Shpërndarja e mandateve, pesë kandidatë demokratë dhe socialistë kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ
Pesë kandidatë nga forca të ndryshme politike i janë drejtuar me një kërkesë të përbashkët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, kryesisht në qarkun Tiranë. Kandidatët që kanë paraqitur këtë kërkesë janë: Blerina Gjylameti (PS) – e cila humbi mandatin në Tiranë përballë Olta Xhaçkës, pas […]
Humbi mandatin për 100 vota, Gjylameti i kërkon KQZ-së pamjet filmike
Blerina Gjylameti i ka bërë një kërkesë KQZ-së, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. Deputetja aktuale e PS-së nuk do të ketë një tjetër mandat, pasi deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës […]
Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ
Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet […]
‘Na vodhën votat’/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit, KQZ: Janë në dispozicion, mund t’i shohin
Kërkesat TIRANË-Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. “Në cilësinë e kandidatit për deputet në listën shumë-emërore të PD-ASHM ju paraqes këtë kërkesë për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit […]
‘Na vodhën votat’/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ, mes tyre Alimehmeti e Gjylameti
foto ilustruese TIRANË-Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani, ka bërë […]
Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
Rruga e re Shëngjin-Velipojë ka rritur një interes të jashtëzakonshëm si për banorët vendas, ashtu edhe për turistët. Siç raporton gazetari Martin Marku, tashmë ata kanë një “fiksim” të ri me këtë aks. Bëhet fjalë për “Ballkonin Panoramik”, i cili është ndërtuar mbi zonën turistike të Ranës së Hedhun. Ky vend ka tërhequr një numër […]
Dalin pamjet, momenti kur vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin e KZAZ në Tiranë, ndërpritet numërimi i votave
Dalin pamjet nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Gazetarja Klodiana Lala raporton se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit kanë qëlluar me grushte kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve […]
“Kemi pamjet filmike të numërimit”, Celibashi: Janë marrë të gjitha masat për mos lejimin e ‘trafikimit’ të votave për kandidatët e ‘listës së hapur’
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas aludimeve se procesi i numërimit të votave nuk ka qenë sipas standarteve dhe ka pasur shkelje. “Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave […]
“Kemi pamjet filmike”/ Kreu i KQZ, Celibashi: Nuk do të lejojmë ‘trafikimin’ e votave…
Përfundimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare ka sjellë reagimin e fundit të Kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. Ilirjan Celibashi: Komunikim për kandidatët për deputet në ‘Listën e Hapur’. Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për […]
KQZ nxjerr PAMJET LIVE: Gjithçka po përgatitet, pritet të nisë numërimi i votave të diasporës
Pamjet nga Feti Borova TIRANË- Votat e diasporës ende nuk kanë nisur që të numërohen ende, por gjithçka është gati. Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ka hapur kamerat dhe po transmeton live në faqen e tyre zyrtare në Youtube, pamjet nga parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova”. Në të gjithë hapësirën që do të përdoret, janë […]