshin edhe për shkak të dallgëve. Njëkohësisht, patrulla kufitare tokësore ka mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm velieren.
    Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh ndërhyrjeje dhe në koordinim e bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, u bë e mundur shoqërimi i velieres dhe drejtimi i saj i sigurt në gjirin e Portopalermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
    Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën e menjëhershme në çdo situatë emergjente.

    Top Channel

  • Automjeti del nga rruga në Berat te Kisha e Shën Thanasit, udhëtonte një çift turistësh nga Arabia

    Automjeti del nga rruga në Berat te Kisha e Shën Thanasit, udhëtonte një çift turistësh nga Arabia

    Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen 10 korriku të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi.

    Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia.

    Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla.

    Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.

  • Makina del nga rruga, aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

    Makina del nga rruga, aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

    Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen 10 korriku të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi.
    Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia.
    Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla.
    Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.

  • Aksident i rëndë/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë Kishës së Shën Thanasit në Berat

    Aksident i rëndë/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë Kishës së Shën Thanasit në Berat

    Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen 10 korriku të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi.
    Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia.
    Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla.
    Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.

  • Nxënësi 17-vjeçar hidhet nga dritarja për një bast 10 mijë lekë

    Nxënësi 17-vjeçar hidhet nga dritarja për një bast 10 mijë lekë

    Ngjarjet e rënda në Gjirokastër nuk kanë të sosur. Një nxënës në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A.M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital.
    Ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra. Nxënësi u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.

    Kjo është ngjarja e tretë e rëndë në të njëjtin institucion brenda tre muajve. Më herët, dy nxënës të tjerë 16-vjeçarë kanë ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, duke ngritur shqetësime për gjendjen psikologjike të të rinjve dhe nevojën për ndërhyrje urgjente institucionale.

  • Pagat, shteti “mund” privatin/ INSTAT: Në 2024 shtetërorët u rritën 14 %, privati vetëm 10 %

    Pagat, shteti “mund” privatin/ INSTAT: Në 2024 shtetërorët u rritën 14 %, privati vetëm 10 %

    Nëse dikur qytetarët kërkonin të punonin në sektorin privat për një pagë më të lartë tashmë situata ka ndryshuar. Prej disa kohësh pagat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme dhe në administartën publike. Në një analizë të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri rritja e pagave në sektorin publik rezultoi rreth 14%, ndërsa në atë privat vetëm 10%.
    Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shteti ka rezultuar me rritjen më të fortë të nivelit të pagave duke prekur nivelin e mbi 100 mijë lekëve në muaj. Edhe në privat ka pasur rritje të pagesave për punonjësit por përsëri mbetet në nivele më të ulëta krahasuar me administratën dhe rezulton vetëm 76 mijë lekë.
    Në sektorin privat, rritja e pagave është shtrirë në të gjithë sektorët, por mbetet më e theksuar në sektorin e shërbimeve. Ky është një faktor i nxitur direkt nga zhvillimi i turizmit në vendin tonë kohët e fundit.
    Rritja me bazë të gjerë e pagave përbën një premisë pozitive për përmirësimin e shëndetit ekonomik dhe financiar të familjeve shqiptare, me ndikim direkt në përmirësimin e aftësisë paguese të kredimarrësve dhe raporteve të disa treguesve të kredisë, si atij të “të ardhura ndaj borxhit” dhe të “shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”.
    Edhe tregu i punës ka rezultuar pozitiv në vend. Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele njëshifërore. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia ka zbritur në nivelin 8.8% në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8% kundrejt 9.5% një vit më parë.
    Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend. Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.

  • Lamine Jamal merr vlerësime nga shtypi sportiv dhe legjendat e futbollit, shkëlqeu kundër Interit në Champions

    Lamine Jamal merr vlerësime nga shtypi sportiv dhe legjendat e futbollit, shkëlqeu kundër Interit në Champions

    Adriatik BALLA
    Interi ishte duke udhëhequr 2:0 ndaj Barcelonës e më pas edhe 3:2, por ndeshja e së mërkurës mbrëma përfundoi 3:3. Ishte gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. Me vetëm 17 vjet e 291 ditë, Lamine Jamali e luajti ndeshjen e 100-të në nivelin e të rriturve. Ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar gol në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rekordin deri të mërkurën mbrëma e mbante Kylian Mbappe, që kishte shënuar kur ishte 18-vjeçar, në vitin 2017. Goli mahnitës pas veprimit individual të reprezentuesit të Spanjës, i dha jetë lojës së katalunasve, që ishin duke pësuar 2:0 në ndeshjen në shtëpi. Yamali e goditi shtyllën dy herë, ndërsa vazhdimisht i shkaktoi telashe mbrojtjes së Interit, në një paraqitje impresive.
    “Lamine na tregoi rrugën me atë gol të mahnitshëm. Ishte shumë e rëndësishme të shënojmë atë gol, pasi ishim duke pësuar me dy gola. Ai ka luajtur shumë mirë”, ka thënë Flik për “Movistar Plus”. “Kemi luajtur me stil dhe kemi provuar të fitojmë. Lamine ishte shumë i rëndësishëm për ne. Në ndeshje të mëdha, që tashmë e ka shfaqur, ai gjithnjë del në pah”, ka shtuar tekniku gjerman. Ndeshja u vlerësua lart, ndërsa Barcelona, ndonëse llogaritej favorite, nuk arriti fitore. Rezultati 3:3 bën që sfida të jetë plotësisht e hapur për ndeshjen e kthimit në “Giuseppe Meazza”. “Është e papranueshme që kemi pësuar kaq shumë gola, por duhet ta vlerësojmë edhe Interin që u paraqit shumë mirë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës, Rafinja, pas goditjes së të cilit u shënua autogol nga portieri i Interit, Jan Somer. “Gjëja e rëndësishme është që kemi rezultatin që e lë çdo gjë të hapur”. Edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi ishte plot lavde për Jamalin.
    Ka thënë se i është dashur të bëjë shumë përshtatje në pushim mes pjesëve në përpjekje për ta ndalur adoleshentin e talentuar. “Është dashur të jemi më të mirë me Lamine Jamalin. Ai është lojtar që më ka impresionuar. Ai bëri shumë probleme për ne, sidomos në 30 minutat e parë të ndeshjes”, ka thënë Inzaghi. Ai është krenar me paraqitjen e skuadrës. “Barça është ekip me lojtarë fantastikë dhe të luajmë një ndeshje të tillë, ndaj ekipit më ofenziv në botë, duhet të na bëjë krenarë. Kemi mundur edhe të fitojmë, por kemi luajtur ndaj ekipit që ka një lojtar që vështirë mbulohet, që bëri shumë probleme për ne. Ai është talent që lind çdo 50 vjet”, ka vazhduar Inzagi për Jamalin. Supertalentin e Spanjës e kanë lavdëruar edhe lojtarët e Interit e po ashtu shumë analistë të futbollit.

  • E frikshme! Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit për vajza Skënderbeu, detajet e para

    E frikshme! Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit për vajza Skënderbeu, detajet e para

    Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

    Autobusi ku udhëtonin vajzat është përplasur, ndërsa aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar dhe lagështisë në rrugë.
    Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.
    Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.
    Vajzat që kanë pësuar dëmtime të lehta janë transportuar drejt spitalit.
    Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

    Top Channel

  • Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, kapiteni mund të rikthehet në fundjavë pas dëmtimit

    Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, kapiteni mund të rikthehet në fundjavë pas dëmtimit

    Berat Gjimshti ngjalli jo pak frikë me dëmtimin e pësuar në përballjen e fundit kundër Milanit, më 20 prill. Mbrojtësi shqiptar la fushën përpara kohe, teksa pas përfundimit të ndeshjes u bë me dije se kishte pësuar një ndrydhje të kaviljes së këmbës së djathtë.
    Por situata nuk ishte shqetësuese për kapitenin e Kombëtares shqiptare. Gjimshiti është rikthyer në stërvitje individuale në fushë dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Atalantës. Zikaltrit do të përballen me Leçen të dielën, më 27 prill, dhe Gjimshiti pritet të jetë në urdhërat e Gasperinit që në fundjavë./Sport Ekspres/